Pasi Presidentit, Gjorgje Ivanov, ia dha mandatin për formimin e Qeverisë liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, ka reaguar edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Ai i ka inkurajuar partitë politike për formimin sa më të shpejtë të Qeverisë së re, me theks të veçantë fillimin e reformave urgjente, njofton SHENJA. “E mirëpres vendimin e Presidentit Ivanov për t’i dhënë shumicës parlamentare të Zaevit mandatin për të formuar një Qeveri të re. Ky është një hap në drejtimin e duhur dhe gjëja e duhur për t’u bërë. Inkurajoj formimin e shpejtë të një Qeverie të re, një votim me…
Author: almakos
17 May Presidenti Ivanov në një intervistë për televizionin “Kanal 5” inicioi një mundësi për amnisti të të dyshuarve dhe akuzuarve lidhur me ngjarjet në Kuvend mbrëmjen e 27 prillit. Presidenti i vendit këtë hap, që ai e shikon si normalizim të situatës, tha se ia len përsipër Kuvendit. Ivanov mes tjerash tha se nëse pas konfliktit në vitin 2001 u gjet një mënyrë për t’i amnistuar, siç i quan ai kriminelët e luftës, atëherë mundet të amnistohen edhe ato që morën pjesë në udhëheqjen e turmës mbrëmjen e 27 prillit. Sipas Ivanovit për tu realizuar kjo mjafton vetëm vullneti…
17 May Ministri britanik për Evropë dhe Amerikë, sër Alan Dankan e përshëndeti vendimin e presidentit Gjorge Ivanov që t’i mundësojë shumicës parlamentare të kryesuar nga lideri i LSDM-së Zoran Zaev që të formojë qeveri. “Ky është hap i rëndësishëm përpara. Mbretëria e Bashkuar u bën thirrje të gjithë liderëve politik që të punojnë bashkërisht, në mënyrë konstruktive dhe në interes të Maqedonisë dhe të gjithë qytetarët e saj. Ne jemi të përgatitur t’i ndihmojmë përpjekjet e tilla dhe ta mbështesim Maqedoninë në aspiratat e saj për në BE dhe NATO”, thuhet në deklaratën e sër Alan Dankan të publikuar…
Vetëm disa orë pasi mori mandatin nga presidenti Ivanov, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, vizitoi selinë e Lëvizjes BESA ku takoi kryetarin e kësaj partie, Bilall Kasamin. Karakteri i këtij takimi siç tha Zaev ka qenë konsultativ pas marrjes së mandatit dhe shqyrtim të hapave të mëtejmë në procesin për debllokimin e institucioneve dhe formimin e Qeverisë së ardhshme. Ai tha se në këtë fazë partitë do të shqyrtojnë platformat parazgjedhore me qëllim të përpilimit të një programe për Qeverinë e ardhshme. “Ato janë pozicione fillestare të partive politike. Ne e premtuam planin për jetë në Maqedoni, të gjitha partitë…
17 May Eksperti i Kombeve të Bashkuara për liri fetare, Ahmed Shaheed, e ka lavdëruar Shqipërinë për tolerancën ndërfetare, duke konsideruar se është një shembull për vendet e tjera. Zoti Shaheed tha se Shqipëria është model për harmoni ndërfetare, me shumicë myslimane, dhe komuniteteve ortodokse dhe katolike, në mesin e 3 milionë banorëve të saj. Ky ekspert sot e ka përfunduar një qëndrim tetëditësh në Shqipëri për ta përgatitur raportin për politikat dhe praktikat e saj fetare, përfshirë çështjet e pazgjidhura ose sfidat e reja. “Liria e religjionit ose besimit është realitet praktik në Shqipëri dhe pjesa më e madhe…
17 May Ministri për punë të jashtme të Serbisë Ivica Daçiq ka thënë se Zoran Zaev me deklaratat e tij i rrënon marrëdhëniet mes Beogradit dhe Shkupit. Ai ka shtuar se Serbia nuk përzihet në punët e brendshme të asnjë shteti por dëshiron që të ketë marrëdhënie të mira me fqinjët, por deklaratat e Zaevit janë me tone të kundërta, ka shtuar Daçiq. Alsat-M
