Author: almakos

39 institucione shtetërore kanë qenë subjekt i revizionit për rregullsi, të kryer nga Enti Shtetëror për Revizion në vitin 2016. Sipas raportit të këtij enti, vetëm 8 prej këtyre institucionevee i janë përgjigjur pyetësorit ku janë pyetur për përvojën dhe bashkëpunimin me entin në fjalë. Në këtë raport po ashtu thuhet se ata nuk kanë marrë akoma përgjigje për raportet e revizioneve që i kanë dorëzuar Prokurorisë Themelore.“Enti Shtetëror për revizion i ka dorëzuar 7 raporte të revizionit Prokurorisë Themelore, për të cilat akoma nuk është nuk kanë marrë përgjigje. Komuna Koçan, Ministria e Ekonomisë, NP Rrugët e Maqedonisë dhe…

Lexo më Shumë

Zyra Evropiane për luftë kundër korrupsionit (OLAF), ka dënuar kompaninë greke “Aktor” me 50 milionë euro për shkak të mashtrimeve dhe shpërlarjes së parave gjatë ndërtimit të autostradës Demir Kapi- Smokvicë, shkruajnë gazetat greke “Prototema” dhe “Katimerini”. Rasti është hetuar pas dëshmive që ka grumbulluar agjencioni evropian. Kompania ndërtimore greke në vitin 2012 ka fituar tenderin për ndërtimin e rrugës në gjatësi prej 28 kilometra. Emri “Aktor” u bë i njohur në vitin 2014 kur LSDM ka akuzuar se nga llogaritë bankare të Maqedonisë në mënyrë joligjore janë nxjerrë 3.5 milionë euro. LSDM ka prezantuar edhe dokumente dhe pohonte se…

Lexo më Shumë

08 June Qeveria e re si sfidë serioze para vetes ka procesin e vështirë dhe afatgjatë për departizimin e institucioneve dhe përmirësimin e sundimit të së drejtës, vlerësojnë akademikët dhe profesorët në vend. Për profesoreshën Besa Arifi, hapi i parë duhet të jetë vendosja para përgjegjësisë e të gjithë personave që paraprakisht në institucione kanë kryer vepra penale dhe abuzim të detyrës. Edhe pse departizimi nuk mund të ndodhë shpejt, kjo nuk do të thotë se nuk duhet të veprohet menjëherë, konsideron kryetari i Akademisë së Shkencave, Taki Fiti. Ai konsideron se qeveria duhet të veprojë në tre drejtime, në…

Lexo më Shumë

Këshilli i Prokurorëve Publik  e ka pranuar propozimin e qeverisë për shkarkimin e Marko Zvërlevskit nga posti i kryeprokurorit të shtetit. Kryetari I Këshillit të Prokurorëve, Petar Anevski, I cili një ditë më parëe quajti Zvërlevskin si prokuror të shkëlqyer tha se propozimi është pranuar dhe javën që vjen do te shqyrtohet propozimi në seancë ku anëtarët do të duhet që të deklarohen për këtë çështje. Këshilli ka afat prej 15 ditësh për t’u deklaruar në lidhje me këtë propozim, nëse është për ose kundër, duke arsyetuar qëndrimin përfundimtar.Më pas është kuvendi ai që vendos për shkarkimin e kryeprokurorit.

Lexo më Shumë

08 June Sindikata e Punëtorëve të Organeve Gjyqësore (SPOGJ) shtroi kërkesat kryesore të tyre para ministrit të ri të administratës, Damjan Mançevski. Bëhet fjalë për ndryshime në ligjin për nëpunës administrativ, firmosjen e marrëveshjes kolektive si dhe ndryshimin e orarit të punës.  Për ne është më e rëndësishme që të kthehet orari i punës prej orës 07:00 ose 07:30 minuta. Të ketë orar fleksibël pune. Fillimi i orarit të jetë ora 07:00 e mëngjesit dhe të jetë fleksibël deri në orën 08:00. Në ligjin për nëpunës administrativ kemi më shumë vërejtje. Këtu është e drejta e shpërblimit dhe e drejta…

Lexo më Shumë

08 June Këshilli i Prokurorëve Publik ka pranuar propozimin e Qeverisë për shkarkimin e kryeprokurorit publik Marko Zvërlevski dhe në lidhje me atë pritet të vendosë gjatë javës së ardhshme. Qeveria në mbledhjen e fundit propozoi shkarkimin e Zvërlveskit i cili sipas kryeministrit Zoran Zaev ka ndikuar në shkatërrimin e shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit. Megjithatë vetë kreu i Këshillit të Prokurorëve Publik Petar Anevsk një ditë më parëtha se Zvërlevski është perfekt dhe se puna e tij është profesionale. Zvërlevski deri më tani nuk u është përgjigjur thirrjeve për dorëheqje. Në rast të shkarkimit të Zvërlevskit,…

