27 June Të mërkurën në gjykatë duhet të paraqitet ish kryeministri Nikolla Gruevski. Ai akuzohet për rastin me shuplakat e porositura për kryetarin e Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, si dhe për dhunë të organizuar para komunës në vitin 2013. Përveç tij, akuzohen edhe ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski dhe deputetja e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova. Gruevski për herë të parë në bankën e të akuzuarve do të ulet nga pozicioni i liderit të opozitës. Seanca paraprake u anulua meqë pesë prej të akuzuarve nuk u paraqitën në sallë ndonëse kishin ftesa të rregullta. Alsat-M
Author: almakos
27 June Këshilli i Prokurorëve e anuloi seancën e sotme ku duhej të vendosej për rastin “Sopoti” dhe “Puçi”. Këshilli duhet të vendosë nëse do t’ia kalojë këto lëndë Prokurorisë Speciale. Seanca është shtyrë për të enjten, duke mos dhënë detaje për mosmbajtjen e sotme të seancës. Në rastin “Sopoti” janë dënuar gjithsej 11 persona për vendosjen e minës si pasojë e së cilës e humbën jetën disa ushtarë polakë. PSP aktakuzën për lëndën “Puçi” kundër kryeministrit aktual Zoran Zaev e ka tërhequr, sepse dëshmitë që i posedojnë janë në kundërshtim me ato në aktakuzë. Jozyrtarisht nesër pritet në procedurë…
27 June VMRO-DPMNE-ja ka reaguar ndaj emërimit të drejtorëve të rinj nëpër institucione të ndryshme. Nga kjo parti thonë se LSDM-ja vazhdon të sillet si opozitë, me papërgjegjësi dhe joprofesionalizëm. Nga VMRO akuzojnë se drejtorët e rinj të emëruar nuk kanë respektuar ligjin për emërime dhe shkarkime. Drejtorët e rinj të Drejtorisë për të Ardhura Publike, të Byrosë për Siguri Publike, të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari dhe Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim janë emëruar pa respektuar detyrimet ligjore për njohje të gjuhës angleze. Këta janë kuadër të cilët edhe pse kishin obligime ligjore, nuk kanë parashtruar dëshmi se e…
27 June LSDM-ja është duke i përgatitur ndryshimet e ligjit për mbrojtje nga duhani, diçka që një kohë të gjatë e paralajmëronte edhe gjatë fushatës zgjedhore. Sipas deputetit Tomisllav Tuntev megjithatë, zgjidhja e re ligjore nuk do të dallojë shumë nga ajo aktuale. Ndryshime më të mëdha do të ketë për të ashtuquajturat tarraca, përkatësisht pjesë të kafiterive dhe restoranteve ku lejohet pirja e duhanit vetëm kur objekti nuk ka çati ose është i hapur prej së paku tre anëve. Është e palogjikshme, ranë ca pika shiu dhe fryni erë e lehtë, dikush nga mysafirët kërkoi të lëshohet najloni, meqë…
27 June Edhe përkundër ligjit për ndihmë falas juridike që është miratuar nga Kuvendi në vitin 2011, hulumtimi i fundit i Fondacionit “Shoqëri e Hapur” i mbështetur nga BE-ja tregon se qytetarët nuk janë mirë të informuar për këtë të drejtë. Organizatat civile kërkojnë që Ministra e Drejtësisë të gjejë mekanizma për t’i informuar qytetarët për shfrytëzimin e këshillave juridike falas. Ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar theksoi se qytetarët shumë vështirë arrijnë deri te këto këshilla ndërsa shteti nuk ndan fonde të mjaftueshme nga buxheti. Për momentin shumë qytetarë, fare nuk i pranojnë ose i pranojnë shumë vonë…
Pas takimeve të para me përfaqësuesit shtetërorë në Shkup, eksperti i BE-së Rajnhard Pribe nuk ka pranuar të flasë për detajet. Ai ka thënë se një vlerësim të përgjithshëm do ta japë pas realizimit të takimeve me përfaqësuesit tjerë. Diplomati evropian deri tash ka zhvilluar takime në Ministrinë e Jashtme, në MPB, në Ministrinë e Drejtësisë dhe në atë për Integrime. Ndër të tjera, Pribe do të takohet edhe me përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së. Pritet që delegacioni i kryesuar nga Pribe të vlerësojë situatën rreth përparimit të Maqedonisë në rrugën e integrimeve. /SHENJA/
