Author: almakos

Ministrja e vetëqeverisjes lokale Shyrete Elezi ka bërë apel që urgjentisht të vazhdohet mandatit kryetarëve të komunave dhe anëtarëve të këshillave. “Prej nesër   kryetarët  dhe këshillat e të gjitha  komunave janë pa status të definuar juridik, ndërsa qytetarët janë në dilemë a do të mund t i realizojnë të drejtat e tyre para organeve të njësive të vetëqeverisjes lokale, nëpërmjet procedurave të cilat i kanë filluar apo kanë nevojë urgjente nga ajo. Administrata lokale dhe  shërbimet publike të nivelit  lokal janë të brengosur për pagat e tyre, si dhe për mënyrën se si në periudhën e ardhshme do të vazhdojnë…

Lexo më Shumë

Gjykata Supreme ka njoftuar zyrtarisht në web faqen e saj për shfuqizimin  e masës së paraburgimit të biznesmenit Sead Koçan. Sipas kësaj gjykatë, ku në krye të saj është Jovo Vangellovski, tani radhën e ka këshilli penal i Gjykatës Themelore për ta rishqyrtuar vendimin e paraburgimit. Gjykata Supreme njoftoi se ata e kanë marrë vendimin pasi në vendimet e gjykatave më të ulëta, si  ajo Themelore dhe e Apelit, janë vërejtur shkelje  ligjore. Sead Koçan tani ka të drejtën të kthehet në Maqedoni i lirë por me disa llogari bankare dhe prona të bllokuara.

Lexo më Shumë

Për herë të parë pas ngjarjeve të 27 prillit janë hapur dyert e pres qendrës, ndërsa gjurmët e gjakut janë ende të freskëta, raporton SHENJA. Po punohet në vënien e sërishëm në funksionim të kësaj pres qendre. Kujtojmë më 27 prill deputetë dhe gazetarë u sulmuan nga huliganët të cilët u futën në Kuvend pas zgjedhjes së Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit.

Lexo më Shumë

15 May Lidhja Socialdemokrate sot nëpërmjet një kumtese porositi se duhet të përfundojë urgjentisht bllokada e shtetit. Jo serioziteti i presidentit Gjorgje Ivanov, ka lënë Maqedoninë 5 muaj pa qeveri, ndërsa prej sot qytetarët janë lënë edhe pa kryetar të komunave dhe këshilltarë. “Në pyetje është edhe çështja e ekzistencës së të punësuarve në administrata komunale dhe shërbime të cilët janë në rrezik që të mos marrin rrogë dhe mëditje, ndërsa qytetarët të mos i marrin shërbimet e nevojshme nga Komunat. Ky duhet të jetë paralajmërimi i fundit për Gjorgje Ivanovin i cili urgjentisht duhet të veprojë dhe t’ia jep…

Lexo më Shumë

Prej sot në orët e pasdites deri te enjten paradite pritet që rajoni ynë të jetë nën ndikim të valëve të lagështa dhe jostabile ajrore, kumtoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike. Do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm i vranët me periudha dielli por edhe me reshje të përkohshme lokale të shiut. Vende-vende do të ketë edhe vranësira jostabile me reshje të përkohshme të shiut dhe bubullima, sidomos më të rrëmbyeshme do të jenë reshjet të martën dhe të mërkurën. Në pjesët jugore të vendit pritet të reshin mbi 30 l/m2 shi. Temperatura e ajrit do të bie për 5 deri në…

Lexo më Shumë

Sot u ka skaduar mandati kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve komunal dhe derisa të bëhen ndryshimet e nevojshme ligjore, komunat do të funksionojnë pa udhëheqës legal, njofton SHENJA. Nëse për një kohë më të gjatë nuk gjendet një zgjidhje ligjore atëherë nëpunësit komunal, të punësuarit në ndërmarrjet publike komunale dhe ato të shkollave fillore dhe të mesme rrezikojnë të ngelin pa paga. Për këtë arsye, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi për sot ka thirrur një takim kordinativ me përfaqësues të partive parlamentare. Në mbledhje pritet të bisedohet për zgjidhjet ligjore me qëllim të zgjatjes së mandatit kryetarëve dhe këshilltarëve komunal.…

