Prokurorja speciale Katica Janeva e cilëson qeverisjen dhjetëvjeçare të VMRO DPMNE-së si burim të veprimeve kriminale dhe shantazheve, dhe shpreson se ish kryeministri Nikolla Gruevski do të dalë para gjykate për secilin veprim që dyshohet. “Vlerat morale në shoqërinë e Maqedonisë gjatë dhjetë viteve të fundit janë zhvendosur, gjithë kjo për shkak të qeverisjes së kësaj garniture qeveritare. Këtë e pamë nga materialet e publikuara, dhe ne e dëgjojmë nga materialet e bisedave telefonike që nuk janë publikuar. Më e rëndësishmja deri tani është keqpërdorimi i procesit zgjedhor ku partia qeverisëse për shkaqe lukrative, partia qeverisës ka qëndruar në pushtet.…
Author: almakos
Edhe sonte kanë vijuar protestat e “Për Maqedoni të Përbashkët”. Organizatori i protestës kërkoi nga presidenti Gjorge Ivanov që mos të pranojë asnjë garanci nga shumica e re parlamentare dhe të mos i dorëzojë mandatin për formimin e Qeverisë. Protestuesit edhe sonte kërkuan zgjedhje të reja parlamentare. [embedded content]
Më 11 maj 2017, një delegacion i përfaqësuesve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara vizitoi Maqedoninë, si pjesë e një vizite rajonale për të diskutuar çështje të ndryshme, përfshirë klimën politike demokratike dhe zhvillimin ekonomik të rajonit të Ballkanit. Delegacioni dypartiak, i udhëhequr nga kongresmeni Bob Goodlatte, kryetar i Komitetit gjyqësor, u takua me kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferi, me deputetë dhe prokuroren speciale Katica Janeva. Përveç kësaj, delegacioni u takua edhe me ministrin e mbrojtjes Zoran Jolevski dhe ministrin për punë të jashtme Nikolla Poposki, ndërsa në kazermat Ilinden, Batalioni i policisë ushtarake prezantoi pajisjet e financuara nga SHBA.…
Kryeprokurorja Soeciale Katica Janeva në një intervistë për Dojçe Vele shprehet e bindur se Specialja do të fitojë mundësinë që deri në fund të përfundojë punën e saj. Ajo madje pret zgjatjen e mandatit të Speciales. Në këtë intervistë Janeva apeloi qytetarët të cilët posedojnë incizime ose dëshmi për vepra kriminale edhe më tej të bashkëpunojnë me këtë Institucion. Janeva pret që ish kryeministri Nikolla Gruevski të nxirret para drejtësisë dhe të përgjigjet për dyshimet dhe akuzat që rëndojnë mbi të.
Komisioni Evropian vlerëson se kriza e zgjatur politike në vend ka ndikuar negativisht në ekonominë e vendit. Sipas raportit të publikuar sot nga qeveria joformale e Bashkimit Evropian, me titull “Rimëkëmbja ekonomike gjithnjë e më shumë është e rrezikuar nga pengesat politike”, në vitin 2016 në Maqedoni është ngadalësuar rritja dhe ka arritur në 2,4 për qind të BPV-së, si rezultat i krizës afatgjatë politike. “Rritja e BPV-së është ngadalësuar dukshëm në vitin 2016 si pasoj e përkeqësimit të investimeve. Fundamentet ekonomike për përforcimin e kërkesës vendore dhe importi kanë mbetur të theksuara, megjithatë rreziqet negative të aspektit pozitiv kanë…
Gjykata kushtetuese me të drejtë nuk inicoi dje procedurë lidhur me mandatin e kryetarëve të komunave dhe të këshillëve komunal, pasi e njëjta nuk ka kompetencë për një gjë të tillë. Kështu vlerëson juristi Bekim Kadriu, i cili tha se Kuvendi tanimë është funksional dhe në njërën nga seancat e para do të bëjë ndryshime të ligjeve përkatëse që e rregullojnë mandatin e njësive të vetëadministrimit lokal, përkatësisht e kryetarit të komunave dhe të këshillave. Ai vlerëson se kjo çështje do të zgjidhet për maksimalisht dy javë. Ai tha se për vazhdimin e mandatit të kryetarëve të komunave duhet të…
