Author: almakos

BDI ishte në koalicion me VMRO-në për 10 vite, i realizoi të gjitha pikat programore të VMRO-së dhe i shërbeu bindshëm asaj. Konform asaj se si BDI ndryshon pozicionin, e akuzojnë oponentin politik se është në palën kundërshtare. Kështu mes tjerash tha kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, duke sqaruar se kur BDI ishte në koalicion me VMRO-në, akuzonte Lëvizjen BESA se është me LSDM-në nëpër protesta. “Lëvizja BESA do të jetë gjithmonë me shqiptarët. Pa marrë parasysh se BDI do të jetë në shërbim të partive politike maqedonase, BESA qoftë pjesë e Qeverisë apo e opozitës, me ngulm do…

Lexo më Shumë

Duke i komentuar propozimet e BDI-së për ministra në kabinetin e ri qeveritar, Kasami tha se reformat nuk bëhen kështu, duke e vlerësuar këtë si një shantazh të BDI-së ndaj LSDM-së. Ai rikujtoi se një vendim i ngjashëm ishte edhe për Kryeparlamentarin, duke shtuar se BDI po e shfrytëzon pozitën për riciklimin e eksponentëve të sajë. “Nëse Zoran Zaev beson se vetëm që figurat e BDI-së që kanë bashkëqeverisur me Nikolla Gruevskin, e që janë të përfshirë në afera korruptive, nëse këto kuadro janë reformatore, ne jemi të dëshpëruar nga një ofertë e tillë”, tha mes tjerash Kasami. Numri një…

Lexo më Shumë

Partitë maqedonase janë mësuar që të bisedojnë me partitë shqiptare për poste ministrore, e nuk janë mësuar që të bisedojnë për partneritet të plotë. Nuk janë të gatshëm që të bisedojnë për një Qeveri ku shqiptarët nuk do të jenë shërbëtorë, por të jenë vërtetë partnerë. Kështu tha kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në emisionin ARENA, duke shtuar se kërkesat e BESËS ishin parime mbi të cilat do të duhej të zhvillojë punën Qeveria. “Parimet e marrëveshjes të cilën ia ofruam LSDM-së, nuk vlenin vetëm për Lëvizjen BESA, por vlejnë edhe për partitë tjera pjesëmarrëse në një koalicion të…

Lexo më Shumë

Vetë dalja në skenën politike të Lëvizjes BESA, imponoi që të jemi në këtë pozitë ku është tani, pasi partitë politike, përfshirë këtu edhe partitë shqiptare, formonin Qeveri por asnjëherë opinioni nuk ka qenë i njoftuar për marrëveshjen qeverisëse. Kështu tha kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, gjatë emisionit ARENA në Televizionin SHENJA. “Bëheshin koalicione brenda natës, dhe askush nuk e dinte se cila është marrëveshja e një bashkëqeverisjeje, e më pas dilnin marrëveshjet që ishin bërë që në fillim, që në të shumtën e rasteve ishin në dëm të shqiptarëve”, tha mes tjerash Kasami. Kasami shtoi se Lëvizja BESA…

Lexo më Shumë

Deputeti i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, në fjalimin e tij në Kuvend tha se pjesa më e ligë dhe më e madhe e regjimit përfundimisht po bie, porse është edhe një pjesë që akoma nuk ka rënë. Duke folur për ministrat e propozuar nga BDI-ja, Ibrahimi pyeti Zoran Zaevin se a e din dallimin mes reformës dhe riciklimit, duke shtuar se siç duket, arsyeja për mos arritjen e marrëveshjes mes BDI-së dhe Lëvizjes BESA, është kushti i BESËS për të mos pasur ministra të korruptuar. “I nderuari z. Zaev, ju vetë e kishit thënë se Prokuroria Speciale Publike e ka…

