Author: almakos

Zv.ndihësi i sekretarit të SHBA-ve, Hoyt Yee, i ka dhënë mbështete të plotë qeverisë së re në Maqedoni, por edhe ka porositur që Qeveria e re të zgjidh çështjet me fqinjët, përfshirë edhe Greqinë. “Presim nga qeveria e re të jetë partnerë i bashkësisë ndërkombëtare, BE-së, SHBA-ve, me qëllim të zbatimit të reformave të nevojshme. Të zgjidh çështjet me fqinjët, përfshirë edhe Greqinë. Qëllimi është të arrihet marrëveshje dhe të zhbllokohet rruga e Maqedonisë drejt integrimit euroatlantik”, tha Yee për redaksinë e Bosnjës në “Zëri i Amerikës”. Formimin e Qeverisë së re në Maqedoni, Ji e vlerësoi si hap pozitiv…

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni sot do të jetë jo stabil me shi të rrëmbyeshëm dhe me bubullima. Lokalisht proceset do të  jenë më intensive në formën e stuhive me shira të rrëmbyeshëm me shkarkime elektrike, erë të fortë dhe breshër. Siç njoftoi DPHM, pritet që në disa vende të ketë reshje prej mbi 350 litra në metër katrorë. Në orët e natës reshjet do të ndalojnë. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 12 deri në 18, ndërsa ajo e ditës nga 23 deri në 30 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me temperaturë minimale deri në…

Lexo më Shumë

Ministri i punëve të jashtme Nikolla Dimitrov e ka pranuar ftesën e shefit të diplomacisë greke Nikos Kotxias dhe së shpejti do ta vizitojë Athinën. Raportohet se shefat e diplomacive të Greqisë dhe Maqedonisë tanimë kanë vendosur komunikim. Kotxias i është lajmëruar Dimitrovit për t’i uruar postin dhe e ka ftuar që të jetë mysafiri tij. Shefi i diplomacisë greke tanimë paralajmëroi se pas zgjedhjes së qeverisë së re do ta intensifikojë bashkëpunimin me Maqedoninë.

Lexo më Shumë

Presidenti i vendit Gjorge Ivanov, sot do të merr pjesë në takimin e liderëve të procesit Bërdo-Brion, që do të mbahet në Bërdo, në Slloveni. Është paraparë që presidenti Ivanov të mbajë fjalim në seancën plenare, ndërsa do të realizojë edhe disa takime dypalëshe. Në mbledhjen e ministrave për punë të jashtme që gjithashtu sot mbahet në Bërdo, do të merr pjesë edhe ministri për punë të jashtme Nikolla Dimitrov. Pritet që në takimin e liderëve në procesin Bërdo-Brion të preken temat kyçe në aspektin e integrimit të rajonit në BE dhe të shkëmbehen mendime rreth rreziqeve dhe gjendjes aktuale…

Lexo më Shumë

Shirat e rëmbyeshëm që kanë kapluar Shkupin pas orës 19, kanë krijuar ‘liqene’ në Komunën e Çairit, njofton SHENJA. Në videot amatore më poshtë, shihet bulevardi ‘Xhon Kenedi’ në të cilën nga sasia e ujit nuk shihet as asfallti. Veturat me vështirësi po qarkullojnë, ndërsa disa pjesë janë edhe të pakalueshme për shkak të sasisë së ujit. Shiu ka shkaktuar edhe shpërthimin e kanalizimit i cili për shkak të kapacitetit të vogël po e nxjerr ujin në sipërfaqe, gjë që duket si burim i ndonjë lumi. Gjithashtu gjendje e ngjashme është edhe në bulevardin ‘Çairçanja’ ku rrugët janë shndërruar në ‘lumenj’ për…

Lexo më Shumë

Resjet e djeshme të shiut të shoqëruara edhe me vetëtimë, e kanë lënë pa kulm mbi kokë familjen Sejdiu nga fshati Tanushë. Në fakt vetëtima ka shkaktuar zjarr në rrjetin elektrik të shtëpisë duke e djegur një pjesë të shtëpisë së kësaj familje e cila tashmë është e pabanueshme. Familja Sejdiu u bën apel të gjithë njerëzve human që të ndihmojnë në ndërtmin e shtëpisë. Të gjithë të interesuarit mudn ta kontaktojnë kryefamiljarin Samet Sejdiu në numrin e telefonit 072 646 172.

