Author: almakos

19 May Manifestimi tradicional “Parakalimi i maturantëve 2017” do të mbahet sot në mesditë në sheshin “Maqedonia”. Në “Parakalimin e maturantëve”, tradicionalisht nxënësit të cilët e përfundojnë arsimin e mesëm vallëzojnë kuadrilin. Këtë vit do të vallëzojnë edhe maturantët nga Struga, Ohri, Strumica dhe Gjevgjelia. Pritet pjesëmarrje e rreth 1.000 maturantëve prej 16 shkollave të mesme nga Shkupi dhe moshatarët e tyre nga Struga, Ohri, Strumica dhe Gjevgjelia apo rreth 2.000 nxënës. Djemtë do të mbajnë bluza të kaltra, ndërsa vajzat të verdha. Pjesa zyrtare e programit do të fillojë në orën 11:40 me fjalim të një përfaqësuesi të Qytetit…

Lexo më Shumë

Në Greqi kanë nisur protestat popullore për të kundërshtuar masat e reja shtrënguese të qeverisë për të normalizuar ekonominë. Përpara Parlamentit në Athinë janë mbledhur turma protestuesish, ndërsa një grupim me maska u përpoqën për t’u ngjitur në shkallët e Parlamentit grek. Grupi prej 30 persona të maskuar sulmuan policinë që ishte vendosur për të penguar protestuesit.

Lexo më Shumë

Analisti politik dhe gazetari Branko Gerovski në emisionin Arena në TV SHENJA tha se ka qenë e qartë se ky regjim, i cili ka udhëhequr në mënyrë autokratike me krim dhe korrupsion do të bie. “Më 11 dhjetor populli vendosi për ndryshime. SHBA si çdo shtet tjetër para se gjithash i mbron interesat e veta. Interesat e tona të definuar me vendim të Kuvendit, përfshirë të gjithë partitë politike, edhe VMRO-DPMNE, çdoherë janë përcaktuar për aderim në NATO dhe BE. Maqedonia pres që për një kohë të shkurtë të bëj një hap para dhe në mënyrë që duhet bërë”, tha…

Lexo më Shumë

Analisti politik Risto Nikovski tha se Ivanov ka bërë mirë që ka dhënë mandatin, ndërsa ka theksuar se, megjithatë, do të jetë shumë e vështirë për vendin që të tejkaloj krizën për në periudhë të shkurtë. “Mendoj se tani kemi fillim të një situate të re dhe shpresoj se do të na nxjerr prej krize. Partitë që e formojnë shumicën kanë shumë dallim të mëdha. Mendoj se shumë vështirë do të arrihen reformat e përmendura. Duhet të jemi të vetëdijshëm se procesi i ndryshimeve është shumë i vështirë. Nuk duhet të jemi optimist. Na pret një prridhu e vështirë”, ka…

Lexo më Shumë

Ivanov ka bërë tre shkelje të rënda të Kushtetutës. Kështu thënë në emisioni “Arena”, Naser Zyberi, duke shtuar se më në fund, me dhënien e mandatit, ai ka bërë detyrën për të cilën është i obliguar. “Kandidati për kryetar qeverie, programin e vet, sipas Kushtetutës duhet t;ia paraqes Kuvendit, jo Presidentit. Sepse në mandatin e Kuvendit është zgjedhja e qeverisë. Ai bërë shkelje të njëpasnjëshme të Kushtetutës”, tha analisti juridik Naser Zyberi në emisionin Arena në TV SHENJA. Ai tha se Ivanov  me veprimet e veta dhe me shkeljet e njëpasnjëshme ka rrezikuar situatën në shtet.

Lexo më Shumë

SHBA ka përshëndetur vendimin e presidentit Ivanov për t’i dhënë mandatin për formimin e Qeverisë së re kreut të LSDM-së Zoran Zaev. Nga departamenti i shtetit amerikan theksojnë se ky vendim përbën një hap të rëndësishëm për demokracinë në vend dhe qytetarët e Maqedonisë. SHBA-të shprehen të gatshme të bashkëpunojnë me qeverinë e re në ballafaqimin e sfidave të shumta të Maqedonisë, përfshirë këtu nevojën për reformat demokratike dhe implementim të plotë të Marrëveshjes së Përzhinës. “Shtetet e Bashkuara mbeten mik dhe partner i Maqedonisë dhe ne jemi të përkushtuar në mbështetjen e se ardhmes evropiane dhe euro-atlanike të vendit”,…

