Sulmuesit e deputetëve janë dënuar me kusht, pasi që kanë pranuar veprën. Tetë prej tyre janë dënuar me dënim me kusht prej gjashtë muaj, ndërsa një u dënua një vit e gjysmë. Ata para gjykatës u pritën me brohoritje nga rreth 20 përkrahës dhe më pas u larguan së bashku.
Author: almakos
23 May Fortesa 2 për të akuzuarin Goran Grujovski i dyshuar për falsifikim dokumentacionesh në DSK filloi me përplasje mes prokurorit dhe mbrojtje nëse duhet ose jo provat e marra në DSK të përdoren si dëshmi në procesin gjyqësor. Kjo pasi avokatët e Grujovskit pohojnë se provat janë marrë në mënyrë anti ligjore dhe pa leje nga personat e autorizuar në DSK dhe se me përdorimin e tyre në proces vetëm do të cenoheshin sekrete shtetërore dhe ushtarake. Por prokurori Trajçe Pelivanov ngul këmbë se provat janë marrë në mënyrë ligjore dhe për këtë ka edhe dëshmi të pranim dorëzimit.…
23 May Nëntë të akuzuarit për ngjarjet e përgjakshme mbrëmjen e 27 prillit në Kuvend kanë pranuar akuzat e Prokurorisë për pjesëmarrje në turmë ndërsa dy persona akuzohen për tentativë vrasje. Protestuesit sulmuan fizikisht deputetët e shumicës parlamentare dhe gazetarët, ku më keq e pësoi kreu i LR-PDH-së Ziadin Sela. Ndërkohë që po zhvillohej procesi gjyqësor para gjykatës ishin tubuar rreth 20 protestues të shoqatës “Tvrdokorni” të cilët protestojnë kundër arrestimit të huliganëve.Seanca gjykuese për të akuzuarit lidhur me sulmin në Kuvend ishte paraparë të zhvillohet për më 18 maj por u shty për sot për shkak se njëri nga…
Të gjithë të akuzuarit për rrahjen e deputetëve më 27 prill në Kuvend e kanë pranuar fajin. Seanca ende dhe nuk ka mbaruar. Para Gjykatës ka edhe rreth 20 përkrahës të të akuzuarve, ndërsa ka edhe prezencë të shtuar të policisë. Në seancë sot u paraqit edhe Angele Zafirovski i njohur si Bate Gele, i cili ka bartur xhaketë në të cilën është i pikturuar Sasho Mijallkov. Poashtu jashtë është vërejtur edhe gazetari kontrovers Milenko Nedellkovski, i cili për protestuesit ka shpërndarë flamuj dhe është larguar më pas, përcjell SHENJA.
23 May Sot zhvillohet seanca e radhës gjyqësore për rastin e Kumanovës. Gjatë seancës pala mbrojtëse ka kërkuar tërheqjen të trupit gjyqësor dhe prokurorisë, nën arsyetimin se refuzimi i propozimeve 98 për qind të dëshmitarëve është e papranueshme dhe pengon zbardhjen e rastit në tërësi. Avokatët kanë lëshuar akuza të ashpra drejtë Këshillit Gjyqësor për arsye se Prokurorisë i janë pranuar 100 për qind të dëshmive plotësuese.Gjatë seancës pala mbrojtëse ka kërcënuar se nëse nuk pranohen dëshmitarët, ata do të jen të detyruar ta braktisin seancën dhe të kalojnë në fazën ku të akuzuarit do duhet të vetë-mbrohen. Ndryshe i…
Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Federatën Ruse. Presidenti Ivanov është dekoruar me çmimin “Shenjtëria e tij Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë Aleksej i Dytë” për vitin 2016, që do t’i dorëzohet nga Patriarku i Kishës ortodokse të Rusisë, Kirill në ceremoninë solemne e cila do të mbahet sot në tempullin “Krishti shpëtimtar” në Moskë. Çmimi prestigjioz ndërkombëtar i cili i ndahet presidentit Ivanov paraqet mirënjohje për angazhimet e tij në përforcimin e marrëdhënieve midis ortodoksëve, rolin e religjionit në shoqëri dhe vendosjen, gjegjësisht përforcimin e parimeve…
