01 June Zgjedhja e qeverisë së re i dha fund pushtetit njëmbëdhjetëvjeçarë të Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së. Kryeministri Zoran Zaev premtoi përkushtim për të gjithë qytetarët pa dallime dhe ftoi nëpunësit të bëjnë të njëjtën gjë. Apeloi te ata në funksionet më të larta, te ata pas tyre dhe te ata në funksione më të ulëta; të bëni kujdes për qytetarët se ndryshe do të ketë dorëheqje dhe largime nga puna! Të jeni në shërbim të qytetarëve! Nuk mundet gjithkush të jetë kryeministër, ja unë e fitova këtë nderë por në emrin tuaj dhe për llogarinë tuaj, edhe jetën do…
Author: almakos
Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev tha se është mirë që në mënyrë të qetë u bë pranim-dorëzimi i funksionit të kryeministrit por edhe të pushtetit në tërësi. Sipas tij ky është një mesazh i mirë për të gjithë qytetarët se duhet bashkëpunuar së bashku. Sa i përket kërkesës për dorëheqje të prokurorit Marko Zvërlevski, Zaev tha se nuk ka ende informacion nëse ai ka dhënë dorëheqje. “Rendi është që Qeveria të jep propozim për emërimin e Prokurorit. Mendoj se proceset e tilla duhet t’i shpejtojmë. Sot është fillimi i reformave në Maqedoni, ndërsa një nga reformat më serioze do të…
Kryeministri i ri i Maqedonisë Zoran Zaev sot në orën 12:30 nën shoqërimin e disa anëtarëve të kabinetit të tij ka hyrë në ndërtesën e Qeverisë. Ai është pritur nga kryeministri teknik Emill Dimitriev, i cili ia dorëzoi funksionin. Zaev gjatë mbrëmjes së djeshme kur u zgjodh Qeveria e re tha se do të avancojnë jetën për të gjithë qytetarët e Maqedonisë.
Tentimin për vrasjen e ish ministrit të shëndetësisë e ka bërë Lupço S., 57 vjeçar nga Velesi, i cili menjëherë është arrestuar nga policia. Incidenti ka ndodhur para gjysmë ore në hyrje të Ministrisë së Shëndetësisë. MPB po punon në zbardhjen e rastit. Foto marrë nga Vest.
01 June Tre persona janë lënduar më rëndë në tre prej gjithsej 12 aksidenteve të cilat kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në katër më lehtë janë lënduar gjashtë persona, ndërsa në katër është shkaktuar dëm material. Ndërkohë një aksident rezultoi me pasoja fatale. Fatkeqësia ndodhi në orën 11:30 në rrugën e pakategorizuar fshati Kopanicë ku një traktor “ford” pa targa është përplasur me një automjet. Njëri nga të aksidentuarit ka ndërruar jetë ndërsa dy të tjerë janë lënduar rëndë. Dje policia ka ndërmarrë masa ndëshkuese për shkak të një numri të madh të shkeljeve tek…
Sekretari Gjeneral i NATO-së, Jans Stoltenberg, ka lëshuar një komunikatë në të cilën njofton se mëngjesin e sotëm ka zhvilluar bisedë telefonike me kryeministrin e ri të Maqedonisë Zoran Zaev të cilin e ka uruar për Qeverinë e re. Stoltenberg në bisedë më Zaevin e ka njoftuar atë se NATO ka interes që Maqedonia të jetë stabile. “Sot kam biseduar me kryeministrin Zaev dhe e përgëzova për përgjegjësinë e tij të re. Në bisedën, ne jemi pajtuar për rëndësinë e zgjidhjes së reformave urgjente, përfshirë edhe sundimin e drjetësisë. Këto reforma do të jenë në të mirë të gjithë qytetarëve…
01 June Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka kërkuar nga subjektet garuese në zgjedhje që të eliminojnë gjuhën e kërcënimit, urrejtjes dhe të përjashtimit duke demonstruar një kulturë demokratike me ç’rast do t’i shpalosin programet e tyre ekonomike, sociale, zhvillimore, arsimore, kulturore, politike etj., si ofertë për t’i fituar votat nga elektorati. KMDLNj thotë se në fushatën e pashpallur elektorale që ishte në kundërshtim me vendimet e KQZ –së subjektet politike lidhën koalicione parazgjedhore sikur edhe pranuan anëtarë të rinjë, kryesisht nga OJQ –të, mediet dhe fusha akademike. “Gjatë fushatës jozyrtare ku pjesëmarrë ishin të…
01 June Në kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të debatohet rreth ndryshimeve të Kodit zgjedhor, me qëllim që ti hapet rruga mbajtjes së zgjedhjeve lokale në javën e parë të muajit tetor. Të zgjedhurit e popullit gjithashtu do të debatojnë edhe për ndryshimet në ligjet nga fusha e arsimit, e që kanë të bëjnë me anulimin e testimit ekstern. Ky propozim vjen me iniciativë të shumicës parlamentare, ndërkohë që kundërshtohet ashpër nga VMRO-ja opozitare.
Dy fëmijët nga lagja Aerodrom e Shkupit të cilët dje janë denoncuar si të zhdukur, janë gjetur shëndosh e gjallë në Gostivar, kanë konfirmuar nga MPB. Informacioni për zhdukjen e vajzës së moshës 11 vjeçare dhe vëllaut të saj 10 vjeçar u shpërnda në mënyrë të shpejtë në rrjetet sociale, ku u shpërndaheshin fotografi nga dy fëmijët, në të cilën qëndronte apeli dhe numër kontakti nëse ndokush i sheh ato. Nga MPB dje kanë konfirmuar se fëmijët janë gjetur dhe për këtë është njoftuar babi dhe njësiti për të mitur. Hetimi, thonë nga policia, do të vërtetoj se si fëmijët…
Pranim dorëzimi i posteve ministrore ka filluar sot herët në mëngjes. I pari ishte Agim Nuhiu i cili i dorëzoi postin e ministrit të brendshëm Oliver Spasovskit. Ndërkohë që për në ora 12:30 është paralajmëruar edhe pranim dorëzimi në Ministrinë e mbrojtjes. Pranim dorëzimi është kryer edhe në Ministrinë e arsimit, me ç’rastë Pishtar Lutfiu i dorëzon kabinetin Renata Deskoskës.
Ministri i ri i punëve të brendshme Oliver Spasovski mëngjesin e sotëm nga paraardhësi i tij Agim Nuhiu e mori funksionin në MPB. Nuhiu i tha Spasovskit se MPB ka shumë punë të cilat duhet të përmirësohen, ndërsa ministri i ri shprehi keqardhje që pikërisht kur ai ishte ministër kanë ndodhur ngjarjet e dhunshme.
Departamenti amerikan i shtetit përmes një kumtese ia uroi formimin e Qeverisë së re Maqedonisë. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia urojnë kryeministrit Zoran Zaev dhe shumicës në Kuvend formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë. Si mik dhe partner i Maqedonisë, SHBA-ja do të bashkëpunojë me Qeverinë e re në punën e saj drejt përmbushjes së aspiratave euroatlantike me implementimin e reformave urgjente, përforcimin e sundimit të së drejtës, pavarësi gjyqësore, lirinë e mediave dhe përgjegjësinë e Qeverisë”, thuhet në kumtesën e publikuar nga Departamenti amerikan i shtetit.

