Author: almakos

“Sopotasit kanë mirëpritur vendimin e PSP-së e cila ka konstatuar se dëshmia e Ramadan Bajramit është dhënë me dhunë për dënimin e 11 banorëve të këtij fshati me 156 vite burg”. Të dënuarit për “Sopotin”, thonë se Prokuroria Publike gjithmonë ka mbyllur sytë përpara fakteve. “Ne e kemi ditur që nga fillimi se dëshmia është marrë me dhunë. Megjithatë Prokuroria e Shkupit nuk e ka marr për bazë këtë gjë”, u shpreh Samet Lutfiu, i dënuar. “Çdoherë nëpër gjykata dhe prokurori dhe gjitha institucionet, ne kemi pasur dëshmi që dëshmia është dhënë më dhunë por kërkesat tona asnjëherë nuk janë…

Lexo më Shumë

Dënimi me kusht për disa nga dhunuesit që rrahën deputetë, për ekspertët juridikë është skandaloz. Ish prokurori Aleksandar Nakov konsideron se të akuzuarit patjetër të gjykohen për vepra të ndryshme e jo të vendosen në një “thes” dhe me të njëjtën akuzë.  E pakënaqshme është edhe vetë akuza. Vetë procedura e shkurtuar dhe aktgjykimi i miratuar për mua është tejet skandaloz. Kisha rastin t’i shoh filmimet ku qartë shihet veprimi i tyre në mënyrë individuale dhe në veprime që nuk nënkuptojnë “pjesëmarrje në turmë”, por janë vepra më të rënda penale- deklaroi ish prokurori publik Aleksandar Nakov. Ndërkohë Besa Arifi…

Lexo më Shumë

23 May Ende asgjë konkrete sa i përket  bisedimeve për formimin e qeverisë së re mes mandatarit, Zoran Zaev dhe partive politike shqiptare. Sipas zëdhënësit të LSDM-së Petre Shilegov negociata për postet ministrore dhe kabinetin e ri qeveritare po zhvillohen në të gjitha nivelet , por ai nuk dha detaje më të hollësishme. Bisedimet për kabinetin qeveritar siç e dini, po zhvillohen në mënyrë permanente, në moment që do të kemi informacion për ndarjet e posteve, do ju informojmë me kohë. Bisedat janë në të gjitha nivelet – deklaroi Petre Shilegov, LSDM. Detaje nuk japin as nga BDI-ja nëse kanë…

Lexo më Shumë

23 May Incizimet e publikuara nga kamerat e sigurisë në Kuvend dëshmojnë se dyert e Kuvendit janë hapur nga deputetët e VMRO-DPMNE-së. Në video, deputeti i VMRO-së Sashe Vasilevski dhe Kërste Mukoski vërehen duke vrapuar dhe tentojnë që nga porta e mesme të heqin shulat. Atyre u bashkohet edhe një i punësuar si sigurim i Kuvendit i cili me gjësend të fortë afrohet tek porta. Më tek dera ofrohet edhe Goran Gjosheski, shef i sigurimit të ish krye-parlamentarit Trajko Veljanovski. Gjosheski kërkon nga nëpunësit e Kuvendit të tërhiqen. Mukovski dhe Vasilevski arrijnë t’i heqin shulat e njërës portë por e…

Lexo më Shumë

Maqedonia nuk do të jetë shtet juridik derisa në tërësi nuk ndriçohet sulmi i organizuar në Kuvend, theksojnë nga LSDM dhe shtojnë se askush nuk do të amnistohet nga përgjegjësia pa dallim nëse është deputet, polic, pjesëtar i ARM-së, gjykatës, prokuror apo qytetar i zakonshëm. “Xhirimet e djeshme nga kamerat e sigurisë në hollin e Kuvendit e dëshmuan pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të VMRO-DPMNE-së në tentimin për organizim të rrezikimit terrorist të rendit kushtetues dhe tentim për vrasje të disa deputetëve. Xhirimet janë dëshmi kyçe se Nikolla Gruevski gënjen. Edhe pse vazhdimisht pohonte se partia e tij nuk k asgjë me…

Lexo më Shumë

23 May Kryetari i Sindikatës së Policisë, Goce Dellçev Todev kërkon takim me ministrin e Punëve të Brendshme për të kuptuar arsyen përse disa policëve nuk iu është paguar sigurimi shëndetësor që nga dhjetori i vitit 2013. Todev shpreh revoltën e mbi 200 policëve që janë detyruar të paguajnë nga xhepi i tyre për shërbimet shëndetësore e të cilët sa më parë kërkojnë zgjidhjen e çështjes dhe gjetjen e fajtorit, qoftë edhe përmes procedurës gjyqësore. Ata të punësuar të cilët janë të shqetësuar për gjithë atë që tani ndodh në Ministrinë e Punëve të Brendshme kërkojnë padi kundër Ministrisë dhe…

