Author: almakos

LSDM-ja sot kumtoi se problemi me deponinë në Strugë po zgjidhet intensivisht me tërë makinerinë e disponueshme, pas çka do të vijojë mbulim dhe pastrim i tërësishëm. “Zjarri në deponi tashmë po shuhet, pas çka do të vijojë mbulim i depos dhe pastrim i tërësishëm i saj. Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja në mënyrë efikase dhe përgjithmonë do ta zgjidh problemin shumëvjeçar me deponinë e Strugës, për të cilën VMRO-DPMNE 11-të vjet nuk bëri asgjë”, kum njofton LSDM-ja në kumtesë. Sipas LSDM-së, hipokrizi është që VMRO-DPMNE-ja të kërkojë zgjidhje për problemin pasi Qeveria e re ka formuar komision, detyrat e…

Lexo më Shumë

Pas katër viteve në krye të Prokurorisë, Marko Zvërlevski gjendet para shkarkimit. Qeveria sot do të miratojë propozimin për shkarkimin e kryeprokurorit Marko Zvërlevski dhe menjëherë pas mbarimit të seancës propozimi do të dërgohet në Kuvend. Sipas sekretarit të Qeverisë Dragi Rashkovski, edhe pse Kuvendi për sot nuk ka paraparë të zhvillojë seancë, propozimi do të dërgohet në Kuvend dhe do të gjejë miratim në momentin që do të thirret seancë. Kuvendi pasi të marrë propozimin e Qeverisë të përfshirë edhe me mendimin e Këshillit të Prokurorëve, do ta vëjë në rend dite votimin për shkarkimin e kryeprokurorit. Për përfundimin…

Lexo më Shumë

Qeveria sot do duhet të zgjedhë eshalonin e tretë, shkruan SHENJA. Sipas informatave të sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë Dragi Rashkovski dhënë për Tv Shenja, sot do të ketë vendime për të gjitha punët e ngela pezull të Qeverisë siç është emërimi i Drejtorit për Siguri Publike, emërimi i kryesuesit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe një sërë institucionesh të tjera shtetërore.  Rashkovski për Televizionin Shenja shpjegoi se ministrat kanë marrë një vendim “xhentëllmen” për të mbaruar sot të gjitha punët që domethënë se seanca mund të zgjasë deri në orët e vona të mbrëmjes.

Lexo më Shumë

Një person e humbi jetën, ndërsa katër janë lënduar në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21 në rrugën Manastir-Demir Hisar. Zëdhënësja e SPB Manastir, Magdalena Dimitrovska njoftoi se deri te fatkeqësia ka ardhur gjatë përplasjes së automobilit të tipit “mercedes 200” dhe një automjeti transportues “Tam 80 T”. Në aksident e ka humbur jetën shoferi i automobilit 42 vjeçari Sasho.P nga Manastiri. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer prokuroi publik dhe ekipet të SPB Manastir. Që të konfirmohen shkaqet për vdekjen e 42 vjetarit nga Manastiri Sasho.P, do të bëhet autopsi e trupit.…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, deklaron se një nga prioritet kryesore të BDI-së është ndërtimi sa më i shpejtë i autostradës Shkup-Bllacë, që është e një rëndësie të madhe për Maqedoninë, Kosovën por edhe për rajonin në tërësi. Ai thekson se BDI nga LSDM-ja do të kërkojë që sa më shpejtë të gjenden mjete financiare dhe të fillohet me realizmin e këtij projekti (koha.mk)

Lexo më Shumë

Në bazë të planifikimeve tona për regjistrimin e studentëve të rinj, sigurisht që presim numër më të madh, por që nuk do të shkojmë në regjistrime masive, pasi edhe Universitetit ynë është konceptuar mbi logjikën e cilësia dhe jo të sasisë. Nga numri ekzistues, pritjet tona sigurisht që janë për tre fish dhe më tepër studentë për vitin tjetër. Mjaftueshëm do të jetë edhe trefishi i studentëve të vjetshëm, pasi edhe synimet tona në atë numër konsistojnë”, deklaron rektori i UNT-së, Aziz Pollozhani. (koha.mk)

