Projeksioni i bruto prodhimit vendor në prill është ulur me 2.5 %, krahasuar me atë të tetorit, ku parashikohej rritje prej 3.5%. kështu tha Guvernatori i Bankës Popullore, Dimitar Bogov. BPRM ka pritje të pandryshueshme për nivelin e inflacionit krahasuar me tetorin dhe pret përshpejtim të rritjes së çmimeve, gjegjësisht inflacionit prej 1,3 % këtë vit dhe 2% deri në vitin e ardhshëm. Në projeksionin e prillit, BPRM-ja konstaton se ekonomia e vendit do t’i ruaj bazat e shëndosha, por do të ketë vazhdim të ndikimeve negative të krizës politike mbi sjelljen dhe besimin qytetarëve dhe bisneseve. /Almakos.com/
Author: almakos
Edhe tre ditë pas njoftimit të Prokurorisë Publike (PP), se do t’i marrë në pyetje deputetët që kanë hapur dyert e Kuvendit dhe që kanë orientuar turmën drejt salles së konferencave natën e 27 prillit, nuk ka detaje tjera se kur do të ndodh kjo. Hetimet, tani për tani nuk zbardhin ndoshta detajin kyç, nëse do të thirren deputetët e VMRO DPMNE-së dhe koalicionit në cilësinë e dëshmitarit apo si të dyshuar. Kjo çështje është e rëndësishme, sepse nëse janë të dyshuar dhe nëse ndaj tyre merren masa, një pjesë e procedurës patjetër të kaloj nëpër Kuvend për shkak të…
Këshilli i prokurorëve sërish e ka shtyrë seancën për zgjedhjen e prokurorëve të rinj, kësaj radhe duke u arsyetuar me tri pengesa kryesore që duhet të zgjidhen para zgjedhjes së prokurorëve të rinj. Fillimisht të zgjidhet Qeveria e re, arsyeja e dytë është rendi i ditës kurse e treta mungesa e dy anëtarëve. Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publik, Petar Anevski theksoi se situata është alarmante, sidomos në Prokuroritë Themelore dhe për këtë është thirr në zgjedhjen e prokurorëve publik që të plotësohen vendet e zbrazëta.“Disa nga anëtarët e Këshillit thonë se deri sa nuk ka Qeveri të re nuk…
25 May Banorët e fshatit Lubanishtë nuk duhet të shqetësohen për rrezikun e shpronësimit të pronave të tyre. Projekti i biznesmenit kontrovers indian Subrata Roj për ndërtimin e një kompleksi luksoz turistik me hotel në ujë, tashmë ka hyrë në histori si i parealizueshëm. Nga i tërë projekti kanë mbetur vetëm fotografitë e Subratës me krerët e VMRO-DPMNE-së që e premtuan projektin, Nikola Gruevski, Zoran Stravrevski dhe të tjerë. Ky projekt tashmë është i lënë anash, e kam fjalën për projektin Lubanishtë – deklaroi Nikola Bakraçeski, kryetar i Ohrit. Projekte të këtilla megalomane me mashtrues, kjo qeveri në largim nuk…
25 May Mandatari Zoran Zaev pritet që nesër ose gjatë fundjavës, të dorëzoj në Kuvend propozimin për programin qeveritar dhe përbërjen e re të kabinetit të ekzekutivit. Lideri i socialdemokratëve këtë e konfirmoi gjatë prononcimit të tij një ditë më parë nga Brukseli duke thënë se mundësitë që Maqedonia deri të mërkurën të ketë qeveri të re, janë të mëdha. Në përgjithësi jemi shumë afër marrëveshjes me BDI-në dhe me koalicionin Aleanca për shqiptarët. Pak më larg në këtë drejtim jemi me Lëvizjen Besa. Me këtë parti ende nuk kemi biseduar për emra dhe ndarje të resorëve, kemi biseduar për…
25 May Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publik Petar Anevski mori sinjalet e para humbjen e shumicës së anëtarëve brenda Këshillit. Kjo pasi në mungesë të numrave, Këshilli nuk arriti të kalojë rendin e ditës nga i cili pritej të vendosej se kush do të drejtojë Prokurorinë e lartë Publike të Shkupit. Kryetari i Këshillit, Petar Anevski theksoi se anëtarët mbivotuan rendin e ditës nën arsyetimin se deri në formimin e Qeverisë së re, nuk mund të emërohen prokurorë të ri. Një numër i caktuar i anëtarëve theksojnë se duke u bazuar në nenin 8 të Kodit Zgjedhorë, derisa nuk…