Lexo më Shumë

Sekretari i LR-PDSH-së, Arben Taravari njofton se Ziadin Sela do të të shkojë jashtë shtetit për një periudhë kohore për të realizuar disa ekzaminime plotësuese në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore, shkruan në llogarinë e tij në Facebook, dr.Arben Taravari. “Këto janë përpjekje për të pasur një shërim sa më të shpejtë dhe sidomos të plotë të shëndetit të tij. Theksojmë që ai është në gjëndje të stabilizuar të parametrave vitale, dhe tash nevojitet rehabilitim përfundimtar për rikthim sa më të shpejtë në aktivitetet politike. Ju falenderojmë që gjithë këtë kohë ishit pranë nesh, pasi ju deri tani keni…

Lexo më Shumë

Qeveria e Greqisë ka dorëzuar në Parlament për miratim një pako të re të masave për kursim në kuadër të shqyrtimit të dytë të planit të konsolidimit financiar, raporton AA. Ministria e Financave njoftoi se deputetëve u është dorëzuar propozimi qeveritar i cili parasheh ulje shtesë të pensionit, rritjes së tatimit dhe masa tjera të kursimit. Duke theksuar se masat shtesë të kursimit janë të pashmangshme, nga Ministria e Financave e Greqisë njoftojnë se bëhet fjalë për ngritjen e debatit për krijimin e planeve afatmesme dhe afatgjate të pagesës së borxhit grek. Propozimi prej 900 faqesh i tekstit që Qeveria…

Lexo më Shumë

VMRO DPMNE vazhdojnë me akuza të ndërsjella nëpërmjet komunikatave të përditshme. Nga VMRO-DPMNE-ja vlerësojnë se LSDM-ja nga frika për t’u ballafaquar me qytetarët tenton ta prolongojë afatin për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, nga ana tjetër, LSDM vlerëson se sikur të ishte formuar Qeveria e re deri më tani, nuk do të kishte nevojë që të shtyhen zgjedhjet lokale. Mirëpo, VMRO i ka bërë thirrje LSDM-së që të mos pengojë funksionimin e komunave. “LSD dhe shumica parlamentare duhet të mundësojnë funksionim të pandërprerë të njësiteve të vetëqeverisjes lokale dhe në afat më të shpejtë të mundur të votojnë vazhdim të mandateve…

Lexo më Shumë

14 May Gjykata ka caktuar paraburgim edhe për një person të përfshirë në dhunën brutale në kuvend. Bëhet fjalë për Nikolla Mitrevskin i cili një ditë më parë vetë është dorëzuar në stacionin policor të Gazi Babës. Nga Ministria e Brendshme konfirmojnë se Mitrevski mbrëmë është është dërguar para gjykatësit në procedurë paraprake dhe pas përfundimit të procedurave është dërguar në paraburgim në Shutkë. Emrin e Mitrevskit më parë në pres-konferencë e përmendi edhe nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski, për të cilin tha se është njëri prej atyre i cili pa u penguar nga policia i ka orientuar protestuesit të…

Lexo më Shumë

Nesër u skadon mandate kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve komunal dhe që nga java e ardhshme, derisa të bëhen ndryshimet e nevojshme ligjore, komunat do të funksionojnë pa udhëheqës legal, njofton SHENJA. Nëse për një kohë më të gjatë nuk gjendet një zgjidhje ligjore atëherë nëpunësit komunal, të punësuarit në ndërmarrjet publike komunale dhe ato të shkollave fillore dhe të mesme rrezikojnë të ngelin pa paga. Për këtë arsye, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi për nesër ka thirrur një takim kordinativ me përfaqësues të partive parlamentare. Në mbledhje pritet të bisedohet për zgjidhjet ligjore me qëllim të zgjatjes së mandatit…

Lexo më Shumë

14 May Vetëm dy gjinekologë punojnë në repartin gjinekologjik në spitalin e Kërçovës të cilët mbulojnë rreth 50 mijë banorë. Në këtë spital, brenda një dite të paktën një grua shtatzënë, lind.  Vëllimi i punës është shumë për dy gjinekologë ndërsa problem paraqet edhe koha për të mbuluar këtë punë. Ne të dy patjetër e kemi të mbulojmë njëri tjetrin gjatë festave, gjatë ditëve jo të punës dhe gjatë natës dhe kjo paraqet pengesë serioze në funksionimin e shërbimit gjinekologjik në këtë spital – Lupço Risteski – drejtor dhe gjinekolog në Spitalin e Kërçovës. Për shkak të mungesës së kuadrit,…

Lexo më Shumë