16 May Reshjet e shiut kanë përfshirë thuajse gjithë Maqedoninë. Reshjet, më të dendura kanë qenë në rajonin e Kumanovës, ku ka pasur edhe reshje të shumta të breshrit. Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza në Kumanovë reshjet e shiut nuk kanë shkaktuar probleme serioze por apelojnë që qytetarët në rast të dëmeve, të njëjtat ti paraqesin në këtë institucion. Sipas disa pamjeve të publikuara nëpër rrjetet sociale, fshati Sllupçan i komunës së Likovës ka qenë i mbuluar nga reshjet e breshrit. Gjithashtu, edhe në disa pjesë të qytetit të Kumanovës ka pas ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të…
Author: almakos
16 May Këshilli i Prokurorëve Publik nuk arriti të kompletohet për të vendosur nëse do të vazhdojë mandatin e kryetares së Prokurorisë së lartë Publike të Shkupit Gordana Geshkovska ose në vendin e saj të emërojë kryetar të ri. Në këshill kanë munguar katër anëtar. Prezenca e 7 anëtarëve përfshi kreun e këshillit Petar Anevski nuk ka mjaftuar që me 2/3 e votave të merret vendim për këtë çështje. Anevski potencoi së në këshill ka mendime të ndryshme rreth shpalljeve dhe zgjedhjes së prokurorit. Për shpalljen e njoftimeve dhe për zgjedhjen e prokurorëve publik mendimet e anëtarëve janë të ndarë…
16 May Zyrtarët policorë në vendkalimin kufitar Xhepishtë –Trebishtë, , punojnë në kushte johumane, thonë nga Sindikata e pavarur e policisë. Sipas tyre, në këtë vendkalim që ndodhet mes Maqedonisë dhe Shqipërisë në afërsi të Dibrës, shtëpizat ku janë vendosur policët nuk janë të kyçur në rrymë dhe ujësjellës, kurse ngrohja bëhet me ndihmën e pajisjeve me gaz. Prej atje thonë se zyrtarët policorë kanë shfrytëzuar për pije ujë të ndotur, kurse nevojat fiziologjike i kanë kryer jashtë. Ky vendkalim kufitar është hapur në vitin 2013, dhe vlen vetëm për këmbësorë. Uji është i papastër në aspekt kimik dhe bakteriologjik…
16 May Kryetari i Gjykatës supreme, Jovo Vangelovski refuzon t’u përgjigjet pyetjve lidhur me heqjen e paraburgimit për biznesmenin Sead Koçan. Tashmë po bëhet praktikë e Vangelovskit që ai të sqarojë se cila lëndë dhe cila ngjarje lidhur me gjykatën më të lartë në vend duhet të jenë lëndë interesimi për mediat. Të gjitha dilemat rreth vendimit kontravers mbeten mureve të gjyqit. Nga kumbari i ish kryeparlamentarit Trajko Veljanovski nuk ka përgjigjes se mos ndoshta ka pasur presione partiake që Koçan me çdo kusht të lirohet nga paraburgimi. A kishte presione që të merrni vendim të këtillë, mos vallë u…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski sërish ka kërkuar që së bashku me zgjedhjet lokale të mbahen edhe ato parlamentare. Ai ka thënë se është i bindur se në ato zgjedhje do të kishte fituar VMRO-DPMNE. “Përfaqësuesit e partive politike janë dakorduar që zgjedhjet lokale të mbahen më 15 tetor. Shpresoj që kësaj radhe LSDM nuk do të ndryshoj sikurse ka ditur të bëj shpesh herë në të kaluarën. Kur do të shohin se do të humbin kërkojnë alibi dhe të prolongojnë. Shpresoj që edhe njëherë do të mendojnë që së bashku me këto zgjedhje lokale të mbahen edhe ato parlamentare,…
Seanca e përgjithshme e Gjykatës Supreme u shndërrua në grindje mes gazetarëve dhe kryetarit të Gjykatës Supreme Jovo Vangellovski i cili refuzonte të komentojë vendimin për shfuqizimin e paraburgimit të biznesmenit Sead Koçan. Vangellovski me ngulm refuzonte të komentojë nëse vendimi i tij është i dirigjuar politikishit duke i quajtur pyetjet e gazetarëve si tendencioze. “A e keni keqpërdorur pozitën zyrtare, pasi kishte komente të tilla nga ekspertët. Ua them të njëjtën. Nuk do të merrni përgjigje. Përse mbyllje të tillë? Nuk jam i mbyllur për gazetarët… Mendoj se jeni të njoftuar se pas kësaj është organizuar brifing me gazetarët”…
