Qeveria e Maqedonisë sot në orën 12:00 do të mbajë seancën e dytë. Mediat do të kenë mundësi të shkrepin fotografi dhe inserte para fillimit të seancës.
Author: almakos
Një agjent i shërbimit sekret të Sllovenisë (OVS) në prill të vitit të kaluar është arrestuar në Maqedoni, pasi me dron e ka incizuar vilën presidenciale në Ohër. Ai është paraqitur si agjent i shërbimit sekret të Sllovenisë, kurse ka treguar edhe legjitimacion se është zyrtar i NATO-s. Slloveni i ka thënë policisë se është personalisht i tij dhe se ka luajtur me djalin. Policia maqedonase e ka arrestuar, ia ka marrë dronin, e ka dyshuar për spiunazh dhe e ka informuar Ministrinë e punëve të jashtme të Sllovenisë, transmeton Gazeta Lajm. Ministria sllovene e mbrojtjes më pas i ka…
Komunikacioni vendor i udhëtarëve dhe mallrave nga mëngjesi i sotëm është bllokuar tërësisht për shkak të protestës të personelit të makinistëve Transport sha Shkup. Është lëshuar vetëm treni i shpejtë Beograd-Shkup-Selanik. Protesta, që filloi dje me reduktim të komunikacionit, sipas personelit të makinistëve do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave për të cilat dje nuk u arrit marrëveshje me ekipin e menaxherëve. “Bllokimi do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave tona për rritje të koeficientit të komplikimit të vendeve të punës, pagesë të pjesë së dytë të pagës së prillit dhe garanci me shkrim se deri në fund…
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se pranimi i Malit të Zi në Aleancë është mirë për stabilitetin e këtij vendi dhe për Ballkanin. Ai shtoi se Mali i Zi sjell guximin dhe përkushtimin e popullit të tij në NATO, e cila është dedikuar për misionet në të cilat marrin pjesë ata.
Komunikacioni në rrugën rajonale Tetovë – VK Jazhincë te fshati Poroj ende është në ndërprerje, për shkak të derdhjes së djeshme të Lumit të Porojit. Në atë pjesë të rrugës komunikacioni po riorientohet, kumtoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve. Siç informon LAMM, komunikacioni, në rrugët e shtetit po zhvillohet nëpër rrugë të thata. LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë –…
Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, Organizata Kulturore Humanitare “Merhamet” do të shpërndajë mbi 5000 pako me produkte ushqimore në Maqedoni. Rreth 100 familje nga Komuna e Studeniçanit me standard të ulët jetësor kanë pranuar sot pako me produkte ushqimore nga OKH “Merhamet”. Ky aktivitet, është në vazhdën e karvanit që filloi të shtunën ne Kumanovë, vazhdoi të dielën nëpër fshatrat e komunës së Likovës, ndërsa sot ndaloi në Studeniçan. Nga organizata “Merhamet”, premtojnë që ky aktivitet do të arrijë edhe në Strugë. “Organizata Humanitare ‘Merhamet’ me karvanin që filloi nga Kumanova, dje vazhduam në komunën e Likovës, sot jemi në komunën…
Rreth 100 familje nga Komuna e Studeniçanit me standard të ulët jetësor kanë pranuar sot pako me produkte ushqimore nga Organizata Kulturore “Merhamet”. Ky aktivitet, është në vazhdën e karvanit që filloi të shtunën ne Kumanovë, vazhdoi të dielën nëpër fshatrat e komunës së Likovës, ndërsa sot ndaloi në Studeniçan. Nga organizata “Merhamet”, premtojnë që ky aktivitet do të arrijë edhe në Strugë. “Organizata Humanitare ‘Merhamet’ me karvanin që filloi nga Kumanova, dje vazhduam në komunën e Likovës, sot jemi në komunën e Studeniçanit. Me 100 pako jemi këtu prezent sot, i kemi dorëzuar. Këtu do t’i përfshijmë të gjitha…
Mali i Zi është bërë këtë të hënë anëtari i ri i NATO-s, duke nënshkruar aderimin në Aleancën e Atlantikut të Veriut në selinë e Departamentit amerikan të Shtetit, në Uashington. Në ceremoninë e rastit mori pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili nënvizoi se hyrja e Malit të Zi në Aleancë i kontribuon paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. “Ky anëtarësim është një mesazh i fortë se dyert e NATO-s mbeten të hapura për të gjithë”, tha Stoltenberg. Ceremonia u ndoq nga kryeministri malazez Dusko Markoviq dhe ministri i Jashtëm, Srgjan Darmanoviq, ndërsa u organizua nga nënsekretari…
Ish-ministrja e MPPS-së, Frosina Remenski, do të jetë nënkryetare e Parlamentit. ‘Fokus’ mëson se ajo është përmendur si kandidate e mundshme në pushtetin ekzekutiv në fushën e sigurisë, megjithatë, sipas informatave të Fokus-it, ajo definitivisht do të ngelet në pushtetin legjislativ, përcjell Telegrafi Maqedoni. Talat Xhaferi u zgjodh kryetar i Parlamentit më 27 prill, në ditën kur protestuesit e dhunshëm u futën në hapësirat e Kuvendit dhe sulmuan deputetët dhe gazetarët.
05 June Kryetarja e Komunës së Tetovës, Tuta Arifi, nga Poroji konfirmoi se banorët e këtij fshati nuk janë të prekur dhe se shtëpitë e tyre nuk janë të dëmtuara nga vërshimet gjatë ditës së sotme. Arifi shtoi se makineria për intervenim është rrugës dhe se pas qetësimit të motit të gjitha rrugët do të pastrohen dhe do të jenë të kalueshme. [embedded content]
Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot e ka mbajtur seancën e parë, në të cilën, siç theksoi në komunikatë, është shprehur pajtueshmëri e përbashkët për punë të përkushtuar dhe efikase të anëtarëve, në interes të nevojave të qytetarëve dhe të interesave shtetërore të Republikës së Maqedonisë, përmes bashkëpunimit të mirë dhe respektit të ndërsjellë. Në seancën e sotme, kryetari i Qeverisë Zoran Zaev, përcaktoi pesë zëvendës dhe atë: Radmilla Shekerinska, si zëvendës kryetare e Qeverisë dhe ministre e Mbrojtjes, Oliver Spasovski, zëvendës-kryetar i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Brendshme, Bujar Osmani ministër pa dikaster për zëvendëskryetar të Qeverisë, Koço…
Komunikacioni në rrugën rajonale Tetovë – vendkalimi kufitar Jazhincë, afër fshatit Poroj është në ndërprerjeje për shkak reshjeve të mëdha të shiu dhe daljes nga shtrati të lumit të Poroj, njoftoi LAMM. Prej LAMM shtojnë se komunikacioni nga ky drejtim riorientohet drejtë akseve tjera rrugore. LAMM informon Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektimin e sinjalizimit të vendosur rrugor. Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katllanovë-Veles, Krushevë-Demir…