Lexo më Shumë

< LSDM-ja paralajmëroi se në Parlament do t’i parashtrojnë propozim-ndryshimet e ligjeve për arsim fillor dhe të mesëm me të cilin do të pezullohet testimi ekstern. “Presim me procedurë të shkurtuar të miratohen ndryshimet ligjore dhe që nga ky vit të pezullohet testimi ekstern për nxënësit në arsimin fillor dhe të mesëm. Premtuam se mes prioriteteve tona të para do të jetë pezullimi i projektit të dëmshëm të ashtuquajtur ekstern që shkaktoi trauma tek nxënësit, strese tek prindërit, gjoba për arsimtarët. Duam t’i mbrojmë nxënësit, prindërit, arsimtarët dhe profesorët që këtë vit, të mos kenë nevojë të kalojnë përmes agonisë nëpër…

Lexo më Shumë

Zëvendës ndihmësi sekretari amerikan i shtetit, Hojt Brajan Ji, për Evropë dhe Euroazi, ka deklaruar se do të punojnë me kryeparlamentarin e ri në mbështetje të demokracisë dhe avancimit të Maqedonisë në rrugën e integrimeve euroatlantike. Ji në Nënkomitetin e punëve të jashtme të Kongresit, tha se autoritetet e vendit duhet të hetojnë sulmet ndaj deputetëve dhe përgjegjësit për këtë sulm të sillen para drejtësisë. “Tensionet etnike në Ballkan edhe njëherë janë në rritje. Dhuna e fundit në Maqedoni e përforcon seriozitetin e problemeve të tyre politike.  Në rajon nacionalizmi rritet, ndërsa retorika e politikanëve vendor dukshëm përçan”, ka thënë…

Lexo më Shumë

Sa më shumë armiq, aq më i madh nderi për mua. Kështu është përgjigjur ambasadorja e Gjermanisë, Kristine Althauzer, në pyetjen se si i komenton deklaratat e presidentit Gjorge Ivanov, në të cilën ai e ka akuzuar se transmeton gënjeshtra dhe të pavërteta për Maqedonisë, dhe si rezultat i kësaj, MPJ e Gjermanisë dërgon komunikata të këqija. Këtë koment Althauzer e dha në gjuhën maqedonase pasi theksoi se dje ka qenë një ditë e rëndësishme për Maqedoninë. Ajo ka shtuar se Gjermania është vend mik i Maqedonisë dhe se është e gatshme të vazhdoj të ndihmoj atë. “Sa më shumë…

Lexo më Shumë

Përplasje në BDI për postet qeveritare kanë shpërthyer ende pa filluar bisedimet për këtë çështje, raporton SHENJA. Brenda kësaj partie janë paraqitur disa grupe të cilat pretendojnë të kenë fjalën kryesore në përzgjedhjen e ministrave dhe zyrtarëve të tjerë në Qeverinë e re. Një grup e përfaqësojnë ish funksionarët e kësaj partie nga qeveritë e kaluara të Gruevskit të cilët njëherësh mbajnë edhe postet më të larta në organet partiake. Grupi tjetër janë i ashtuquajturi grupi i afërt me LSDM-në ku bëjnë pjesë ish funksionarë nga koalicioni i parë LSDM-BDI. Në një anë janë gjithashtu edhe kryetarët e komunave të…

Lexo më Shumë

Një plagë e hapur nga humbja e një vajze 4 vjeçare e cila vuante nga epilepsia dhe një trishtim i thellë tek prindërit e saj kur shohin vajzën tjetër teksa shuhet para syve të tyre dhe e cila vuan nga po e njejta sëmundje. Jetmira shtatë vjeçare, krejtësisht e palëvizshme, qëndron në një kënd të dhomës së vetme që e posedon kjo familje, ndërkohë që tek koka e saj qëndron një numër i konsiderueshëm i barërave dhe ushqimeve që ajo duhet t’i merr nëpërmjet një sonde, ndërkohë që mbi shpatullat  e kryefamiljarit Orhan dhe zonjës së tij qëndron barra më…

Lexo më Shumë

18 May Me 875 mijë euro garanci në pronë të tundshme dhe të patundshme, Sead Koçan i ka shpëtuar paraburgimit. Gjykatësja në procedurë paraprake, Daniela Dimovska për herë të dytë nuk shqiptoi paraburgimin. Ajo nuk sheh arsye pse pronari i Transmet të dërgohet në burgun e Shutkës, edhe pse ishte në arrati mbi 60 ditë me paraburgim të shqiptuar paraprakisht. Por, për këtë arsye Sead Koçan ngeli pa pasaportën e tij. Gjykatësja Dimovska konsideron se Koçan, edhe pse sipas palës mbrojtëse është shumë i sëmurë, mund të ikë përsëri. Eksiton dyshim i bazuar se i dyshuari e ka kryer veprën…

Lexo më Shumë