Shumë entuziazëm dhe optimizëm për integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian u vërejt gjatë vizitës së sotme të eurokomisarit për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johanes Han. Eurokomisari vlerësoi përmirësimin e klimës dhe shtimin e dinamikës për realizimin e reformave të domosdoshme për procesin integrues. Por përveç vlerësimeve, Han erdhi edhe me porosi të qarta se çfarë duhet bërë në periudhën në vazhdim. “Pas të gjitha ngjarjeve në këtë vend, më vjen mirë që mund të shoh një dinamikë të re të orientuar drejt një jete më të mirë për të gjithë qytetarët. Mesazhi im për të gjithë sot është…
Author: almakos
Rreshjet e shiut që filluan në orët e vona të pasdites, kanë vërshuar rrugët e fsatit Sllupçan të Komunës së Likovës. Të kontaktuar nga TV SHENJA, disa prej banorëvetë këtij fshati thanë se edhe pse nuk kanë zgjatur shumë, rreshjet e shiut kanë vërshuar rrugët e fsahtit. Ata gjithashtu thanë se shiu ka qenë i shoqëruar me breshër, por nuk raportuan për dëme. Pamjet nga videoja amatore, janë në hyrje të fshatit Sllupçan, rrugë kjo e cila mnulohet nga uji gjatë rreshjeve intensive. /SHENJA/ E shlum per rruge sepse keto berlloqet shihshun gazep neper gure ne shtratin e lumit. Posted…
Greva e të punësuarve në kompanitë e shërbimeve komunale të komunave greke që filloi javën e kaluar edhe më tej vazhdon, ndërsa pothuajse një mijë demonstrues me thirrje të Federatës së të Punësuarve të Pushtetit Lokal (POE-OTA) u mblodhën sot në sheshin Karaiskakis në Athinë, raporton AA. Demonstrantët më pas marshuan deri te Ministria e Punëve të Brendshme dhe brohoritën parullat “Deshët apo jo do t’i vazhdoni kontratat” duke kërkuar takim me ministrin e Punëve të Brendshme të Greqisë, Panos Skourletis. Pasi paraprakisht u refuzua kërkesa e punëtorëve të cilët përballen me mundësinë e humbjes së punës për takimin, kjo…
26 June Deponia në Strugë përsëri digjet. Kjo vjen vetëm një javë pasi deponia ishte mbuluar me dhe, dhe rërë. Vetëm një cisternë e shërbimit zjarrfikës disa herë vinte dhe përpiqej të kontrollojë zjarrin e ri. Punonjësit e kompanive në afërsi të deponisë thonë se nga zjarret e vazhdueshme nuk munden normalisht t’i kryejnë punët.Ndryshe, mbeturinat nga Struga ende mbarten në deponinë ekzistuese, edhe pse qytetarët pritnin një zgjidhje të plotë të problemit dhe zhvendosjen e saj. Edhe Ministri i Transportit Goran Sugareski para pak ditësh njoftoi se qeveria po punon për të zgjidhur përgjithmonë këtë problem, ndërsa nga komuna…
Shumë studentë të ardhur nga vendet e ndryshme të Maqedonisë, për shkak të çmimeve të larta të banesave me qira, në Shkup, kanë zgjedhu si vendbanim konviktin studentor “Goce Delçev”. Sipas disa bisedave me studentët e Shkupit, Almakos informon se çmimet e banesave me qira nuk korespondojnë me standardin e jetesës, së banorëve të Maqedonisë. Nëse neto rroga në prill të këtij viti shënoi rritje prej 1,4 për qind dhe paraqiste 22.672 denarë, përderisa bruto rroga pati rritje prej 1,5 për qind dhe paraqiste 33.296 denarë. Studentët e mohojnë një gjë të tillë sepse rroga mesatare, në vend, nuk është…
Fundi i muajit të shenjtë të Ramazanit dhe kalimi nga një regjim në regjim tjetër ushqimi dhe gjumi, është mjaft i rrezikshëm për qytetarët që nuk mbajnë llogari se çfarë hanë dhe pijnë, thotë mjeku Fadil Cana. Cana shikuesve të televizionit Shenja u rekomandoi ushqime sa më të lehta dhe më shumë ujë e pije pa gaz në mënyrë që të mos shkaktojnë rrëmujë në organizmin e tyre i cili për një muaj ishte mësuar me më shumë ushqim dhe pije të gazuara.“Rekomandimet janë diku deri 2 litra ujë por jo të gazuar, lëngje, çaj, supë, në forma që të…