Në konferencën për shtyp “Agjencitë turistike me analiza para fillimit të sezonit veror” të mbajtur në hapësirat e Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë në Shkup, agjencitë turistike theksuan se një pjesë e aranzhmaneve janë shitur si rezultat i rezervimeve të hershme për pushime verore që përfshijnë oferta me zbritje, ndërsa shumica e aranzhmaneve pritet të shiten në periudhën e ardhshme, raporton Anadolu Agency (AA). Kryetar i Odës Turistike-Hotelierike të Maqedonisë, Arkan Kerim, bëri të ditur se sikurse viteve tjera edhe këtë vit destinacioni më i preferuar për qytetarët e Maqedonisë mbetet Turqia dhe Greqia. “Më të kërkuarat janë aranzhmanet…
25 May Partitë politike po keqpërdorin simbolet kombëtare dhe elementet kulturore për qëllimet dhe imazhin e tyre politik. Këto janë rezultatet e hulumtimit nga Qendra Ndërkombëtare maqedonase për bashkëpunim, e cila në fokus ka pasur diferencimin e simboleve kombëtare dhe kulturore si elemente identifikuese tek të gjitha etnitë që jetojnë në Maqedoni. Në Maqedoni, 10 vitet e fundit është periudha e përdorimit të simboleve nacionaliste dhe memories kulturore të cilën e kujtojmë nga e kaluara. Jo gjithkund, por simbolet keqpërdoren për tubime, për mitingje ku këndohen kënge nga periudha e revolucionit, përdorin identitetin nga periudha e revolucionit e për periudha…
Pas ngjarjeve të 27 prillit, lideri më i goditur politik nga dhunuesit në Kuvend, Ziadin Sela në “Rruga drejt…”. Lideri i LR PDSH-së, do të përgjigjet në të gjitha pyetjet rreth atentatit politik që iu bë natën e kobshme në Kuvend. Sela do të shpjegojë se pse para përgjegjësisë politike për ngjarjet e 27 prillit, do të kërkojë përgjegjësi për Sopotin, Monstrën dhe vrasjen e Harun Aliut. Na ndiqni, “Rruga drejt…” sonte ora 20:40 në Alsat-M.
Në Gjykatën Themelore Shkupi 2, sot duhej të vazhdojë procesi gjyqësor kundër Sllobodan Bogoevskit, ish-shef i kundërzbulimit. Ai është paditur nga Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, krerë të BDI-së, për dëshminë e tij në New York, në lidhje me Magyar Telekom. Para gjyqit në SHBA, Bogoevski ka theksuar se 7.5 milionë euro u janë dhënë personave zyrtar të shtetit, Vllado Buçkovskit, Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit, njohton Almakos. Për dëshmitarë në seancën e sotme gjykata vendosi të thërras dhe avokaten Biljana Panova, noterin Sasho Klisarovski dhe përkthyesen të cilës iu është dhënë vërtetësia e deklaratës e cila ka qenë e…
Kreu i LR-PDSH, Ziadin Sela, ka arritur në Prokurori për të thënë dëshminë e tij lidhur me ngjarjet e përgjakshme në Kuvend mbrëmjen e 27 prillit, ku u sulmuan fizikisht gazetarët dhe deputetët. Ziadin Sela ishte deputeti që u lëndua më shumë gjatë sulmit në Kuvend. Për dhunën brutale të ushtruar ndaj deputetit Ziadin Sela dy persona akuzohen për veprën penale tentativë për vrasje, bëhet fjalë për Kire Gjorgjievskin dhe babanë e tij Cane Gjorgjievski të cilët sipas policisë fillimisht kanë hyrë në sallën 3 të Kuvendit ku edhe kanë filluar të gjuajnë mjete të forta drejtë deputetëve. Më pas dytë së…
Autoritetet serbe kanë paralajmëruar se do të rrënojnë një xhami që është duke u ndërtuar në komunën e Zemunit në Beograd, gjë që ka shkaktuar revoltë të madhe tek besimtarët myslimanë. Ata kanë dalë në mbrojtje fizike të objektit fetar në ndërtim, duke bllokuar qasjen për autoritetet serbe. Banorët gjithashtu kanë bllokuar edhe rrugët me automjete, për të penguar buldozerët dhe xhandarmerinë serbe e cila tanimë është në terren.

