VMRO-DPMNE ka vlerësuar se zgjedhja e Arta Toçit të zgjidhet si zëvendësministre e Punëve të Jashtme është skandaloze dhe e rrezikshme për shtetin. Vlladimir Nelloski në konferencë shtypi tha se kontestimi i kufijve aktual dhe ëndrra për shtete të mëdha nga funksionarë shtetërorë të mëdhenj mund të ndikojë në çrregullimin e marrëdhënieve të Republikës së Maqedonisë me fqinjët. “E propozuara Arta Toçi është autore e punimit shkencor ‘Kufijtë si mit’ në të cilën shkruan rreth konferencës së Londrës të mbajtur në vitin 1913 ku është sjellë vendimi për formimin e mbretërisë shqiptare. Sipas saj një pjesë të Shqipërisë nuk janë vendosur në kufijtë e saj administrativ. Në punim Toçi thekson se në Ballkan kufijtë kanë pasur rëndësi dhe dimensione më ndryshme dhe shton se në këto rrethana kufijtë kanë qenë linjë tjetërsimi të një gjuhe dhe një populli me të cilën janë krijuar histori me shumë dhimbje dhe ndarje”, theksoi Nelkoski. Ai kërkoi prej kryeministrit, Zoran Zaev që ta rianalizojë vendimin për emërimin e Toçit zëvendësministre e Punëve të Jashtme, ndërsa në të kundërt, siç tha, do të jetë përgjegjës i drejtpërdrejtë për të gjitha skandalet dhe lëshimet të cilat do të ndodhnin në të ardhmen.
Data 25.06.2026
Aktuale
- Digjet një veturë në Leshnicën e Epërme, zjarri përfshin barin e thatë dhe shkurret
- Arrestohet 54-vjeçari në vendkalimin kufitar Jazhincë
- Abuzonin me skemën e ndihmës ekonomike, jepen masa sigurimi për 6 funksionarë të shtetit! Shkaktuan një dëm prej 12.5 milionë lekësh
- Andonovski: Digjitalizimi e parandalon korrupsionin
- KRRE: Tarifa e lirë e energjisë elektrike mund të vendoset edhe të shtunën
- Rezultatet e provimit të maturës në RMV do të shpallen deri më 11 korrik, rreth 60 nxënës u kapën duke kopjuar
- Ndalohen 12 shtetas të Bullgarisë në Tetovë, shkelën Ligjin për të huajt
- Mickoski: Kjo qeveri për dy vite e ngriti PBV-në më shumë se sa LSDM për gjashtë vite

