Author: almakos

05 June Moti sot do të jetë me vrënësira të lehta, por edhe me periudha dielli, duke u bërë i paqëndrueshëm sidomos në periudhën e pasditës kur edhe pritet të ketë reshje lokale shiu dhe vetëtima, posaçërisht në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore. Temperatura minimale do të lëvizë nga 9°C e deri më 15°C, kurse ajo maksimale do të lëvizë nga 24°C e deri më 31°C. Në rajonin e Shkupit do të ketë mot të ngjashëm, kurse temperaturat do të lëvizin nga 13°C e deri më 30°C.

Lexo më Shumë

05 June Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur mbrëmë në bulevardin “Aradhët Partizane” në Shkup, kur një makinë e tipit “Audi” me targa të Shkupit me shpejtësi të madhe i ka prerë rrugën një karvani të policisë. Si pasojë kanë ngelur të lënduar  8 pjesëtarë të njësisë për ndërhyrje të shpejtë, të cilët me ndihmën e shpejtë janë dërguar në klinikat e Shkupit. Karvani i policisë po kthehej për në stacion policor pas festimeve që ishin në sheshin e Shkupit, për fitoren e Vardarit si Kampion evropian në hendboll. Ndërkohë, policia po heton për zbardhjen e plotë të aksidentit ku mbetën…

Lexo më Shumë

Karvani i Organizatës Kulturore Humanitare “Merhamet” ka vazhduar sot me shpërndarjen e pakove me produkte ushqimore për familjet në nevojë, kësaj radhe nëpër fshatrat e komunës së Likovës. Aktivistë të kësaj shoqate kanë shpërndarë gjithsej 130 pako në 13 fshatra të komunës së Likovës, përfshirë këtu fshatrat Llojan, Vaksincë, Sllupçan, Mateç, Nikushtak e kështu me radhë. Nga organizata Merhamet thonë se shpërndarja e pakove në komunën e Likovës, është pjesë e aksionit humanitar të filluar dje në Kumanovë, por që synon të shpërndajë pako me produkte ushqimore për nevojtarët në tërë Maqedoninë. “Edhe sot po vazhdon karvani i Organizatës Humanitare…

Lexo më Shumë

Pa ide për zhvillim, pa shpresë për një të ardhme më të mirë, politika kthehet në pazar të shitjes së votës. Kështu e shpjegon votën shqiptare për LSDM-në, njohësi i rrethanave politike Enis Sulstarova. Ai në një intervistë për revistën SHENJA duke folur mbi entuziazmin e ndërkombëtarëve për ta mbështetur Zaevin,  tha se shqiptarët duhet lejuar që të tjerët të shprehin eufori, dhe vetë të shohin problemet me të cilat ballafaqohen. Ai tha se partitë shqiptare tanimë kanë platformën e përbashkët përveç Marrëveshjes së Ohrit dhe duhet t’ua bëjnë të qartë ndërkombëtarëve  se kërkojnë shtet dykombësh e demokratik, pavarësisht se…

Lexo më Shumë

Qeveria e re reformatore e Maqedonisë është seriozisht e përgatitur dhe fuqimisht e vendosur që vendi ynë të bëhet pjesë e integrimeve euroatlantike. Kështu ka thënë ministri i ri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, në takimin e ministrave të Jashtëm në kuadër të takimit të liderëve nga Procesi “Bërdo-Brioni” në Bërdo afër Kranj në Slloveni. Ai theksoi se përforcimi i institucioneve, sundimi i së drejtës, promovimi i dialogut kulturor dhe kompromisi janë argumentet tona për integrim të shpejtë euroatlantik. Sipas tij, institucionet e pavarura dhe të fuqishme janë boshti i stabilitetit të vendit. “Detyra jonë është që…

Lexo më Shumë

Pa u zbatuar tërërisht Marrëveshja e Ohrit, Sekretariati përgjegjës për implementim u shua. Analistët politik vlerësojnë se SIOFA nuk e ka kryer rolin për të cilin ishte themeluar, dhe kjo më së shumti lidhet me kuadrin që e kanë drejtuar këtë trup. Ismet Ramadani thotë se kanë dështuar të gjitha tentativat për zbatim të tërësishëm të Marrëveshjes dhe tani është themeluar  zv/kryeministria për  Sistem Politik dhe marrëdhënie mes bashkësive për të cilin nuk është i sigurt se çfarë roli do të ketë në implementimin e kërkesave të shqiptarëve që dolën pas konfliktit, por për të me rëndësi është kuadri që…

