Si pasojë e daljes së trenit të udhëtarëve nga shinat në afërsi të qytetit Selanik, në Greqi, sipas të dhënave të para mësohet se kanë humbur jetën 4 persona dhe janë plagosur 5 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA). Në një deklaratë të publikuar nga Administrata e Hekurudhave Shtetërore të Greqisë (TRAINOSE), njoftohet se treni i udhëtarëve i linjës Athinë-Selanik ka dalë nga shinat për arsye ende të papërcaktuara në afërsi të Selanikut, ku si pasojë kanë humbur jetën 4 persona dhe janë plagosur 5 të tjerë, nga të cilët në mesin tyre edhe makinisti.
Author: almakos
Sot herët në mëngjes toka është dridhur përsëri në Maqedoni, ku më së shumti është ndjerë në në rajonin e Shkupit sikurse edhe epiqendra e të cilit ka qenë në Shkup, 4 km afër fshatit Haraçinë. Tërmeti ka ndodhur në ora 04:08, me një intensitet prej 4.2 të shkallës Rihter. Nuk raportohen të lënduar apo dëme materiale. Sipas informatave të deritanishme tërmeti është ndjerë edhe në Kosovë dhe Shqipëri.
Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe së paku dhjetë persona janë lënduar kur një tren pasagjerësh doli nga binarët në Greqinë veriore mbrëmjen e së shtunës, kanë bërë të ditur autoritetet. Treni ishte nisur nga Athina dhe po shkonte drejt Selanikut kur doli nga binarët pranë qytetit Adendro. Lokomotiva e trenit u përplas në një shtëpi aty afër, por shkaku i aksidentit ende nuk është bërë i ditur, transmeton gazetametro.net
Në orën 4.08 minuta një tërmet me fuqi prej 4.2 shkallë sipas Rihterit ka dridhur Shkupin qytetin e Shkupit. Dridhja është ndjerë edhe në pjesë tjera të Maqedonisë. Epiqendra ka qenë mes fshatrave Marinë dhe Haraçinë. Tërmeti poashtu është ndjerë edhe në Kosovë dhe Serbi.
Zgjedhjet lokale duhet të mbahen sa më shpejtë që është e mundur. Kështu ka thënë sot kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski. Ai gjithashtu ka apeluar që së bashku me zgjedhjet lokale të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare. “Apeli jonë është që të mbahen zgjedhjet më 2 korrik, ndërsa dy javë më pas rrethi i dytë. Ajo që shohim se nga pala tjetër nuk ka disponim për të pranuar këtë afat, nëse do të kishte pasur do ta kishin pranuar dhe do të kishte zgjedhje më 2 korrik. Por si duket kanë frikë se do t’i humbin ato zgjedhje dhe kërkojnë që…
Sead Koçan shpëtoi nga paraburgimi. Këtë e bënë të ditur burime nga Prokuroria Speciale. Vendimi zyrtar i gjykatës do duhet të presë deri të hënën në mënyrë që të shihen arsyet e shfuqizimit dhe arsyetimet e mbrojtjes teksa ka bërë ankesën. Edhe pse Koçan tani ka mundësi që të kthehet i lirë në Maqedoni, llogaritë e tij bankare mbeten të bllokuara. Është e çuditshme se në çfarë baze është bërë shfuqizimi duke marrë parasysh se Koçan llogaritej se është në ikje. Avokati i biznesmenit që është më shumë se dy muaj në arrati Sead Koçan, nuk dëshi të komentojë bllokimin…
Pa stabilitet të qëndrueshëm nuk ka të ardhme në Ballkanin Perëndimor, kurse rruga e vetme është rruga drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, u tha sot në Budvë të Malit të Zi në Forumin 2BS (To Be Secure), raporton AA. Në debatin e sotëm, ku morën pjesë presidentët e Malit të Zi Filip Vujanoviç, ajo e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitaroviç dhe i Sllovenisë Borut Pahor, është theksuar se nevojitet përpjekje shtesë nga ana e BE-së dhe NATO-s me qëllim të sigurimit të stabilitetit të qëndrueshëm në Ballkan. Presidentja kroate Grabar-Kitaroviç tha se sot Evropa Juglindore po përballet me sfida të shumta…
