Përderisa reshjet e paralajmëruara të shiut gjatë ditës do të jenë më intensive dhe në disa vende më të rrëmbyeshme, pritet që shpejtë ta rrisin nivelin e lumenjve me sipërfaqe më të vogla të pellgjeve dhe lumenjve të thatë, kumtoi DPHM. Te rrjedhat më të mëdha të ujit, edhe pse pritet rritje e nivelit të ujit, nuk ka rrezik për derdhje. Gjendja hidrologjike tani për tani tregon nivele të zvogëluara të lumenjve në Maqedoni në lidhje me mesataren për muajin maj.
Author: almakos
VMRO-DPMNE në kumtesën e sotme e përsërit qëndrimin në tetor së bashku me zgjedhjet lokale të mbahen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. “LSD duhet të ballafaqohet me qytetarët dhe të shoh çka mendon popullit për politikën e tyre destruktive. Nëse ekziston të paktën vetëm pak guxim, ndershmëri dhe përgjegjësi ndaj popullit vet, LSD do të pajtohet në tetor së bashku me zgjedhjet lokale të mbahen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare në shpenzimin e njëjtë. Krimineli Zaev kështu do të dëgjojë nga dora e parë çka mendon populli për politikën e tij antishtetërore”, qëndron në kumtesë. Më herët ose më vonë,…
Ministria për Financës ka bërë të ditur se sot Qeveria përsëri do të merr borxh tek kreditorët vendorë, banka dhe kompanitë e sigurimeve. Shumën të cilën e kërkon shteti është 10.4 milionë euro, njëjtë për aq sa duhet të merr borxh nesër tek kreditorët. Bëhet fjalë për një obligacion njëvjeçar me klauzolë devizore dhe një dyvjeçare. Javën e kaluar qeveria kërkoi hua rreth 10.16 milionë euro, por bankat t’i japin pothuajse 1.87 milionë euro.
Situata politike në vend bëhet shkak që votimi i rezolutës për Maqedoninë në PE, të shtyhet për të tretën herë. Siç kanë thënë nga Parlamenti Evropian, as këtë javë nuk do të votohet Rezoluta e Maqedonisë, e cila i referohet raportit të progresit të vitit të kaluar të Komisionit Evropian. Përveç Maqedonisë votimi u shty edhe për Kosovën, Shqipërinë dhe Serbinë. Arsyeja për shtyrjen është gjendja politike e parregulluar në të gjitha këto vende.Në shkurt të këtij viti, Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian me 54 vota për dhe vetëm tetë kundër, miratoi me shumicë Rezolutën për Maqedoninë,…
Nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare për Lëvizjes BESA do të kishin votuar 7 për qind e qytetarëve, ndërsa po aq edhe për BDI-në. “Aleanca për shqiptarët” dhe PDSH kanë mbështetje vetëm nga dy për qind.Kështu tregon anketa më e re e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), e realizuar në periudhën prej 4 deri 12 mars të këtij viti. Në anketën kanë marrë pjesë 1.108 qytetarë. Në kampusin maqedonas, sipas IRI-it, për VMRO-DPMNE-në do të kishin votuar 27 për qind e të anketuarve, ndërsa 17 për LSDM-në. Mes tjerash njëra ndër pyetjet të cilën e ka parashtruar IRI në anketën…
15 May Parlamenti Evropian (PE) as këtë javë nuk do të votojë për Rezolutën për Republikën e Maqedonisë. Përveç rezolutës së Maqedonisë euro-parlamenti ka refuzuar të votojë edhe për Serbinë, Kosovën dhe Shqipërinë, si dhe vendet e tjera nga procesi i zgjerimit. Votimi i rezolutës për këto vende ballkanike u anulua për shkak se ende nuk është rregulluar gjendja politike në këto vende. Në shkurt të këtij viti, Komiteti për punë të jashtme (AFET) i Europarlamentit me shumicë bindëse e miratoi Rezolutën për Maqedoninë, e cila tani pret konfirmim në seancë plenare të PE-së, në të cilën e konfirmoi rekomandimin…