Lexo më Shumë

23 May Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Federika Mogerini ftoi Zoran Zaevin në darkën joformale në Bruksel, si “të përcaktuar për kryeministër”. Ndonëse Zaev është ende vetëm mandatar për formimin e qeverisë së re, ai nesër është ftuar si një nga gjashtë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor. Zëdhënësja e Mogerinit, Maja Kocijançiç njoftoi se në darkën e nesërme do të bisedohet rreth ngjarjeve të fundit në rajon dhe të shihet se si të gjitha vendet mund të shkojnë përpara.  “Darka gjithashtu do të jetë vazhdim i vizitës së Përfaqësueses së Lartë, Mogherini në rajon…

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev si mandatar do të merr pjesë në takimin e nesërm joformal të kryeministrave të gjashtë vendeve të Ballkanit në Bruksel, takim të cilin e organizon Përfaqësuesja e për politik të jashtëm dhe siguri në BE, Federika Mogerini. Ftesa deri tek Zaev është dërguar në cilësinë e të “përcaktuarit për kryeministër”. Shqipëria në takim do të përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama, Serbi nga Aleksandar Vuçiq, Mali i Zi nga Dushko Markoviq, Kosova nga Isa Mustafa dhe Bosnja dhe Hercegovina nga Deniz Zvizdiq.

Lexo më Shumë

23 May “Qytetarët e Maqedonisë përmes bombave të publikuara nga LSDM-ja panë se kush ishte dhe si punon VMRO-DPMNE-ja, ndërkohë që me incizimet e mbrëmshme kur deputet të VMRO-së hapin dyert e Kuvendit dhe drejtojnë protestuesit drejt sallës së konferencave vetëm se u konfirmuar edhe njëherë se kush është VMRO-ja”, deklaroi Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM-së. Shilegov madje u shpreh se është turp për Prokurorinë Themelore Publike dhe Marko Zvërlevskin që të lihen të lirë dhunuesit. Megjithatë u shpreh i prerë se të gjithë dhunuesit do të marrin dënimin e merituar. Shilegov gjithashtu konfirmoi  se me ftesë të Mogherinit, lideri i…

Lexo më Shumë

Mandatari për konstiutimin e qeverisë dhe kryetar i LSDM-së, Zoran Zaev sot pati takim me përfaqësuesen e përhershëm të Kombeve të Bashkuara dhe përfaqësuesen e UNDP-së për Maqedoninë, Luiza Vinton, në të cilën siç informojnë nga partia është biseduar për vijimin e formimit të qeverisë dhe procesin euro-atlantik të Maqedonisë. Siç kumtoi LSDM, Zaev në takim ka informuar për rrjedhën e negociatave për konstituimin e qeverisë së re edhe atë se e ardhmja euro-atlantike e Maqedonisë është në mesin e prioriteteve të qeverisë së re. “Jemi të përkushtuar në zgjidhje cilësore të kuadrit në të gjitha dikasteret e qeverisë së…

Lexo më Shumë

D.M. (28) nga Vinica, I.P. (39), Z.Z. (47) dhe N.P. (37), të gjithë nga Shkupi, dje janë thirrur në bisedë në polici për ngjarjet e dhunshme në Kuvend të cilat ndodhën më 27 prill, ndërsa në shtëpinë e J.P. (41) nga Shkupi fillimisht është kryer bastisje, ndërsa më pas edhe ai është thirrur në bisedë. Siç kumtoi MPB, pas bisedave të bëra, D.M., I.P., Z.Z. (47) dhe N.P. janë liruar, ndërsa tek J.P. (41) nuk janë gjetur gjësende me të cilat është kryer vepra penale ose të cilat vijnë prej veprës së kryer penale dhe pas bisedimeve edhe ai është…

Lexo më Shumë

Dhunuesit e deputetëve janë dënuar me kusht, pasi që kanë pranuar veprën. Tetë prej tyre janë dënuar me dënim me kusht prej gjashtë muaj, ndërsa një u dënua një vit e gjysmë. Ata para gjykatës u pritën me brohoritje nga rreth 20 përkrahës dhe më pas u larguan së bashku. Kjo rrethanë lehtësues është për shkak se u dënuan për pjesëmarrje në turmë që pengon punën e policisë. E për këtë vepër dënimi maksimal është 3 vjet.

Lexo më Shumë