Kjo javë do jetë vendimtare për thuajse gjithë rastet që i ka hapur Prokuroria Speciale pasi PSP-së pas katër ditësh i skadon mandati për ngritjen e aktakuzave. Shkaku i afatit, këtë javë do të ketë akuza masive për 20 rastet e Speciales përveç për rastin “Talir” në të cilin u zbulua finacimi i paligjshëm i VMRO DPMNE-së, pasi siç mëson “Dojçe Vele”, Nikolla Gruevski, Kirill Bozhinovski dhe Martin Protugjer nuk i kanë pranuar ftesat për marrje në pyetje. E kjo në rrethana juridike është pamundësi për të ngritur akuzën pasi nuk ka deklaratë nga të dyshuarit kryesor. Nga PSP sot…
Supozohej që këtë derë sot ta vizitonin dashamirët e familjes Sulejmani, për të shkëmbyer urimet e festës së Fitër Bajramit. Por në vend të kësaj, kjo familje ka hapur të pame, për katër jetët e një oxhaku të shuara për një ditë. Kështu dukej dita e sotme për familjen nga Gllumova pas tragjedisë që përjetoi dje. Farefis, fqinj e bashkëfshatarë, të njohur e të panjohur po ndajnë dhimbjen me ata që përcjellin sot më të dashurit e tyre. Pas faljes së namazit të xhenazes në Xhaminë e Gllumovës, Avdyli, Mumini, Ariani dhe Shabani u përcollën për në banesën e fundit.…
26 June Banorët dhe familjarët e Gllumovës përcollën për në banesën e fundit katër anëtarët e një familje të vrarë një ditë më parë. Motivet e vrasjes dhe vetëvrasjes akoma nuk dihen. Nga SPB-ja e Shkupit dhe Prokuroria thanë se po merren me rastin. “Është rast shumë i rëndë pasi janë njohur si familjarë të mirë, pasi me çdonjërin në fshat kanë pasur raporte të mira edhe janë të rijnë edhe festë ishte ndikoi shumë keq tek na”. A dihen motivet e vrasjes? Ka ndodhë brenda familjes dhe nuk mund të raporton askush nga jashtë– thotë një banorë i fshatit.…
Kryeministri Zoran Zaev tha se qeveria e Maqedonisë së bashku me komisarin Johanes Hahn ka precizuar një dokument për reformat që duhet të zbatohet. Sipas tij perspektivat evropiane nuk janë më një e largët. “Nëse zbatimi i reformave rrjedh ashtu siç është plani, BE duhet të jap vlerësim pozitiv”. Zaev th se bëhet fjalë për dokument me emrin “Udhërrëfyes” i cili deri më 1 korrik duhet të rrumbullakësohet, gjegjësisht të përfundoj dhe publikohet në opinion. Ai i bëri thirrje opozitës që në mënyrë aktive të kyçet në zbatimin e reformave. /SHENJA/
26 June Realizmi i autostradës Kërçovë- Ohër ka histori të gjatë. Linjat e para të projektit janë bërë në vitin 2001. Pas tre viteve qeveria e atëhershme vendosi ta ndërpresë me arsyetimin se nuk ka para. Dokumentacioni i projektit është përfunduar në periudhën 2007 deri në vitin 2009. Sipas dokumentacionit, ndërtimi është dashur të kushtojë 270 milionë euro. Katër vite më pas, Qeveria e Gruevskit e nënshkroi kontratën me kompaninë kineze Sinehidro me të cilën shuma është tejkaluar për 100 milionë euro. Tre vite pas fillimit të punimeve në terren, po kalkulohet se ky projekt qytetarët do t’i kushtojë edhe…
26 June Edhe katër ditë i kanë ngelur Prokurorisë Speciale Publike për të ngritur akuza për hetimet e përfunduara. Afati prej 18 muajsh për këtë përfundon të premten. Jozyrtarisht, rreth 15 hetime duhet të përfundojnë me aktakuza dhe në mes të akuzuarve do ishin zyrtarë të lartë të partisë VMRO-DPMNE, si dhe ish-ministra në qeverinë e Nikolla Gruevskit. Por sot, vetëm disa ditë para skadimit të afatit, nga partia në pushtet nuk kishin qëndrim nëse ka vullnet politik për tu vazhduar mandati i PSP-së. Nga LSDM për Alsat shkurt informuan se për këtë javë nuk është në plan në Kuvend…