Ish kryetari i KSHZ-së Aleksandar Novakovski inkurajon prokurorinë që të ketë qasje sa më serioze ndaj huliganëve që dhunuan deputetët në Kuvend, duke kërkuar rikualifikimin e veprave pasi një sulm i tillë nuk mund të përkufizohet vetëm me pjesëmarrje në turmë. Novakovski i cili aktualisht punon si avokat, beson se kualifikimi tentim për vrasje që iu bë dy personave që kanë sulmuar Zijadin Selën, duhet të zgjerohet edhe tek personat e tjerë. “Shpresoj se prokuroria për persona të caktuar do ta rikualifikoj veprën. Sulmi ndaj deputetëve të cilëve madje iu rrezikua edhe jeta mendoj se doemos duhet të zgjidhet deri…
Të gjitha institucionet dhe subjektet politike në shtet duhet të sillen me përgjegjësi dhe të kryejnë detyrën e tyre me qëllim që të zgjidhet qeveria e re në afat sa ma të shkurt dhe të krijohen kushte ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Kështu kanë thënë nga LSDM, të cilët kërkojnë që presidenti i shtetit Gjorge Ivanov, sa më shpejtë të jep madnatin për formimin e qeverisë së re. “Ekziston Programi i qeverisë reformuese e cila e garanton unitaritetin e Maqedonisë, e cila do të punojë sipas Kushtetutës dhe në interes të perspektivave euroatlantike. Do të ketë riafirmim të këtyre…
Lideri i LSDM-së Zoran Zaev është duke përpiluar garancinë me shkrim të cilën siç mësohet nga burime brenda LSDM-së, do t’ia dorëzojë personalisht presidentit Gjorgji Ivanov. Në këtë dokument Zaev pritet që të sigurojë kreun e shtetit se nuk do të shkelet Kushtetuta dhe nuk do të ndryshohet sistemi unitar i shtetit. Por mbetet e paqartë nëse në tekst Zaev do të distancohet në mënyrë decide edhe nga deklarata e përbashkët e partive shqiptare, apo siç Ivanov e ka quajtur “platforma e Tiranës”. Ky ka qenë edhe kushti kryesor të cilin Ivanov e ka vendosur që në fillim si shkak…
Tre mijë banorë të fshatit Koroshishtë të Strugës edhe në ditët e sotme përdorin gropa septike. Çdo shtëpi në këtë fshat ka nga dy apo më shumë gropa të këtilla. Nga bashkësia lokale bëjnë thirrje që sa më shpejtë të tejkalohet ky problem serioz si dhe të ndërtohet rrjeti i kanalizimit. Banorët për Alsat M shpjegojnë se nëpër fshat përhapet aromë kundërmuese, sidomos gjatë verës. Një pjesë e fshatit është problematike, sidomos pjesa tek përroi si dhe në disa pjesë tjera ku dheu nuk e thith ujin nga gropat dhe dalin në sipërfaqe, kjo është problematike – thotë Isa Dalipi,…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski ka thënë se edhe po të dëshirojnë nuk mund të pranojnë Talat Xhaferin për kryetar të Kuvendit, sepse, siç tha ai, është zgjedhur me dhunë, me shkelje të Kushtetutës, shkelje të Rregullores së Kuvendit. “AI për momentin është dhe me siguri do të ngelet ashtu uzurpues i pozicionit të kryetarit të Kuvendit. Ai për ne mund të jetë vetëm deputetë, ndërsa këtu është zgjedhur në mënyrë legjitime dhe këtë nuk e kundërshtojmë. Por, kryetar i Kuvendit nuk mund të thuhet për shkak se është zgjedhur në mënyrë kundërligjore dhe kundërkushtetutese”, ka thënë Gruevskit. Sa i…