Inspektorati shtetëror për vetëqeverisje lokale hedh poshtë të gjitha interpretimet e deritanishme për mandatin dhe funksionin aktual të krerëve dhe këshillave komunal. Ky institucion në kuadër të Ministrisë së vetëqeverisjes lokale shpreh habinë që nuk është konsultuar deri tani dhe apelon që të mos manipulohet më me vetëqeverisjen lokale. “Mandati i këshilltarëve të komunave sipas Nenit 35 pika 1 e Ligjit për vetëqeverisje lokale është 4 vjeçar. Duke marrë parasysh se zgjedhjet e fundit lokale u mbajtën më 24 mars të vitit 2013, mandati iu skadon më 24 mars të vitit 2017. Të gjitha vendimet që i kanë sjellë këshillat…
Mot i keq ka kapluar rajonin e Likovës, i shoqëruar dhe me reshje të shiut dhe breshrit. Moti i keq, i shoqëruar edhe me vetëtima, ka vështirësuar qarkullimin e qytetarëve, duke vërshuar rrugët nëpër fshat. [embedded content]Moti i keq në Sllupçan by tvshenjaofficial
Seanca e Këshillit të Prokurorëve Publik përsëri është anuluar ngase katër nga prokurorët kanë munguar me arsye, ndërsa që të mbahet seanca është e nevojshme shumicë prej dy të tretave. Por në vend që të vijnë tetë, sot në seancë kaun ardhur vetë shtatë prokurorë. Në seancën duhej të zgjidhen më tepër prokurorë publik dhe të shpallet konkurs për pasardhës të Gordana Neshkovskës në krye të Gjykatës Themelore të Shkupit. Deri te zgjedhja e udhëheqësit të ri funksionin do ta kryejë zëvendësi i Geshkovskës, Jovan Cvetanovski. Mandati i Neshkovskës ka mbaruar dje dhe nuk dihet nëse ajo do të zgjidhet…
Kryetari i Lëvizjes BESA, z. Bilall Kasami është takuar me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoni, z. Samuel Zhbogar. Në këtë takim miqësor u diskutua për aktualitetet politike dhe sfidat me të cilat është duke u përballur Maqedonia në rrugën e saj euro – atlantike. “Kasami e njoftoi z. Zbogar edhe me angazhimin dhe përkushtimin e Lëvizjes BESA që Maqedonia në radhë të parë të jetë shtet i barabartë për të gjithë, dhe si e tillë të jetë anëtare e denjë për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane. Lëvizja BESA e ka informuar z. Zhbogar se kërkesa e…
Dhjetë ditë në të cilat presidenti i shtetit Gjorge Ivanov duhet të jap mandatin për formimin e Qeverisë skadojnë të premten më 19 maj, pasi që letra të cilën e ka dërguar kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ka arritur në kabinetin e tij më 9 maj. Në LSDM ende po harmonizohet teksti me garancionet që Ivanov i ka kërkuar në lidhje me unitaritetin dhe mos ndryshimin e Kushtetutë pëe t’ia dhënë mandatin për formim të Qeverisë liderit të LSDM-së Zoran Zaev. Më parë kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ka paralajmëruar se nëse Ivanov nuk e jep mandatin deri më 19…
Për arsye të kuorumit është shtyrë seanca e Këshillit të Prokurorëve. Në mbledhjen e sotme ishin prezent vetëm 7 anëtarë. Megjithatë raportohet së në vend të kryetares së deritanishëm Gordana Geshkovska me Prokurorinë Publike të Shkupit do të udhëheq zëvendësi i saj, Jovan Cvetanovski. Alsat M prej kohësh ka publikuar se në lojë janë dy skenarë rreth Gordana Geshkovskës. Një mundësi ishte që ajo të mbetej si shefe e prokurorisë themelore të Shkupit edhe gjashtë muaj derisa zgjatë procedura për zgjedhjen, ose vendin e saj pas 15 majit ta zë zëvendësi i saj.