15 May Data eventuale për mbajtjen e zgjedhjeve ka shkaktuar reagime të partive politike. Nga partia e Gruevskit shprehen se me vetë faktin që shumica parlamentare si datë të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve ka propozuar fillimin e muajit tetor, nënkupton edhe prolongimin e zgjedhjeve. Shumica parlamentare mendon që është në interes të tyre partiak që të prolongoj afatin dhe praktikisht vendosën të zgjedhin datën fundit që ne menduam se është racionale. VMRO – DPMNE është gati të del në zgjedhje në edhe në korrik edhe në tetor, sepse e dimë që populli është në anën tonë dhe përkrah politikën…
Të akuzuarit Bajram Limani dhe Amir Latifi e pranuan se kanë kryer vrasjen e “Komandant Shqiponjës”, mirëpo ata thanë se atë nuk e kanë kryer me planifikim dhe paramendim, por vrasja sipas tyre ka qenë vrasje çasti dhe në vetëmbrojte. Mirëpo, shqiptimi i dënimit për ta nuk u shqiptua as sot sepse atyre edhe njëherë u dha mundësia që të deklarojnë pafajësinë e tyre dhe kjo gjë u kundërshtua edhe nga prokurori. I akuzuari i parë Bajram Limani,e pranoi veprën e bërë, por deklaroi se nuk ndihet aspak fajtor, pasi sipas tij rrethanat kanë qenë të tilla që atë e…
Komunat mbetën pa kryetarë dhe pa këshilltar komunal. Ende nuk pa asnjë zgjidhje se si do të funksionojnë dhe si do t’u shërbejnë qytetarëve. Kamera e TV SHENJA sot vizitoi disa nga komunat e kryeqytetit në të cilat mbizotëronte atmosferë e qetë. Qëndruam rreth gjysmë ore në objektet e Qytetit të Shkupit. Kërkuam që të marrim qëndrim të udhëheqësve të deritashëm të Qytetit, për atë se si do të veprojnë derisa të gjendet zgjidhja, por nga Zyra për Informim na thanë se nuk do t’i interpretojnë ligjet. “Ne nuk do t’i interpretojnë ligjet. Më mirë kërkoni qëndrim nga Kuvendi ose…
Zgjatja e mandatit të kryetarëve të komunave deri në zgjedhjen e kryetarëve të rinj dhe mbajtja e zgjedhjeve lokale në fillim të muajit tetor janë vlerësuar si prioritet nga partitë parlamentare, LSDM, BDI, Besa, Aleanca dhe PDSH. Kjo konkluzë ka dalë nga takimi i sotshëm kordinativ me kryeparlamentarin Talat Xhaferi.“Kryetari Xhaferi u njoftua me konkluzionet e takimit joformal të përfaqësuesve të partive politike që u mbajt më 13 maj 2017 (e shtunë). Partitë u morën vesh se prioritet i jashtëzakonshëm për Republikën e Maqedonisë është arritja e marrëveshjes për miratimin e Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor me…
15 May Iniciativa për Maqedoni të përbashkët ka vendosur të ndërpresë protestat tre muajshe kundër të ashtuquajturës Platformë e Tiranës. Organizatorët e protestës paralajmëruan se do të ngrenë iniciativë në Kushtetuese për zgjedhjen e kreut të Kuvendit Talat Xhaferin. Ata përkujtojnë presidentin Gjorge Ivanov për rolin e tij në momentin kur do të ndajë mandatin liderit të LSDM-së pas garancive që ky i fundit do t’i jep në emër të koalicionit për mos cenimin e karakterit unitar të Maqedonisë. Protestat e Iniciativës për Maqedoni të përbashkët u aktualizuan pas dështimit të mandatarit të parë Nikolla Gruevski për të formuar shumicën…
15 May Gjashtë minuta para mesnatës, të premten në Maqedoni është kthyer Sead Koçan i cili prej disa javësh ndodhej në arrati. Alsat M përmes burimeve të tij ka mësuar se ai përmes kalimit kufitar Tabanoc nga Serbia ka hyrë në vend. Koçan me siguri e ka ditur se Supremja e ka shfuqizuar paraburgimin të premten pasdite, dhe për këtë ka vendosur të kthehet pas më shumë se 60 ditë udhëtim zyrtar, siç pohonte avokati i tij. Gjykata Supreme sot edhe zyrtarisht e publikoi vendimin. Ata thonë se Gjykata Penale dhe ajo e apelit pa dëshmi i kanë caktuar paraburgim…

