Fshati Poroj, në Tetovë, është vërshuar nga uji i cili ka dalë nga shtrati i lumit që kalon nëpër këtë fshat. Për momentin raportohet vetëm për dëme të mëdha materiale dhe pa viktima në njerëz. Vershimt demtojne serish Porojin. Nai-post ni Alsat-M.TV noong Lunes, Hunyo 5, 2017
Author: almakos
Sektori për Punë të Brendshme në Shkup ka ngritur padi penale kundër drejtorit të Klinikës për Neurokirugji Aleksandar Çaparovski, nën dyshimin se ka kryer vepër penale “mit-marrje ”. Një javë më parë i dyshuari ka kërkuar në mënyrë direkte 1000 euro nga babai i një pacienteje 13 vjeçare për t’i dhënë vërtetim se Klinika për neurokirurgji nuk kryen intervenim kirurgjik. Më 30 maj drejtori i Klinikës i ka marrë paratë në formë dhurate. I dyshuari më pas është arrestuar dhe pas bastisjes në zyrën e tij të punës janë gjetur 24.890 euro, 4.477 dollar, 2.250 franga, 65 dollar australian, 170…
Numri një i arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska, ka paralajmëruar sot reforma në sistemin arsimor në vend. Gjatë konferencës profesionale,“Reformim i reformave të pasuksesshëm, si deri në arsim cilësor në Maqedoni”, Deskoska deklaroi se do të hapin proces të konsultimeve për të gjitha masat dhe të gjitha reformat të cilat do të bëhen. Ndërprerja e programit të Kembrixhit, rishqyrtim i programeve mësimore dhe zvogëlim i numri të lëndëve në arsimin fillor, si dhe ligj të ri në arsimin e lartë, janë disa nga reformat që sot i paralajmëroi sot ministrja e arsimit. “Jam e vetëdijshme se fillimisht vijon procesi i…
Prokuroria Speciale ka një vit e gjysmë që ka nisur fushatën për luftimin e krimit dhe korrupsionit por asesi nuk po arrin që të dërgojë prapa grilave ndonjë funksionar të akuzuar për vepra kriminale ose korruptive, raporton SHENJA. Propozimet e Speciales për paraburgim dhe ngrirje të pasurisë po kthehen prapa nga Gjykata. Për këto 18 muaj punë, Specialja vetëm ka humbur nga afatet e parapara për ngritjen e akuzave dhe ka stopuar përkohësisht dëgjimin edhe të gjysmës së mbetur të “bombave” ku mund të ketë edhe shumë materiale për krim dhe korrupsion. Aktualisht në zhvillim janë afro 70 procedura parahetimore…
Për Maqedoninë është e rëndësishme anëtarësimi në BE. Do të punojmë që sa më shpejt të hiqet rekomandimi i kushtëzuar. Kështu ka thënë kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në takimin që ka pasur me ambasadorin e BE-së në vend, Samuel Zhbogar. Zaev ka thënë se Qeveria e re ka energji pozitive dhe dëshiron që ketë pozitivitet ta transmetoj edhe tek qytetarët. “Do të bëjmë gjithçka që t’i plotësojmë pritshmëritë e BE-së që të kenë arsye të mjaftueshme për ta hequr rekomandimin e kushtëzuar. Jemi duke dakorduar takim me komisarin Johanes Hahn dhe ai duhet t’i tregoj pritshmëritë e tij nga…
Arsimi cilësor është kusht për krijimin e shoqërisë së lirë. Andaj domosdoshmërish duhet të kthehen vlerat dhe të rritet cilësia në sistemin arsimor, porositën ekspertët. Aleksandar Spasov nga Progres Instituti për demokraci sociale theksoi se urgjentisht duhet t’i kthehet autonomia universiteteve, ato të jenë në dispozicion të të gjithëve por të mos jenë thjeshtë “fabrika diplomash”. Arsimi i lartë duhet të jetë në dispozicion të të gjithëve, por kjo nuk do të thotë mos-ekzistim i kritereve për regjistrim. Kështu që duhet të mendohet edhe rreth politikës së regjistrimit, por kjo është e treta. E para është sjellja e ligjit për…