Lexo më Shumë

04 June Sot skadon mandati i Prokurorisë Speciale për të ngritur aktakuza për lëndët të cilët i mori nga prokuroria Publike e Marko Zvërlevskit. Në fund të muajit qershor skadon edhe afati për aktakuzat që dalin nga materialet e përgjuara. Profesorja Besa Arifi thotë se Specialja duhet të vazhdojë me hetimet e saj. [embedded content]

Lexo më Shumë

04 June Partitë e përbërjes së re qeveritare nesër i fillojnë bisedimet për ndarjen dhe emrat e mundshëm të zëvendësministrave dhe drejtorëve në institucionet shtetërore, konfirmojnë për Alsat M nga LSDM dhe BDI. Jozyrtarisht, nesër mund të mbahet edhe takim, ndërsa temë bisede mund të jenë emrat e eshalonit të dytë dhe të tretë. Për momentin nuk ka informata nëse takimet do të kombinohen edhe me pjesëmarrjen e liderëve. Nga bisedat pritet që partitë shqiptare të kenë katër ose pesë vende të zëvendësministrave, edh atë në Financa, MPB, Transport dhe lidhje, Arsim dhe Mbrojtje. Ndarja e funksioneve mes BDI-së dhe…

Lexo më Shumë

04 June Përderisa policia vazhdon të sanksionojë pjesëtarë të saj për mos intervenim në Kuvend natën e dhunshme të 27 prillit, Prokuroria Publike akoma nuk kanë filluar hetime ndaj organizatorëve të protestës “Për Maqedoni të përbashkët”. Bogdan iliveksi njëri nga organizatorët  e protestës konfirmoi për Alsat M se akoma nuk është ftuar as nga Gjykata e as nga Prokuroria.  Deri më tani nuk jam ftuar nga gjykata edhe as nga prokuroria publike, në dispozicion të institucioneve janë dy adresat e banimit. Sa i përket rikthimit të protestave dhe ngritjes së iniciativës nuk mund të them asgjë konkrete – tha Bogdan…

Lexo më Shumë

Tentimi për atentat ndaj Nikolla Todorovit nuk ishte akt në afekt, ky ishte një akt i cili ishte i motivuar me vite. Kështu ka deklaruar Krste Jovanovski nga VMRO DPMNE, i cili akuzon LSDM-në dhe organizatat joqeveritare të Sorosit, se kanë shpikur gënjeshtra kundër Todorovit, derisa dikush ta besojë dhe të vendos të derdh gjak. Nga VMRO thonë se nuk ka vend në botë në të cilin nuk kanë vdekur pacient, por se shpallja e Todorovit si vrasës në masë, ka shërbyer si manipulim me ndjenjat e të sëmurëve, të afërmve të tyre ose të atyre që e kanë humbur…

Lexo më Shumë

LSDM nëpërmjet një komunikate ka thënë se qeveria e re do të siguroj jetë më të mirë për qytetarët, do të ketë drejtësie, dhe perspektiva euroatlantike për vendin. Sipas tyre do të ketë reforma të cilat do të sigurojnë paga më të larta dhe vende të reja të punësi. Ata thonë se do të ketë reforma në gjyqësor nëpërmjet rizgjedhjes sipas praktikave më të mira evropiane. “Sundimi 11-vjeçar i Nikolla Gruevskit solli vetëm izolim, varfëri, shpërngulje masive të qytetarëve, institucione të kapura, krim dhe korrupsion, shkatërroi sistemin shëndetësor dhe arsimor. Qeverisja e Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve të tij janë qeverisja më…

Lexo më Shumë

Mali i Zi nesër në Washington do t’i dorëzojë SHBA-ve dokumentet e anëtarësimit në NATO, me çka edhe zyrtarisht vendi do të bëhet anëtar i Aleancës Veri-Atlantike, raporton Anadolu Agency (AA). Qeveria e Malit të Zi ka bërë të ditur se kryeministri Dushko Markoviç ka udhëtuar në Uashington për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO dhe takimin me zëvendëpresidentin amerikan Mike Pence. Siç thuhet, gjatë ceremonisë së dorëzimit të dokumenteve, do të marrin pjesë, ndër të tjera edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

Lexo më Shumë