Qeveria e re reformatore e Republikës së Maqedonisë është seriozisht e përgatitur dhe fuqimisht e vendosur që vendi ynë të bëhet pjesë e integrimeve euroatlantike, ndërsa kjo është mundësi jo vetëm për Republikën e Maqedonisë, por edhe për rajonin, si dhe për proceset për inkuadrim”, theksoi Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë Nikolla Dimitrov në takimin me liderët e Procesit “Bërdo-Brioni”. Dimitrov theksoi se përforcimi i institucioneve, qeverisja e të drejtës, promovimi i dialogut kulturor dhe kompromisi janë argumentet tona për integrim të shpejtë euroatlantik. Sipas tij, institucionet e pavarura dhe të fuqishme janë boshti i stabilitetit të vendit.…
Author: almakos
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. LAMM rekomandon të jenë të kujdesshëm, të kenë shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe të respektojnë sinjalizimit të vendosur rrugor. Siç informohet, në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katllanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnjë -Bukovë. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Më 1 korrik skadon afati i parë i Prokurorisë Speciale për hetime dhe ngritjen e aktakuzave dhe nuk ka sinjale se këtij trupi që buron nga Marrëveshja e Përzhinos do ti vazhdohet mandati, raporton SHENJA. Kjo po e lë Specialen me vetëm tre aktakuza të ngritura nga gjithësej 20 raste që i ka hapur prej themelimit të saj. Nga Prokuroria Speciale për Televizionin Shenja thonë se nuk kanë ndonjë njohuri nëse ndërkohë Kuvendi po përgatit propozimin e ndryshimeve ligjore. Por, ishin të sigurtë se mandati i tyre nuk preket me datën e nesërme për të cilën mediat raportuan se gjoja…
VMRO-DPMNE vlerëson se LSDM-së i interesojnë vetëm masat populiste dhe jo projektet të cilat japin rezultate afatgjate. “Kjo qeveri nuk është reformuese por anti-reformuese. Qeveria anti-reformuese e LSD-së në vend që të fillojë me rritjen e pagave, pensioneve dhe rritjen e ekonomisë, mandatin e filloi me projekte shfuqizuese dhe paralajmërime për bllokime tjera. Këto masa nuk përputhen me jetën më të mirë të cilën ato e premtonin. Sipas VMRO-DPMNE-së përderisa populli pret premtimet për rritjen e pagave dhe pensionve LSDM po defokuson ato me gënjeshtra të zeza dhe propagandë destruktive kundër VMRO-së.
Organizata Humanitare Kulturore Merhamet ka filluar me shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet në nevojë. Merhamet aksionin e saj humanitar e ka filluar në Kumanovë ku ka shpërndarë 230 pako ushqimore për familjet në nevojë, që përfshinin miell, vaj për gatim, kripë, sheqer, oriz e kështu me radhë. Qytetarët u shprehën të kënaqur nga ndihma që Merhamet u ofroi në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit dhe falenderuan këtë organizatë humanitare. Përfaqësuesi i Merhamet, tha se ky projekt do të vazhdojë në gjithë territorin e Maqedonisë, ndërsa do të shpërndahen gjithsej 4500 pako ushqimore për familjet në nevojë. “Karavani i…
Pas çdo dite me shi, Saraji duket të jetë vendi që e pëson më së shumti nga të rreshurat. Sikur para disa ditëve, ashtu edhe sot, rrugët e Sarajit janë shndërruar në pellgje. Në fotot më poshtë shihet gjendja e rrugëve ku mezi qarkullojnë veturat për shkak të sasisë së madhe të ujit. /SHENJA/
