Author: almakos

25 June Mot shumë i nxehtë me temperaturë maksimale mbi mesataren pritet edhe sot, ndërkaq faza e verdhë alerte është paralajmëruar në rajonet e Ohrit, Prespës, Tetovës, Gostivarit, Kërçovës si dhe në pjesët juglindore të Maqedonisë. Temperatura do të lëvizë prej 30 deri 38 gradë. Për pasdite është paralajmëruar zhvillim lokal i vranësirave jostabile me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Moti i nxehtë, sipas paralajmërimeve do të vazhdojë deri në fund të muajit, me ç’rast temperaturat çdo kund do të tejkalojnë 30 gradë, ndërkaq përgjatë vardarit edhe 35 gradë. Rrezatimi ultravjollcë do të jetë shumë i lartë, ndërsa…

Lexo më Shumë

Në xhaminë Mustafa Pasha në Shkup u mbajt manifestimi qendror për faljen e namazit të Fitër Bajramit. Gjatë ceremonisë u kënduan Kur’an dhe ilahije në disa gjuhë. Në ceremoninë e faljes ishin të pranishëm një numër i madh i besimtarëve, mes të cilëve edhe kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Sulejman Rexhepi, i cili njëherësh drejtoi faljen e namazit. Hytben e Bajramit, në emër të kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, e lexoi nxënësi i Medresesë “Isa Beu” në Shkup, Orhan Zendeli, ndërsa në të qëndronte porosia se sapo është kaluar një ramazan me plot lutje dhe ibadet,…

Lexo më Shumë

Vizita e eurokomesarit Johanes Han në Maqedoni i shërben vetëdijësimit të vendit që të punojë me vendosmëri drejt rrugës euro-atlantike. Kështu u shpreh analisti politik Qenan Aliu në edicionin e lajmeve të orës 15:55 në TV SHENJA. “Komisioneri Han me këtë agjendë do të zbatojë konkluzionet e KE-së i cili edhe paraprakisht urdhëroi Komisionin e pavarur të ekspertëve të kryesuar nga zotëri Pribe që të qëndrojë në Maqedoni”, tha Aliu. Ai shtoi se gjatë muajit korrik eksperti i BE-së, Rajnhart Pribe, me bashkëpunëtorët e tij do të qëndrojë në Maqedoni ekskluzivisht për të trasuar prioritetet që duhet t’i bëjë Qeveria…

Lexo më Shumë

Edhe partia UNITETI përmes një komunikate ka përçuar urimet e saj për festën e Fitër Bajramit. “Kryetari i partisë UNITETI, Gjen.Gëzim Ostreni të gjithë besimtarëve mysliman ua uron festën e Fitër Bajramit. Le të jetë kjo festë e shenjtë momenti i solidaritetit dhe dashurisë ndër njerëzit, i lumturisë sonë dhe për të afërmit tonë”, thuhet në urimin e UNITETIT.

Lexo më Shumë

Edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ka uruar besimtarët muslimanë për festën e Fitër Bajramit. “Festat e mëdha fetare janë mundësi që tu kthehemi vlerave dhe traditave që janë themel i fesë Islame, por edhe feve të tjera. Këto momente t’ua kushtojmë familjes, të ndihmojmë ata që kanë nevojë dhe të përmbahemi nga mendimet e këqija”, shkruan mes tjerash në mesazhin e urimit të kreut të VMRO-DPMNE-së.

Lexo më Shumë

Të nderuar besimtarë të fesë islame, Më lejoni që në emër të studentëve, stafit akademik dhe të gjithë punonjësve të Universitetit të Tetovës, t’ua uroj Festën e Fitër Bajramit! Uroj që në këto ditë feste, të shprehim dashurinë dhe respektin ndaj familjes, miqve dhe fqinjëve tanë, sikundër besoj në respektimin e vlerave universale, ndihmën, tolerancën dhe mirëkuptimin ndaj njëri – tjetrit. Nderimet më të sinqerta për të gjithë besimtarët myslimanë. Të keni mirësi e begati dhe Zoti ua pranoftë agjërimin dhe lutjet që keni kryer gjatë muajit të bekuar të Ramazanit! Urime Fitër Bajrami për Ju dhe familjet tuaja! Prof.…