Lexo më Shumë

30 ditë paraburgim për gjyshin e Tamara Dimovskës, Lupço Stojanovski i cili tentoi ta vrasë ish Ministrin e shëndetësisë Nikolla Todorov.  Teksa zhvillohej dëgjimi i tij në Gjykatën Penale të Shkupit, tre herë radhazi nevojitej intervenimi i ekipit të ndihmës së shpejtë pasi të akuzuarit i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe nuk kishte mundur të flasë. Në këto kushte ai ishte mbrojtur në heshtje. “Personi ka probleme shëndetësore, gjendja e tij është përkeqësuar edhe më shumë pas vdekjes së mbesës së tij Tamarës. Kërkuam që gjykata ta merr parasysh edhe këtë fakt para se të vendos për paraburgimin. Duhet marrë…

Lexo më Shumë

Ish kryeministri Nikolla Gruevski duke komentuar kërkesën për hetim të deputetëve të partisë së tij për ngjarjet e 27 prillit, e cilësoi atë si tërheqje të vëmendjes nga premtimet e Qeverisë së re. Sipas Gruevskit, gjithë çka do të bëjë kjo qeveri në gjashtë muajt e parë do të jenë akuzat ndaj VMRO-DPMNE-së me qëllim që të fshehin dështimet e tyre. Gruevski në një intervistë për Tv Alfa tha se nuk e ka në plan që të tërhiqet nga partia por do ta kthejë atë në Qeveri. Sa i takon premtimit të Zaevit për rizgjedhjen e gjykatësve dhe prokurorit publik…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari do t’i pezullojë të gjithë drejtorët ekonomik nëpër Spitalet e vendit, pasi sipas tij, institucionet shëndetësore nuk kanë nevojë për udhëheqës të tillë. Taravari tha se me rrogat e këtyre drejtorëve ekonomik do shpërblehen mjekët të cilët do të tregojnë rezultate të suksesshme në periudha të caktuara, ndërkaq gjatë pesë muajve të ardhshëm do të vendoset se cilët drejtorë të cilave Klinika do të qëndrojnë në poste e cilët do të shkarkohen. Ideja jonë është që drejtorët financiar nuk ka nevojë të ekzistojnë nuk ka nevojë të dyfishojmë funksionimet , ne nuk jemi shtet i…

Lexo më Shumë

Shqiptarët kanë votuar që disa të përfaqësohen në pushtet disa në opozitë. Kështu u shpreh analisti politik Sefer Tahiri, duke shtuar se Lëvizja BESA ka marrë vendim të drejtë për mospërfshirjen e saj në Qeveri. I ftuar në emisionin ARENA, Tahiri shtoi se në një demokraci parlamentare, çdo parti politike merr vendime autonome. “Shqiptarët kanë votuar që BDI-ja, pavarësisht përgjysmimit të votave, uljes së kapacitetit të saj elektoral, megjithatë kanë votuar që të jetë parti e parë. Dhe me qenë se duheshin numrat e Aleancës për Shqiptarët, edhe kjo parti, ky koalicion i dy partive, u bënë pjesë e Qeverisë.…

Lexo më Shumë

Marrëveshja e Ohrit, dokumenti i cili ndaloi konfliktin në vitin 2001, me qëllim të sjelljes së paqes dhe ndërtimin e Maqedonisë demokratike, multietnike dhe me qytetarë të barabartë. Me qëllim të implementimit të saj, Qeveria e asaj kohe, formoi sekretariatin për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, i cili do të kujdesej për zyrtarizimin e  gjuhës shqipe, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve por edhe për të drejtat tjera themelore, me të cilët shqiptarët do të ishin qytetar të barabartë me maqedonasit. Në vitin 2004 Qeveria formoi Sektorin për zbatimin e MO-s, ndërsa në vitin 2008 u transferua në Sekretariat.…

Lexo më Shumë

Ende pa mbaruar tërësisht ndërtimet në lagjen Ivo Llovo Ribar në Tetovë, që kishin filluar prej shumë kohësh, banorët e asaj pjese kanë filluar t’i ndjejnë problemet e para. Një gropë e thellë që është hapur për të vendosur ujësjellësin para një muaji e gjysmë, si e tillë ka mbetur edhe sot, sepse e njejta nuk është mbuluar që të mos ju shkaktojë pasoja banorëve. Deri tani aty kanë rënë 3 vetura, por qytetarët druajnë që të njëjtën fatkeqësi mos e përjetojnë edhe nxënësit, pasi në afërsi janë shkolla fillore dhe e mesme. “S’kam koment, nuk di çfarë të them.…

Lexo më Shumë