Lexo më Shumë

Ministri i Financave në largim, Kirill Minoski, pretendon se kasa e buxhetit ka shkallë të lartë të likuiditetit dhe se në llogari ka mjete të mjaftueshme. Sipas tij, viti i kaluar është përmbyllur me  sukses për ekonominë e vendit. “Vitin e kaluar kur e morëm fletë-obligaacionin kemi përmendur se mjetet do të shfrytëzohen për financimin e nevojave të buxhetit në vitin 2016 dhe 2017. Jemi kritikuar disa herë për ato mjete, u tregua se viti është përmbyllur me sukses. Njëkohësisht deficiti buxhetor për vitin 2016 ishte 2.7% gjë gjithashtu nënkuptonte kursime për buxhetin”, tha ministri i Financave, Kiril Minoski. Minoski…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror Për Parandalimin e Korrupsionit për 21 shoqata dhe fondacione dhe për një parti politike, ka kërkuar veprime kompetente nga Prokuroria Publike e RM-së, kontrolle detajesh për financimin e tyre, punën material të  Drejtorisë për të Ardhura Publike dhe për financimin, kontrollin dhe analizën e Drejtorisë për Zbulim. Ndërsa, në periudhën nga tetori deri në dhjetor të vitit 2016-tës, KSHPK ka pranuar gjithsej 19 denoncime prej qytetarëve, 12 prej të cilëve janë rregulluar. Këto të dhëna kanë dalë nga raporti për vëzhgimin e punës së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit me temë “Preventiva për korrupsionin-udhëheqja dhe koordinimi në…

Lexo më Shumë

Një shpresë e re për nënën Ibadete Luta – Rishqyrtim i burgut të përjetshëm të djalit të saj. Nëna Ibadete mallkon gjykatën dhe policët që nuk e lanë ta përqafoj djalin për disa sekonda. Por, mes lotëve të hidhërimit nxjerr disa lot shprese pas fjalimit të prokurores së re Liljana Spasovska, e cila i kërkoi trupit gjykues të Supremes që t’i marrë Prokurorisë Speciale provat që i ka mbledhur për këtë rast. “Kemi shpresë se do të zbardhet. Prokurorja na ngjalli që tha ashtu. Ishalla ky ramazan ma bjen djalin nëpër sofrat tona, ta hajmë një iftar me djalin tim…Edhe…

Lexo më Shumë

30 May Është mbyllur për sot, rreth orës 19.20 minuta, debati në Kuvendin e Maqedonisë rreth formimit të qeverisë së re. Pas shpalosjes së programit qeveritar nga ana e mandatarit Zoran Zaev, replikave dhe kundër replikave të mazhorancës së re dhe opozitës, Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e ka mbyllur për sot seancën parlamentare dhe ftoi të gjithë deputetët të mblidhen nesër në orën 12:00 për të votuar programin dhe përbërjen e re qeveritare, ku me shumë gjasa do të mbyllet në orët e vona të mbrëmjes së nesërme.

Lexo më Shumë

30 May Zeqiria Ibrahimi i Lëvizjes Besa tha në Kuvendin e Maqedonisë gjatë seancës së sotme parlamentare se nuk do të mbështetin qeverinë e re të Zaevit. Ai gjatë interpelancës tha se Zaevi  ka përzgjedhje të shkëlqyer, por shfaqi edhe dëshpërim për një pjesë të kuadrit i cili, siç tha, nuk i plotëson të gjitha pritjet tona.Sipas tij, kabineti i propozuar qeveritar nuk është reformë, por riciklim. “Isha i bindur se shkaku se pse e refuzuat bashkëpunimin me ne është kërkesa jonë për ridefinimin e shtetit. Por sot e kam të qartë se ky është parimi ynë i parë në…

Lexo më Shumë

Televizioni Shenja ka siguruar Marrëveshjen për bashkëpunim të ndërsjellë të cilën Lëvizja Besa ia ka ofruar mandatarit Zoran Zaev, për të hyrë në Qeveri, të cilën ky i fundit nuk e ka firmosur. Marrëveshja përmban 6 kushte kryesore, një dispozitë dhe një aneks. Kushti i parë: Programi qeveritar të jetë sintezë e programit të LSDM-së “Për jetë më të mirë” dhe programit të Lëvizjes BESA “Ridefinimi” (Me Ridefinim nënkuptohet definimi i ri i sistemit juridik dhe politik të R. së Maqedonisë, me ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe ligjore, me të cilat Maqedonia do të bëhet shtet multietnik në të gjitha…

Lexo më Shumë

30 May Rikthehet deponia jo legale në Tetovë. Pavarësisht se dy muaj më parë autoritetet ndërmorën masa për largimin e mbeturinave, deponia kthehet sërish edhe atë me intensitet edhe më të madh. Që problemi të jetë më i rëndë, me rritjen e temperaturave, ka filluar edhe kundërmimi i erës së keqe, gjë kjo që shkakton probleme për banorët që jetojnë afër deponisë. Nga frika e ndonjë sëmundje banorët madje nuk dalin as në rrugë. “Të revoltuar tejmase, banorët e kësaj lagje refuzojnë të dalin para kamerës, duke u shprehur se, prononcimin e tyre do e bëjnë në prokurori. Ata gjatë…

Lexo më Shumë