Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur sot në një takim sekretarin amerikan të Mbrojtjes, James Mattis, ku kanë diskutuar për çështjet dypalëshe dhe ato rajonale, raporton AA. Sipas informacioneve të marra nga burimet e Presidencës së Turqisë, mësohet se Erdoğan në takimin me Mattis krahas vendosmërisë në luftën e përbashkët kundër organizatave terroriste kryesisht DEASH dhe PKK, ka theksuar se duhet të mbrohet integriteti territorial i Sirisë dhe Irakut. Dhe në këtë kuadër ka theksuar se do të jetë një hap i gabuar vajtja në referendum e qeverisë rajonale kurde të Irakut.” Gjithashtu bëhet e ditur se Erdoğan…
Author: almakos
Moti sot pritet të jetë me diell me erë të lehtë deri në mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej katër deri në 14, ndërsa ajo e ditës prej 25 deri në 33 gradë. Treguesi UV do të ketë vlerën 7. Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 10, ndërsa ajo ditore deri në 31 gradë. Deri në fund të muajit pritet të mbajë kryesisht mot me diell me mëngjese më të freskëta. Temperatura ditore do të jetë në rritje graduale, ndërsa të dielën në disa vende do ta…
Kabineti i kryetarit Gjorgje Ivanov kanë reaguar ndaj deklaratës së agjentit serb Goran Zhivaleviq të dhënë për gazetën serbe Tanjug. “Zhivaleviq nuk ka kërkuar leje por ‘pas përfundimit të veprimeve dhe aktiviteteve në Kuvend’, ka dërguar porosi te personat e punësuar nëpër institucione mes të cilëve edhe te këshilltari i kryetarit Ivanov se ka qenë në Kuvend me qëllim që të sigurojë alibe dhe ta heq përgjegjësinë për veprimin e tij”, thuhet në reagimin e Kabinetit të kryetarit. Zhivaleviq ka theksuar se për qëndrimin e tij në Kuvend gjatë kohës së incidenteve ka marrë leje nga këshilltari i sigurisë së…
Përfshirja e agjentit serb në ngjarjet e 27 prillit, sipas presidentit serb Aleksandër Vuçiq është bërë me bekimin e kreut shtetëror të Maqedonisë. Këtë e shpalosi mbrëmë presidenti serb në një intervistë për radio televizionin e Serbisë. “Ai njeri, ai zotri Zhivaleviq nuk ka shkuar atje kokë në vete, nuk më ka pyetur as mua e as kënd tjetër në vendin tonë edhe pse para neve duhet të jap llogari. Ai I ka pyetur drejtpërsëdrejti përfaqësuesit më të lart shtetëror të Maqedonisë , ju ka thënë se dëshiron të jetë atje dhe a keni diçka kundër dhe a më lejoni?Dhe…
23 August Ish këshilltari për siguri në Ambasadën e Serbisë në Maqedoni Goran Zhivaljeviq sonte i mohoi pohimet e VMRO-DPMNE-së se institucionet e Maqedonisë nuk i kanë dhënë miratim të hyjë në Parlament gjatë incidentit më 27 prill. “Prania ime në Kuvend nuk ishte sekret, dhe as në fshehtësi. Misioni im nuk ishte sekret, as me qëllim të keq, e për më tepër, shërbimet e Maqedonisë kanë pasur dijeni”, deklaroi Zhivaljeviq për Tanjug. Ai potencoi se për qëndrimin në Kuvend ka marrë aprovim nga këshilltari për siguri i presidentit të Maqedonisë, Sinisha Aleksovski. “Ai njeri e dinte shkakun pse isha atje dhe…
Për pesë minuta, secili qytetar do të mund të marrë vesh për planet për menaxhmimin e financave publike. Kjo do të jetë e mundur pas hartimit të të ashtuquajturit “buxhet i qytetarëve”, i cili synon ta bëjë më transparent dhe më të kapshëm buxhetin që mblidhet nga taksapaguesit. Ministria e Financave njoftoi se kjo bëhet për transaprencë dhe nuk është zëvendësim për buxhetin e detajuar të shtetit. Zyrtarët njoftojë se “buxheti i qytetarëve” do të publikohet me Propozim-Buxhetin për vitin 2018. /SHENJA/
Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka njoftuar se nesër do të kthehet personeli i ambasadës serbe në Shkup, njofton SHENJA. Ndërkohë, ambasadorja serbe Dushanka Divjak-Tomiq pritet të kthehet në Shkup më 31 gusht, ndërsa do të kërkojë të takohet me kryeministrin Zoran Zaev më 1 shtator. Ministria serbe njoftoi se kryediplomati serb Ivica Daçiq ka zhvilluar sot pasdite bisedë telefonike me homologun maqedonas Nikolla Todorov, ndërsa takimi ndërmjet tyre pritet të mbahet këtë të premte në qytetin e Nishit. Në njoftimin e ministrisë përmendet biseda telefonike ndërmjet kryeministrit Zoran Zaev dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili vlerësohet si hap…
Partitë politike të cilat kanë të drejtë të dorëzojnë propozime për anëtarë dhe zëvendës të tyre në bordet zgjedhore janë LSDM, VMRO-DPMNE, BDI dhe Lëvizja BESA. Kështu është vendosur në seancën e fundit të KSHZ-së të mbajtur mbrëmë. Nga KSHZ thonë se afati i fundit kur partitë politike mund të dorëzojnë propozimet e tyre është 29 gushti. Në pajtueshmëri me këtë, Komisioni Zgjedhor Komunal, obligohet që të më 29 gusht, të organizojë kujdestari, deri në orën 24:00, që partitë politike të mund ti dorëzojnë propozimet e tyre.Në seancën e njëjtë, KSHZ poashtu e miratoi edhe “Udhëzimin për mënyrën e emërimit…
Këtë vit shkollor SHMK GJIMNAZI “DR.IBRAHIM TEMO”-Strugë nis me performancë të re. Siç jemi te informuar nga stafi drejtues i këtij institucioni këtë vit shkollor do të fillohet me mësim kabinetik në lëndët: Fizikë,Kimi dhe Biologji. “Në këtë vit shkollor fillojmë me sallë sportive të renovuar si dhe me tualete të renovuara. Misioni të krijojmë atmosferë pozitive në shkollë , bashkëpunim interkulturor pasi vetëm kështu nxënësit do të ndjehen të mirëseardhur dhe të stimuluar për mësim dhe punë”thekson Xheladin Muça,drejtori i shkollës. Nesër më 24-08-2017 prej orës 08:00 deri në orën 14:00 është afati i fundit i regjistrimit në vit të…
Të qenit artist është një rrugëtim i denjë e kuptimplotë, që e bën botën një vend më të mirë. Por, sa përkrkrahet një artist, nga shteti dhe sa ndikim ka nga politika e vendit. Shumë njerëz të botës së artit, në Maqedoni, ndikohen nga politika. Për piktorin Burhan Ahmeti, por edhe për aktorin Ylber Murtezi, arti dhe kultura janë çelësi i suksesit të vendit, por ndikimi i politikës në fushën e artit e dëmton lulëzimin e saj. “Të bësh kulturë në politikë dhe politikë në kulturë janë dy botëra të ndryshme. Po si duket ne si artist ku veprojmë dhe…
UT organizoi Kongresin ndërkombëtar IPSAT 2017, ku pjesmarrësit, nga shumë vende shpalosën kumtesat e tyre. Detyrat në sistemet e kontrollit të cilësisë së përpunimit që janë të lidhura me inspektimin e proceseve të prodhimit dhe kualitetit të ushqimit, lëndëve të para dhe materialeve, me qëllim që të prodhohen produkte finale kompatabile me rregullativat dhe standardet sociale, nacionale dhe ndërkombëtare të cilësisë. Sipas zyrës për informim nga UT thanë se Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i Universitetit të Tetovës në bashkëpunim me Qendrën Kërkimore Shkencore ,,Nobel” nga Republika e Turqisë organizuan Kongresin ndërkombëtar, disa ditor, për shkencat dhe teknologjinë bimore…
Sekretariati për Çështje Europiane po përgatit një master plan për rritjen e kapaciteteve absorbuese që ka shteti për shfrytëzim të fondeve IPA. Zv/kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani sot ishte i pranishëm në Ministrinë e bujqësisë, ku tha se është alarmante që në këtë sektor vetëm 27 % të mjeteve IPA janë përdorur dhe së bashku me ministrin e bujqësisë kanë bërë një analizë për të parë se cili është problemi. Nga kjo analizë, sipas Osmanit, kanë konstatuar se ekziston një spektër i sfidave që ka ky sistem, që nga aplikimi i dobët, deri të evaluimi joekspeditiv nga ana e…