Rreshjet intenzive të shiut sot kanë bllokuar rrugën në hyrje të Butelit. Më konkretisht vendkalimi nën urën që është edhe hyrje për në këtë Komunë. Për shkak se rruga është bërë e pakalueshme për automjetet, autoritet kanë filluar menjëherë pastrimin e ujit.[embedded content]Shiu bllokon qarkullimin te ura në Butel by tvshenjaofficial
Nesër skadon afati i parë i Prokurorisë Speciale për hetime dhe ngritjen e aktakuzave dhe nuk ka sinjale se këtij trupi që buron nga Marrëveshja e Përzhinos do ti vazhdohet mandati. Kjo po e lë Specialen me vetëm tre aktakuza të ngritura nga gjithsej 20 raste që i ka hapur prej themelimit të saj. Për gjatë këtyre 18 muajve u hapën rastet “Titanik”, “Target”, “Tortura”, “Transportuesi”, “TNT”, “Fortesa” dhe “Fortesa2”, “Thesari”, “Toplik”, “Tenderat”, “Tanku”, “Tarifa”, “Trust”, “Tabela”, “Treqind”, “Total”, “Tifani”, “Traektorja”, “Lëndina” dhe “Talir”. Aktakuza janë ngritur vetëm në raste “Transportuesi” për keqpërdorimin e tenderëve për transport të nxënësvenë Manastrit,…
Liderët e vendeve të rajonit janë mbledhur sot në Bërdo në Kranjë në konferencën Bërdo Brioni proces për të biseduar për përforcimin e besimit, përkushtimin, stabilitetin dhe pajtimin në rajonin e Evropës Juglindore, raporton AA. Nikoqirët dhe iniciatorët e këtij procesi presidenti i Sllovenisë Borut Pahor dhe presidentja kroate Kolinda Grabar – Kitaroviç paralajmëruan se për shkak të situatës momentale në Evropë dhe botë, forcimi i dialogut politik, krijimi i besimit dhe gjetja e zgjidhjes për të gjitha çështjet e hapura bilaterale dhe rajonale është prioritet. Mysafir nderi në këtë konferencë të sivjetmë është presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier. Në…
Partitë që janë pjesë e shumicës parlamentare mohojnë të kenë filluar bisedimet lidhur me ndarjen e posteve të zëvendësministrave si dhe të instititucioneve publike që janë nën kompetenca të Qeverisë. Të kontaktuar nga Televizioni SHENJA, LSDM, BDI dhe Aleanca për shqiptarët, mohojnë të jetë biseduar lidhur me ndarjen e këtyre posteve, duke I quajtur spekulime emrat të cilat tanimë po qarkullojnë nëpër opinion si persona të mundshëm për postet zëvendës ministrore në disa ministri. Nga LSDM thonë se në momentin që do të ketë bisedime për këto tema, opinioni do të jetë i informuar në kohë. “Nuk ka akoma diçka…
Shteti tërësisht e ka harruar shkollën më të vjetër në gjuhën shqipe në komunën e Strugës. Bëhet fjalë për shkollën “Ekrem Jakupi” në fshatin Koroshishtë. Deri më tani asnjë qindarkë nuk është investuar për riparimin e saj edhe pse prej këtu ka filluar të përhapet arsimi në gjuhën shqipe në rajonin e Ohrit dhe Strugës. Edhe nga të reshurat më të vogla të shiut, çatia e objektit të kësaj shkolle të ndërtuar në vitin 1946, pikon. Problem shtesë janë edhe tualetet që janë të vendosura jashtë shkollës. Alsat M informoi për gjendjen e kësaj shkolle para më shumë se një…
Familjarët presin që me ndryshimin e pushtetit, asht siç është premtuar, sa më parë të zbardhet edhe rasti “Monstra”. Për proceset e montuara, familjarët presin që të jepet drejtësia dhe të del në shesh e vërteta, që sipas tyre, nënkupton lirim të familjarëve të tyre. Bedri Ajdari, familjar i njërit prej të akuzuarve për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovcë kërkon një gjykim të drejtë, ashtu siç është premtuar nga vetë kryeministri. Unë shpresoj nga premtimet atij që i ka dhënë ta vendos në funksion ligjin dhe ta zbatojë të njëjtin, ai e ka marr detyrën është ngarkuar me atë postë…