17 May Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi deklaroi se dhënia e mandatit për formimin e Qeverisë së re tregon për kthjellimin e presidentit Gjorge Ivanov pas të gjitha pengesave që paraprakisht i bëri këtij procesi. Sipas tij, Ivanov ka përgjegjësi edhe për ngjarjet më 27 prill në Kuvend ku u ushtrua dhunë mbi deputetët e shumicës. Xhaferi tha se pret koordinim mes partive për të caktuar seancë parlamentare ku do të shpaloset program qeveritar dhe do të zgjidhet edhe çështja e zgjedhjeve lokale. Alsat-M [embedded content]
17 May Pas më shumë se tre muajsh nga formimi i shumicës së re parlamentare, Presidenti Gjorge Ivanov dorëzoi mandatin për formimin e Qeverisë në duart e kreut të LSDM-së Zoran Zaev. Përkundër pretendime paraprake dhe refuzimit për të dhënë mandatin, kreu i shtetit deklaroi se të gjitha pengesat tashmë janë mënjanuar. Ky veprim i tij erdhi pasi mori të shkruara garancitë nga Zaev për ruajtjen e karakterit unitar dhe multietnik të vendit. Pengesat për dhënien e mandatit për formimin e Qeverisë, janë eliminuar. Sot veprojmë në pajtim me Nenin 84, paragrafi 1, të Kushtetutës për dhënien e mandatit për…
17 May Ambasada amerikane në Shkup e vlerësoi si një hap shumë pozitiv lëvizjen përpara të procesit të formimit të qeverisë. “Gjithashtu është shumë e rëndësishme që Presidenti Ivanov dhe liderët e partive që përbëjnë shumicën gjetën mënyrë për të bashkëpunuar në mënyrë konstruktive” theksoi zv/ambasadorja Micaela Schweitzer-Bluhm e cila shtoi se pret formimin e shpejtë të qeverisë. Megjithatë nga ambasada amerikane shtuan se Maqedonia ka ende shumë punë për të bërë në mënyrë që të përparojë në përmbushjen e reformave urgjente dhe në rrugën e saj euro-atlantike. Alsat-M
17 May Deputetët evropianë Eduar Kukan, Knut Flekenshtajn dhe Ivo Vajgëll të cilët ishin ndërmjetësues të Marrëveshjes së Përzhinës theksuan se dhënia e mandatit përbën një hap të rëndësishëm në procesin e formimit të qeverisë. “Ne shpresojmë se fryma konstruktive do t’i nxisë të gjitha partitë të kapërcejnë dallimet dhe punojnë për pajtimin si interes i përbashkët i të gjithë qytetarëve” theksuan eurodeputetët. Ata gjithashtu shprehën pritshmërinë për formimin e shpejtë të qeverisë e cila do të zbatojë reformat që dalin nga Marrëveshjes e Përzhinës dhe Reformat urgjente prioritare. Alsat-M
Avokatët e Sead Koçanit tentojnë të dëshmojnë se Sead Koçan është i sëmurë rëndë dhe nuk mund të shkojë në paraburgim. Në shqyrtimin në gjykatë që zgjati tre orë, u prezantua raporti i tij mjekësor dhe vërejtjet e Gjykatës Supreme se ku theksohen gjoja shkeljet ligjore kur është shqiptuar fillimisht paraburgimi për Koçanin. Gjendjen shëndetësore madje avokati Nikolla Dodevski,e përdori edhe si arsye të Koçanit për të mos u kthyer në Maqedoni tashmë dy muaj me radhë. Ai nuk pranonte që klienti i tij të quhet i arratisur pasi siç tha, ai është larguar nga Maqedonia pa e ditur se…
Gazetaria momentalisht po përballet me shumë sfida dhe padrejtësi në profesion në etikën dhe përgjegjësin sociale. Kështu kanë vlerësuar shefat e delegacionit të BE-së dhe Misionit të OSBE-së në Shkup, gjatë konferencës kombëtare “Vetë rregullimi në media dhe sfidat etike në media”. Sipas tyre, interneti dhe teknologjitë e tjera digjitale kanë krijuar mënyra të reja se si të publikohen lajme të rrejshme, të pavërteta, dhe spine. “Këshilli i etikës ka përgjegjësi që vazhdimisht ti rikujtoj; mediat dhe gazetarët për etikën profesionale, është e lidhur me parimet të cilat e mbrojnë jo vetëm profesionin dhe anëtarët e saj, por edhe demokracinë…