Sejdi Ramadani, 25 vjeç nga fshati Studeniçan është sulmuar mbrëmë nga disa persona të panjohur. Rasti ka ndodhur në stacionin e autobusëve “Jugo Dërvo”, ku Sejdiu ka qenë duke pritur autobusin për në fshatin e lartpërmendur. Sipas Sejdiut, ai është sulmuar dhe maltretuar nga tifozët e Vardarit të cilët ishin nisur për të festuar fitoren e këtij klubi si kampion evropian në hendboll. Rasti ndodhi te stacioni “Jugo Drvo”, isha duke pritur autobus për në shtëpi, për në fshatin Studeniçan. Zbritën huliganët maqedonas prej autobusit me numër 5, më pyetën a je shqiptar, u thash, po shqiptar jam. Filluan të…
Asfalti në bulevardin “Xhon Kenedi” do të jetë i sigurt për 15 vitet e ardhshme, pati deklaruar kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski. Por, ja se si duket sot…ATMOSFERË Në kohën kur po bëhej riparimi i rrugëve në këtë bulevard, kreu i kryeqytetit dukej shumë i sigurt. “Ka ngelur vetëm një pjesë e paasfaltuar, kështu që kur do të jenë të përshtatshme kushtet atmosferike, ka mundësi edhe tani, megjithatë ekspertët thonë që më mirë të jetë më ngrohtë që të mund asfalti mirë të rregullohet, sepse ajo që do të asfaltohet, si e tillë do të qëndroj 15 vjet,…
Kryeministri Zoran Zaev pas takimit me ambasadorin Samell Zhbogar ka thënë se sot do të zgjidhet sekretar gjeneral, shef i kabinetit , do të konstituohen komisionet e veçanta që funksionojnë në kuadër të Qeverisë. “E gjithë kjo që Qeveria vetë, në kapacitet të plotë ti fillojë që sot detyrimet e veta përpara qytetarëve dhe institucioneve. Sot do të bëhet edhe detyra ime e parë si kryeministër deri tek të gjitha ministrat, e ajo është udhëheqja e detyrave të asaj që kemi premtuar përpara qytetarëve. Çka pres prej tyre në 30 ditët e para, çka pres në 100 ditët e para….…
Ndryshimet e 30 ligjeve do të jenë të parët që do të shqyrtohen në seancën e parë të sotme qeveritare. Kryeministri Zoran Zaev shprehet se do të shqyrtohen masat për anulimin e taksës radiodifuzive, kthimin e tarifës së lirë të energjisë elektrike, import të zvogëluar të rrymës, pako të masave sociale për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve. Një pjesë e këtyre masave, sipas Zaevit do të realizohen menjëherë derisa për realizimin e pjesës tjetër do të duhet të pritet rishikimi i buxhetit. Diku nga vjeshta duhet doemos të ndiqet rishikimi i buxhetit për një arsye të thjeshtë meqë kemi…
05 June Partitë e koalicionit qeverisë ende nuk kanë filluar bisedimet për ndarjen e pozitave të eshalonit të dytë dhe të tretë. Siç mëson Alsat fillimisht do të jetë një takim të liderëve të partive politike e më pas bisedimet do të kalojnë tek grupet e punës që duhet të dalin me propozime konkrete mbi ndarjen e postet e zëvendësministrave, sekretarëve shtetërore dhe drejtorit nëpër dikastere. Ndonëse në mbledhjen e parë të Qeverisë nuk pritet të flitet për pozitat e eshalonit të dytë dhe të tretë, kryeministri Zoran Zaev pretendon që sa më shpejtë të krijohen shtyllat e Qeverisë së…
05 June Me formimi e qeverisë së re hapet edhe rruga për intensifikimin e aktiviteteve për anëtarësimin e vendit në NATO. Sipas ekspertëve Maqedonia në këtë moment duhet të insistojë të hyjë në NATO me referencën e përkohshme FYROM. Në këtë drejtim sipas tyre do të mund të përdoret edhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës e cila lejon anëtarësimin e Maqedonisë në NATO me referencën e përkohshme. Nuk mungon shumë. Greqia vetëm në atë pjesë ka probleme dhe mendoj se në NATO tani me formimin e Qeverisë së re kanë pikëpamje pozitive dhe mund të presim që së shpejti…