Lexo më Shumë

08 June Vizita e Reinhard Pribes në Shkup gjatë muajit të ardhshëm, do jetë për të treguar se institucionet e vendit janë në fazë të ringjalljes së tyre, vlerësojnë ekspertët. Profesori Universitar Temelko Ristevski shton se Pribe gjatë vizitës së tij në Shkup do të monitoroj edhe atë se sa institucionet e vendit kanë shënuar progres në fushat e nënvizuara në raportin e tij, ndërkaq pret nga Qeveria e re që të bëj një analizë të thuktë mbi gjendjen e vendit, pikërisht në këto fusha.  Z. Pribe sigurisht që do të interesohet mbi atë se çfarë është bërë deri më…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev sot është takuar me ambasadoren e Republikës së Turqisë në Republikën e Maqedonisë, Tülin Erkal Kara, transmeton Anadolu Agency (AA). Siç njofton kabineti i kryeministrit Zaev, në takim bashkarisht është përshëndetur miqësia mes Maqedonisë dhe Turqisë si dhe është shprehur vendosmëria për përmirësimin e bashkëpunimit në parime demokratike, plan ekonomik dhe në të gjitha fushat tjera në interes të qytetarëve të të dy vendeve. “Qëllimi primar i Qeverisë është t’i avancojë marrëdhëniet me të gjitha shtetet, veçmas me vendet mike të Republikës së Maqedonisë. Qytetarët e Maqedonisë presin perspektiva evropiane dhe Qeveria që e drejtoj…

Lexo më Shumë

08 June VMRO-DPMNE-ja kërkon që institucionet të veprojnë sa i takon paralajmërimit për rrënimin e terrasës të selisë së kësaj partie, nga kryetari i Komunës Qendër Andrej Zhernovski. Nga Partia e Gruevskit thonë se Zhernovski është duke gënjyer dhe sipas tyre mandatin e ka filluar dhe do ta përfundojë me të qara. Reagimi i VMRO-DPMNE-së vjen një ditë pasi kryetari i Komunës qendër deklaroi se terrasa e objektit të selisë së kësaj partie, është nderim pa leje dhe si e tillë do të rrënohet. Ua lëmë institucioneve që ta bëjnë të vetën. Mendojmë se të gjithë atë që e kemi…

Lexo më Shumë

Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë sot kumtoi se seanca publike për lëndën lidhur me vrasjen në Liqenin e Smillkovës, e cila ishte caktuar për nesër, anulohet. Anulimi i seancës publike, siç njoftojnë nga gjykata, është me kërkesë së avokatit mbrojtës Asmir Alispaiq për shkaqe shëndetësore, me ç’rast në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë është dorëzuar dokument përkatës mjekësor. Termini për mbajtjen e seancës publike për këtë lëndë do të përcaktohet shtesë, informojnë nga Gjykata Supreme.

Lexo më Shumë

Rruga drejt vazhdon të trajtojë programin qeveritar dhe masat e para të miratuara nga qeveria e re! Janë apo jo masa populiste apo masa në interes të qytetarëve? Cila do të jetë qasja e qeverisë së re ndaj projekteve joproduktive siç është Shkupi 2014 dhe projekte të tjera etno-nacionaliste? Ku mbeti Deklarata e partive politike shqiptare, a është ajo pjesë integrale e programit të Qeverisë Zaev apo ishte vetëm dokument për qëllime të caktuara politike? Përfundimisht do të përmirësohet statusi i shqiptarëve apo do kemi ngecje të mëtejme në këtë drejtim? Mbi këto tema dhe dilema në studio të ftuar…

Lexo më Shumë

Shoqata Merhamet e cila vepron në kuadër të komunitetit islam në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë organizoi një program iftari përpara objektit të xhamisë së rrënuar e cila ndodhet në lagjen Fusha e Zemunit në Beograd, raporton AA. Më shumë se 200 persona kanë marrë pjesë në programin e iftarit i cili është zhvilluar përpara xhamisë e cila u rrënua javë më parë nga autoritetet serbe me arsyetimin se “nuk kishte leje ndërtimi”. Përfaqësuesi i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet) Hüseyin Yılmaz, deklaroi se ka mbetur i habitur përpara objektit të rrënuar të xhamisë. “Nuk kam ardhur në…

Lexo më Shumë