Fundi i muajit të shenjtë të Ramazanit dhe kalimi nga një regjim në regjim tjetër ushqimi dhe gjumi, është mjaft i rrezikshëm për qytetarët që nuk mbajnë llogari se çfarë hanë dhe pijnë, thotë mjeku Fadil Cana. Cana shikuesve të televizionit Shenja u rekomandoi ushqime sa më të lehta dhe më shumë ujë e pije pa gaz në mënyrë që të mos shkaktojnë rrëmujë në organizmin e tyre i cili për një muaj ishte mësuar me më shumë ushqim dhe pije të gazuara.
“Rekomandimet janë diku deri 2 litra ujë por jo të gazuar, lëngje, çaj, supë, në forma që të mund të kompensohen elektrolit. Nëse kanë kushtimisht një mani ndaj ushqimit e cila ndodhë si pasojë psikologjike, pasi deri më tani kemi patur restrikcion të përdorimit të ushqimit, le të kenë mani më shumë ndaj lëngjeve dhe frutave. Le të pijnë më shumë ujë, këshillohet përdorimi i sallatave të freskëta, dhe përdorimi sa më pak i vajit. Përdorimi sa më shumë i mishit të peshkut”, deklaroi për Tv Shenja, mjeku Fadil Cana.
Mjeku Cana kujton se në këto temperatura të larta me rëndësi është që ti shmangemi kontaktit me diellin. Të dilet vetëm pasdite dhe në orët e para të mëngjesit kur është më freskët. Instituti për Shëndet i këshilloi poashtu qytetarët që të mbrohen nga nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell, të mbajnë veshje të lehtë, syza mbrojtëse dhe kapelë, të kenë kujdes nga ushqimi i blerë. Rekomandohet që gjatë këtyre ditëve të nxehta të qëndrohet në ambiente të mbyllua kryesisht të klimatizuara, ndërsa kur është e nevojshme të dalin jashtë të bëjnë pushime të shpeshta nën hije. Në mënyrë që të shmangen helmimet nga ushqimi, të bëhet kujdes me konsumin e mishit, vezëve, sallamit, dhe të hahen më shumë sallata. Sinoptikët paralajmëruan se të mërkurën, të enjten dhe të premten, Maqedoninë do ta kaplojnë temperatura deri në 42 gradë.
Ferikan Iljazi /SHENJA/
FERIKAN_2__260617__PERMISUME_ by tvshenjaofficial
Data 23.06.2026
Aktuale
- Beteja për shpirtin e protestës: Pse Shqipëria rrezikon të humbë narrativën e kauzës qytetare
- “Vij enkas nga Amerika!”- Protestuesi: Rama të shohë sa njerëz janë në shesh dhe të lexojë deklaratën tonë! Duam qeveri teknike dhe “largim të këtyre politikanëve
- FOTOLAJM/ Denoncimi, kaos dhe rrezik te rruga dytësore në autostradën Tiranë-Durrës, këmbësorët detyrohen të ecin mes makinave! Autobusi i Vorës bllokohet mes shkurreve
- Gjykata Kushtetuese del me reagim: Komuna e Tetovës nuk dorëzoi dokumentacionet as pëlqimin e Qeverisë për riemërtimin e rrugëve
- Praktika kushtetuese gjyqësore konfirmon rrolin e shtetit në organizimin e lojërave të fatit
- Gashi në Sofje: Dialogu është çelësi i rajonit, RMV kërkon proces të drejtë eurointegrues
- (VIDEO) Ulet për 300% vdekshmëria te Klinika e Fëmijëve
- 18 vite padrejtësi, politikanët që premtuan dhe nuk e zgjidhen rastin ALFA!