Fortesa 2 për të akuzuarin Goran Grujovski i dyshuar për falsifikim dokumentacionesh në DSK filloi me përplasje mes prokurorit dhe mbrojtje nëse duhet ose jo provat e marra në DSK të përdoren në procesin gjyqësor, raporton SHENJA. Kjo pasi avokatët e Grujovskit pohojnë se provat janë marrë në mënyrë anti ligjore dhe pa leje nga personat e autorizuar në DSK dhe se me përdorimin e tyre në proces vetëm do të cënoheshin sekrete shtetërore dhe ushtarake. Por prokurori Trajçe Pelivanov ngul këmbë se provat janë marrë në mënyrë ligjore dhe për këtë ka edhe dëshmi të pranim dorëzimit. Sipas tij…
Rreth njëzet përkrahës, familjarë dhe miq të të akuzuarve për dhunë në Kuvendin më 27 maj, janë grumbulluar para Gjykatës Themelore Shkupi 1 në shenjë përkrahje për nëntë të akuzuarit të cilët me shoqërim nga policia u futën në ndërtesën ku duhet të jepin deklaratë para gjykatësit. Të parin policia e solli Angell Zafitovskin nga Shtip i njohur si Bate Gele, i cili, edhe kësaj radhe erdhi me xhaketën në të cilën është i vulosur fytyra e Sasho Mijallkovit. Ai u prit me duartrokitje dhe brohoritje “Hero, Hero”. https://www.youtube.com/watch?v=XR4eFddG1Cc
Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, tha se me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, kanë biseduar për parimet e një bashkëqeverisje, që do të garantonin për nje qeverisje reformatore, njofton SHENJA. “Vazhdojnë kontaktet, bisedimet. Sot kishim një takim me kryetarin e LSDM-së ku biseduam për parimet e një bashkëqeverisje, parime të cilat do të garantojnë që kjo qeverisje vërtetë do të jetë reformatore dhe do të punojë në interes të qytetarëve e jo si deri tani një qeverisje e cila nuk ka qenë transparente dhe e solli Maqedoninë në këtë gjendje në të cilën është aktualisht”, tha Kasami. I pyetur…
Sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme janë publikuar rezultatet nga konkursi i dërgimit jashtë vendit të diplomatëve nga shërbimet partiake. Gjithçka është realizuar me procedurë të përshpejtuar pa intervistë të kandidatëve, njofton dokaz.mk, transmeton SHENJA. Nga të ashtuquajturit emra me nam, të gjithë janë kuadro të dëshmuar partaik të cilët kanë punuar në të mirë të pushtetit. Emri më i njohur është Vasillço Damçevski ish kryetar komune i Krushevës që ka marrë pjesë në dhunën në Kuvend. Diplomatët tjerë të shpërblyer janë: Stojanço Ristevski nga “Unioni i Forcave të Reja” nga Shtipi. Ndërsa disa nga emrat në listën e të…
Një incident armatosur ka ndodhur në fshatin Kondovë të Komunës së Sarajit orës 18:30, por për fat të mirë nuk raportohet për të plagosur. Nga MPB për TV SHENJA thanë se incidenti i ka ndodhur kur 5 persona kanë filluar të hapin zjarr mbi një makinë në lëvizje ku kanë qenë tre persona tjerë. “Rreth orës 18:30 në fshatin Kondovë – Shkup para “Peceli”, B.K. i cili ka drejtuar automjetin “VW Passat” në të cilën kanë qenë edhe M.K dhe N.M, u pritën nga 5 persona (me të cilët më herët kanë pasur llogari të papastruara), njëri nga të cilët…
Ky është momenti kur disa deputetët të VMRO-DPMNE-së i hapën dyert e Kuvendit që huliganët të futen në Kuvend natën e 27 prillit kur edhe sulmuan fizikisht deputetët e shumicës së re parlamentare. Në këtë video gjithashtu shihet se si deputetët në fjalë përshëndeten me protestuesit pasi ata hynë në hollin e Kuvendit, dhe i drejtojnë për tek pres qendra dhe salla ku mbahen seancat parlamentare.[embedded content]Momenti kur deputetët e VMRO-DPMNE-së i hapen… by tvshenjaofficial