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE ka vlerësuar se zgjedhja e Arta Toçit të zgjidhet si zëvendësministre e Punëve të Jashtme është skandaloze dhe e rrezikshme për shtetin. Vlladimir Nelloski në konferencë shtypi tha se kontestimi i kufijve aktual dhe ëndrra për shtete të mëdha nga funksionarë shtetërorë të mëdhenj mund të ndikojë në çrregullimin e marrëdhënieve të Republikës së Maqedonisë me fqinjët. “E propozuara Arta Toçi është autore e punimit shkencor ‘Kufijtë si mit’ në të cilën shkruan rreth konferencës së Londrës të mbajtur në vitin 1913 ku është sjellë vendimi për formimin e mbretërisë shqiptare. Sipas saj një pjesë të Shqipërisë nuk janë…

Lexo më Shumë

Ambasadorja gjermane në Maqedoni Kristine Althauzer duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve tha se Gjermania është vetëm mbikëqyrëse nëse është i mundur pranimi i Maqedonisë në NATO nën referencën e përkohshme, deklaroi se kjo është çështje që duhet ta zgjidh Shkupi dhe Athina. “Gjithsesi se është me rëndësi ajo që ministri Nikolla Dimitrov në njërën prej takimeve të tij të para shkoi pikërisht në Athinë. Këtë çështje nuk dua aspak ta komentoj sepse kjo është punë e dy shteteve. Këtu Gjermania është vetëm mbikëqyrëse”, deklaroi ambasadorja Alt’hauzer pas panel diskutimit “Bashkëpunimi mes komunave, kompanive dhe sektorit civil – projekt…

Lexo më Shumë

16 June VMRO-DPMNE në një kumtesë të shkruar thekson se LSDM nuk guxon t’i injorojë problemet reale dhe thekson se derisa struganët po mbyten nga tymi i dendur, i cili vjen nga deponia që digjet çdo ditë, ministrat vetëm se takohen me ambasadorë të ndryshëm. “LSDM dhe partnerët e tyre të koalicionit janë duke e shkatërruar Strugën, janë duke e shndërruar prej perlës së Liqenit të Ohrit në deponi. LSDM edhe me paaftësinë e saj e rrezikojnë sezonin turistik. Revolti i qytetarëve ndaj Qeverisë është duke u rritur, pasi që gjithnjë e më shumë më e dukshme është qeveria për…

Lexo më Shumë

Deponia e Strugës u shndërrua në temë kryesore në punën e Kuvendit. Gjatë diskutimit të raporteve vjetore të institucioneve shtetërore, deputeti i VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski, në fjalim procedural kërkoi nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferri, që të marrë informata nga Qeveria në lidhje me djegien e deponisë në qytetin e Strugës dhe të caktojë seancë urgjente. “Është mirë që Parlamenti në afat sa më të shkurtër, pas një, dy ose pesë ditësh, se ndoshta ka nevojë për më shumë kohë për tu mbledhur të dhënat dhe informatat. Por në afat sa më të shkurtër duhet të zhvillojë debat qoftë një…

Lexo më Shumë

Shiu i rrëmbyeshëm dhe intensiteti i madh breshërit që kapluan dje Shkupin kanë shkaktuar pasoja të shumta, sidomos në fshatrat e Komunës së Haraçinës. Fshati Grushinë është njëri ndër fshatrat në të cilin ishin shkaktuar shumë dëme. Banorët njoftuan se dëmet në këtë fshat ishin kryesisht tek të mbjellat e bujqve. Ndërkaq, bujqit shprehnin brengën për paratë dhe mundin që i kishin investuar për këto të mbjella. “Dëmet janë të mëdha, diku 90%, gati 100% janë shkatërruar shalqinjtë, lulediellit, drithërat. Tash është koha e të korrave, i ka shkatërruar të gjitha…Ne personalisht kemi diku 5 000 euro investime, por ka…

Lexo më Shumë

Me kërkesë të Myftinisë së Kumanovës dhe të shoqatave lokale, karvani i Organizatës Kulturore Humanitare “Merhamet”, e përkrahur nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke, sot sërish ka qëndruar në Kumanovë, ku ka dhuruar disa pako me produkte ushqimore. Myftinia e Kumanovës dhe shoqata bamirëse “Ismet Jashari” nga fshati Orizare, kanë marrë përsipër që të shpërndajnë pako për disa familje për të cilat përkujdesen, ndërsa falënderuan organizatën “Merhamet” për besimin e ofruar.[embedded content]DEKLARATA MERHAMET _15.06.2017 by tvshenjaofficial

Lexo më Shumë