I punësuari në Agjencinë për Zbulim Shenasi Memedi, dhe këshilltari i Çairit Bekir Asani do të thirren si dëshmitarë. Kjo me kërkesë të avokatit të të akuzuarit Nasuf Bekiri, Elenko Millanov i cili tha se këta persona kanë njohuri për ngjarjen. Së bashku me ta do të thirret edhe Sulejman Osmani për të cilin ka proces të veçantë gjyqësor pasi gjoja ka njohuri për takimin e liderëve të grupit Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj me agjentë të shërbimit sekret. Për të qartësuar se si ka mundësi që të akuzarit të jenë transprortuar me makinë ambulance nga fshatrat e Likovës deri…
LSDM është e gatshme që presidentit Gjorgji Ivanov t’i prezantojë edhe një herë garancitë se Qeveria e re do të respektojë Kushtetutën dhe do ta ruaj sistemin unitar të shtetit. Nga kjo parti paralajmëruan se nga nesër, në çdo moment pritet që Zoran Zaev ta vizitojë Ivanovin dhe t’ia plotësojë kërkesën e parashtruar dje publikisht. Por Damjan Mançevski nga LSDM ftoi kreun e shtetit që edhe ai të respektojë kushtetutën dhe t’ia ndajë mandatin për formimin e Qeverisë, kreut të kësaj partie, Zoran Zaev.“Nevojitet urgjentisht të debllokohen proceset demokratike, Gjorgji Ivanov menjëherë ta jep mandatin për formimin e Qeverisë kryetarit…
Asociacioni qytetarë “Most” sot organizoi një panel diskutimi me temë “Qytetarë të përfshirë, për një Kuvend të hapur dhe transparent”. Ky projekt ka për qëllim përmirësimin e punës së Kuvendit përmes përfshirjes së qytetarëve në debate informative për rolin e Kuvendit dhe reformave zgjedhore. Edhe pse të ftuar ishin deputetët e të gjitha partive politike, pjesëmarrës në këtë debat ishin vetëm disa prej tyre. Drejtori ekzekutiv i Asociacionit qytetar MOST Darko Aleksov bëri të ditur se ata përmes këtij projekti përgatisin raporte mujore të cilat paraqesin përmbledhje të rezultateve nga monitorimi i punës së deputetëve dhe mënyrën se si Kuvendi…
Shumica parlamentare duhet të formojë qeverinë e re edhe pa mandat nga kryetari i shtetit GjorgjeIvanov, vlerëson një pjesë e ekspertëve juridik. Sipas profesorit Bekim Kadriu, kreu i shtetit nuk ka shumë hapësirë për manovrime të tjera politike. Nëse kryetari i shtetit vendos mos e jep mandatin megjithatë kuvendi përsëri do të ketë kompetencë që të bëjë zgjedhje të qeverisë dhe do ta zgjedhë qeverinë pa mandatin e Ivanovit. Do ta përsëris një qëndrim, ne nuk mund të jemi peng e shkeljes së Kushtetutës nga Ivanovi por edhe nga ana e kushdo qoftë tjetër. Presidenti i shtetit është thënë se…
Gjatë 2016-së VMRO DPMNE-ja përmes donacioneve ka mbledhur thuajse 1.9 milion euro. Sipas të dhënave të cilat partitë i kanë dorëzuar në Revizorin Shtetëror, donacione për këtë parti kanë dhënë 5.880 persona dhe disa kompani. Në mesin e donatorëve është edhe lideri i partisë. Gruevski i cili ka dhuruar 30 mijë denarë. Në listë është edhe drejtori i Byrosë për siguri publike Mitko Çavkov, por dhe ish ministrja Gordana Jankullovska dhe Mile Janakieski. Ndërsa për LSDM-në kanë dhuruar gjithsej 698 persona. BDI ka mbledhur pak më shumë se 220 mijë euro, ndërsa në listën e donatorëve është edhe Ali Ahmeti.…
11 May Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi ka njoftuar deputetët kërkesën e ministrisë së Pushtetit Lokal për marrjen e masave ligjore për sigurimin e funksionimit kushtetues të njësive të vetëqeverisjes lokale. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, kërkesën ia ka dorëzuar deputetëve sepse kjo çështje është e drejtë ekskluzive e Kuvendit për marrëveshje urgjente mes të gjitha partive politike parlamentare lidhur me ndryshimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor – njoftojnë nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi. Nga LSDM deklarojnë se nuk kanë një strategji apo opsion tjetër përmes së cilit do mundësohej funksionimi i komunave deri në shpalljen e…

