06 June Edhe pas një muaji e gjysmë nga ngjarjet e përgjakshme në Kuvend, Prokuroria nuk jep detaje deri ku është procedura me deputetët e VMRO-së, Kërsto Mukovski dhe Sasho Vasilevski për të cilët ekzistojnë dyshime se i kanë hapur dyert e Kuvendit. Nga Prokuroria për Alsat M thanë se po veprojnë për rastin. Në këtë lëndë vepron një ekip i prokurorëve publik të cilët për momentin i analizojnë dokumentet e mbërritura. Ende është herët të thuhet çfarëdo qoftë lidhur me procedurën e mëtutjeshme – njoftojnë nga Prokuroria Publike për Ndjekjen e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Për përgjegjësinë e…
Author: almakos
06 June Biznesmeni Sead Koçan dhe avokati i tij, Nikolla Dodevski kanë kërkuar nga Specialja që provat për rastin “Trust” t’i shqyrtojnë deri në Vitin e Ri. Pala mbrojtëse dëshmitë i ka marrë në formë elektronike, por se procesin qëllimisht e kanë zvarritur, akuzojnë nga Specialja. Prokurorja Lençe Ristovska theksoi se dispozitat e ligjit për procedurë penale tregojnë se i dyshuari patjetër duhet fillimisht të merret në pyetje para përfundimit të hetimit. Ajo pohon se pikërisht përmes shqyrtimit të provave, Koçan dhe Dodevski kanë abuzuar me autorizimet në proces dhe kanë zvarritur që të kalojë 30 qershori. Kjo është data…
Jetë në mes të dy kufijve. Fëmijët e lagjes Bardhi të Bllacës edhe këtë vit shkollor po e përmbyllin me probleme të shumta. Nxënësit mësimet edhe sivjet i ndjekin në Elez Han. Ata çdo ditë e kalojnë kufirin për t’u shkolluar në Kosovë edhe pse janë shtetas të Maqedonisë. Vështirësi e parë këtu është shkolla, kjo na mundon me kohë. Vendi është dhanë është një person që e ka nda një pjesë të tokës, por problem është komuna e cila po e zvarrit këtë punë, nuk ka bërë asnjë hap sa i përket lagjes Bardh qe sa vite që është…
Dhjetëra shtëpi tërësisht të izoluara nga balta, shumë rrugë të bllokuara, dy ura të shkatërruara dhe sistem i shkatërruar i ujësjellësit të fshatit. Ky është bilanci i përmbytjeve të një natë më parë në Poroj të Tetovës. “Të bllokuar nëpër oborre dhe bodrume me baltë dhe ujë, siç e shihni kështu janë edhe rreth 30 shtëpi në dalje të fshatit Poroj të Tetovës të cilët kërkojnë që me urgjencë t`iu hapet një rrugë për rastet emergjente, që të kenë mundësi të kalojnë me makina”. “Kemi disa shtëpi komplet të bllokuara dhe shikojmë rrugë ka mund të depërtojë një ekskavator për…
Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, ka dërguar një letër urimi deri tek kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, me rastin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO. “Shembullin që e jep Mali i Zi është mesazh se nëse ka vullnet politik dhe vetëdije qytetare për rëndësinë e proceseve reformuese, atëherë, realizimi i tyre me dinamikën e nevojshme i hap perspektivat për njerëzit dhe për shtetin. Ky sinjal për dyer të hapura të NATO-së, është motivim i fuqishëm për Qeverinë e re të Maqedonisë që e udhëheq unë, të vazhdoj të punoj sipas vlerave demokratike dhe sundimit të drejtësisë…
Disa pjesëtarë të grupit të Kumanovës përsëri bojkotuan senacën gjyqësore dhe hynë në konflikt me gjykatësen Verka Petrovska pasi nuk pranoi asnjë dëshmitar dhe provë të propozuar nga mbrojtja. Ishte Shefqet Hallaçi i cili nisi valën e largimeve nga salla duke ia bërë me dije gjykatëses se nuk po gjykon drejtë dhe se është nën diktat politik. “Duam të dalë e vërteta. Tek përgjimet e prezantuara ka manipulime. Te fotografitë që na i prezantuat duket një njeri me uniformë të UÇK-së që ne nuk e njohim, nuk është prej grupit tonë. Kush është ai”, pyeti Hallaçi. Por në vend të…
Komunikacioni në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë përgjatë fshatit Poroj ende është në ndërprerje, për shkak vërshimeve që ndodhën dje në orët e pasdites.
Në seancën e radhës për grupin e Kumanovës gjykatësja Verka Petrovska nuk pranoi asnjë nga dëshmitë e palës mbrojtëse, nga ana tjetër të akuzuarit në rastin e “Kumanovës” kanë refuzuar ta njohin gjykimin. Gjykatësja Petrovska i përjashtoi nga seanca të akuzuarit për prishje të rendit. “Te përgjimet ka manipulime, njëjtë edhe të fotografit. Një person me uniform të UÇK-së në foto askush nuk e njeh. Kush është ai?”, u shpreh Shefqet Kallaçi. “Ju doni luftë, keni me humb keq! Si ka ra Gruevski, keni me ra edhe Ju! S’ka më Rusi, rroftë Amerika!”, ka bërtitur në seancë Valdet Zekaj. “Keni…
Kryeministri malazez, Dushko Maroviq shfaqi shpresë se pas vendit të tij, edhe Maqedonia së shpejti do të mund të anëtarësohet në NATO. Maroviq foli për zgjerimin e mëtutjeshëm të Aleancës gjatë ceremonisë në Uashignton për pranimin zyrtar të Malit të Zi në NATO, transmetoi Televizioni i Maqedonisë. “Unë do të dëshiroja që edhe Bosnjë e Hercegovina dhe Maqedonia ta përshpejtojnë procesin e vet. E dini se Maqedonia pati shkuar shumë larg, por për shkaqe të ndryshme ngeci në atë rrugë. Besoj se tani po krijohen rrethana dhe atmosferë e brendshme në Maqedoni që të niset me integrim të përshpejtuar jo…
Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot në orën 12:00 do të mbajë mbledhjen e dytë. Dje, në mbledhjen e parë, mes të tjerash, u formuan trupat punues dhe u zgjodhën sekretari i përgjithshëm dhe zëvendëskryetarët e Qeverisë. Në mbledhje, siç kumtoi shërbimi qeveritar për informim, është shprehur pajtueshmëri e përbashkët për punë efikase dhe me përkushtim të anëtarëve, në interes të nevojave të qytetarëve dhe të interesave shtetërore të Republikës së Maqedonisë, përmes bashkëpunimit të mirë dhe respektit të ndërsjelltë.
Para disa çasteve, një kamion i rëndë ka rënë në gropë te fontana në sheshin Maqedonia. Nga goditja, fontana është thyer. Kamioni si duket është i ndërmarrjes komunale Ujësjellësi i Shkupit, që me gjasë ka dashur të kryejë riparime te Fontana. Tani për tani nuk dihen detaje tjera. Tek Sheshi Maqedonia po bëhen përgatitjet për pritjen e hendbollistëve të Vardarit.
Gjatë përgatitjes për mirëpritjen e ekipit të hendbollit “Vardari” në sheshin “Maqedonia” një kamion ra brenda në pjesën e fontoanës në shesh. Siç shikohet në video pllakat e fontanës janë të thyera ndërsa dy rrotat e para të kamionin janë brenda. [embedded content]