Lexo më Shumë

Edhe kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela përmes një postimi në profilin e tij në facebook, i ka uruar besimtarët muslimanë për festën e Fitër Bajramit. “Sot është dita e fundit e muajit të bekuar të Ramazanit ku besimtarët musliman agjeruan për 29 ditë duke bërë kështu sakrificë në këto ditë të ngrohta të verës, vetëm për të arritur kënaqësinë e Zotit dhe për tu solidarizuar edhe me të varfurin, skamnorin apo ndokënd që nuk e ka “luksin” e të ushqyerit tri herë në ditë! Muaji i Ramazanit ngërthen në vete një afërsi të madhe mes njerëzve ,shtohet dashuria dhe solidariteti,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Levizjes BESA, Bilall Kasami, ka uruar besimtarët për festën e Fitër bajramit. “Pas një muaj agjërimi, me përkushtim e devotshmëri, sot po dalim në ditën e Bajramit të Madh, duke shpresuar se krejt përpjekjet e adhurimet tona të jenë pranuar dhe ky Ramazan të ketë qenë një shteg drejt kalitjes për sfidat që na presin në rrugëtimin tonë. Me këtë rast të gjithë besimtarëve muslimanë jua uroj këtë festë madhështore, duke u lutur që këto ditë Bajrami t’i kaloni në gjirin tuaj familjar në harmoni e lumturi. Paçi Bajram të mbarë dhe të lumtur! Urime për shumë mote…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkësisë fetare islame në Maqedoni, Sulejan efendi Rexhepi, me rastin e Bajramit të Ramazanit, u dërgoi mesazh besimtarëve të fesë myslimane. “O Allah, o Zoti ynë! – tha Isai, i biri i Merjemes – Zbritna një sofër nga qielli, që të jetë festë për ne, për të parin dhe të fundmin tonë dhe të jetë mrekulli prej Teje dhe na jep mirësi, se Ti je Dhuruesi më i mirë!” (El  Ma’ide, 114) Të dashur besimtarë! Vëllezër e motra! Sapo e kaluam edhe një Ramazan, një muaj me plotë lutje e ibadete, një muaj ku e sprovuam veten përballë…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, me rastin e festës së Ramazan Bajramit i dërgoi një urim kreut të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, reis ulema haxhi Sulejman Rexhepi dhe gjithë qytetarët që e festojnë, transmeton Anadolu Agency (AA). “Ua uroj festën e madhe të Ramazan Bajramit juve, anëtarëve të Bashkësisë Fetare Islame dhe të gjithë qytetarëve që e festojnë, në emrin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe në emrin tim. Festat e shenjta, siç është Ramazan Bajrami sjellin fuqi të mëdha shpirtërore e cila forcon besimin e njerëzve në të mirën, të vërtetën, drejtësinë dhe nxit dëshirën për respekt…

Lexo më Shumë

OEMVP së bashku me klubin e prodhuesve Kosovare dhe Bashkimin e prodhuesve Shqiptar, në Sankt Pitersburg zhvilluan nje forum ekonomik me Odën Ekonomike të Sankt Pitersburgut. Ne vazhdim kishim edhe B2B bisedimet me kompanitë nga fusha e industrisë ushqimore. ndertimit, prodhuesve te produkteve te qumeshtit, turizmit, IT dhe disa sektoreve ekonomik. Përveç fokusit të investimeve, do të hapen mundësi edhe për eksportim nga Republika e Maqedonisë, Shqiperisë dhe Kosovës, njohton  kryetari i OEMVP-së, Nebi Hoxha

Lexo më Shumë

Ka vite që është kontestuar emri “Maqedoni” nga Grekët, një vit më parë Isidoros Kuvelos, në krye të misionit olimpik grek, ka reaguar te Ministra e punëve të Jashtme të Greqisë. Reagim nisi si rrjedhim nga shteti Brazilian, në kuadër të lojërave olimpike “Rio 2016”. Për këtë shkruhet në një nga gazetat e vendit, se RM  nuk duhet të quhet Maqedoni, por “FYROM”, njohton Almakos. “Edhe krahas instruksioneve të qarta nga Komiteti olimpik grek se vendi fqinj duhet të shkruhet si ‘FYROM’, brazilianët e shfrytëzojnë ‘MKD’ dhe referencat e këtij emri, veçanërisht në sajtin zyrtar të Rio 2016”, shkruan “Etnos”.…

Lexo më Shumë