Delegacioni i Lëvizjes BESA, i përbërë nga Bilall Kasami, deputeti Fadil Zendeli dhe anëtari i Kryesisë Qendrore, Kastriot Rexhepi u takuan me ambasadoren e Kroacisë në Maqedoni, Danijela Barishic. Në këtë takim është diskutuar për aktualitetet politike dhe sfidat e ardhshme të shtetit pas formimit të Qeverisë dhe funksionimi i punës së Parlamentit, si dhe për ndërtmin e bashkëpunimeve me parti të përafërta programore në Kroaci. Kasami e njoftoi znj. Barishiç për rolin e Lëvizjes BESA si një opozitë konstruktive. Palët janë dakordësuar që takime të këtilla miqësore të vazhdojnë edhe në të ardhmen. /SHENJA/
27 June Përfaqësuesi special i Kombeve të Bashkuara dhe ndërmjetësuesi për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, Methju Nimic, deri në fund të javës do të arrijë në Shkup, mëson RTVM nga burimet në Uashington. Siç raportohet ndërmjetësuesi Metju Nimic nuk do ta vizitojë Athinën, por vetëm Shkupin, ndërkaq është paraparë që të takohet me kreun e shtetit. Ndryshe, në një intervistë për një gazetë greke, ai tha se zgjidhja e çështjes së emrit duhet të jetë në agjendë të lartë të Qeverisë së re.
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev për herë të parë doli para gjykatës si kryeministër i akuzuar për mitmarrje me akuzën e cila e rëndon që prej kur ishte kryetar i Strumicës. Por, edhe sot sikurse disa herë tjera seanca gjyqësore u anulua. Por, para se seanca të anulohej avokati i Zaevit Filip Medarski i kërkoi gjykatës që të ndajë provat, respektivisht t’i refuzojë provat që dolën në rrjetet sociale në formë të video incizimit të siguruara me masa të veçanta të hetimit në të cilat shihet Zoran Zaev me biznesmenin Ivan Nikollov-Saçevaliev-it të cilit i kërkon mbi 150 mijë euro…
Përfaqësuesi special i Kombeve të Bashkuara dhe ndërmjetës për bisedimet për emrin ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, Metju Nimic, deri në fund të javës pritet të vijë në Shkup, raporton RTVM nga Uashingtoni. Nimic do ta vizitojë Shkupin dhe jo Athinën, ndërkaq janë paraparë takime me zyrtarët shtetëror. Ai para disa javësh, në një intervistë për një gazetë greke, deklaroi se zgjidhja e çështjes së emrit duhet të jetë lart në axhendën e Qeverisë së re. /SHENJA/
Vrasësi nga fshati Gllumovë nuk u varros dje në varrezat e këtij fshati bashkë me tre viktimat e tij. Një burim nga ky fshat ka treguar për Televizionin SHENJA se dorasi Shaban Sulejmani është varrosur sot pas namazit të sabahut. Sipas këtij burimi, trupi i tij është varrosur pa ceremoni fetare, ndërsa kanë marrë pjesë dhjetra burra. Mësohet se vendimi për të mos organizuar ceremoni fetare është marrë nga shumica e banorëve dhe për këtë janë pajtuar edhe drejtuesit fetar të rrethinës. Banorët janë revoltuar për ngjarjen tragjike që ndodhi pardje në ditën e Fitër Bajramit, kur Shaban Sulejmani vrau vëllaun…
Eksperti gjerman, ish-drejtor i Drejtorisë për zgjerimin e BEsë, Rajnhard Pribe, së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani kanë marrë pjesë në një mëngjes pune, informojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme. Ashtu siç ka informuar paraprakisht Komisari për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johanes Han, Pribe vjen në Maqedoni që ta ndihmojë Qeverinë për zbatimin e reformave prioritare. Han informoi gjithashtu se Pribe do të shoqërohet edhe nga ekspertë të tjerë, të cilët do të përfshihen në ekipin për zbatimin e reformave në gjyqësor, punën e Drejtorinë për Siguri…

