27 June Ligji për zgjatjen e pushimin e lindjes nga 9 në 18 muaj është rikthyer në komisionin për punë dhe politik sociale ku shoqatat joqeveritare për mbrojtje nga diskriminimi kërkuan që ndryshimet e këtij ligji të kenë parasysh edhe eliminimin e diskriminimeve që janë të shumta deri në ndërprerjen e kontratës së punës. E dimë që është e rëndë për gratë që janë në proces reproduktiv dhe gratë që kanë fëmijë të vegjël të zënë një vend pune. Ata ballafaqohen me pyetje të shumta nga intervista e punës por edhe në marrëdhënie pune sidomos në sektorin privat ku marrëveshjet…
Author: almakos
Platforma kombëtare e organizatave qytetare rome në Maqedoni “Ardhmëria jonë – përgjegjësia jonë” sot u promovua në Shkup, njohton Almakos. Fjalim për qëllimet dhe rolin e platformës, siç edhe u paralajmëruar, mbajti Ashmet Elezovski, ndërsa për strukturën organizative foli Zekir Abdullov, ndërsa për procesin e integrimit të romëve 2020, fjalë rasti mbajti edhe Samet Skenderi. Në këtë ngjarje dyzet organizata qytetare rome nënshkruan një platformë të përbashkët ku edhe kërkojnë përfshirjen më të madhe të komunitetit rom në shoqëri, dhe pjesëmarrje aktive në politikat publike dhe në edukimin politik. Gjithashtu, në kërkim janë paraparë edhe prioritetet për zhvillimin e komunitetit…
Komuna Qendër, në kuadër të projektit “Niveli i ndërgjegjësimit të banorëve të Komunës së Qendrës, për sigurinë në transportin publik, si dhe shtrirjen e përdorimit dhe kënaqësisë me shërbimet e ofruara nga NP Parkingje të Komunës Qendër” , përmes agjenisë “Rating” ka kryer një studim të opinionit publik, prej 3.000 të anketuarve, banorë të Komunës Qendër. Drejtori i Ndërmarrjes Publike, për parkimin, Sasha Bogdanoviq në Konferencën e mbajtur në Komunën e Shkupit, përpara gazetarëve prezantoi rezultatet e anketës. Qëllimi i studimit ishte për të gjetur nivelin e ndërgjegjësimit të banorëve të komunës së Qendrës, për sigurinë në transportin publik, si…
Propozim ligji i opozitës për ndryshimin e Ligjit për marrëdhëniet e punës, hyri edhe në debat publik në Kuvend. Komisioni për punë dhe politikë sociale, hapi sot debatin me përfqësues të organizatave joqeveritare dhe me ekspertët. Në debat, zëvendësministri i punës dhe politikës sociale, Elmi Aziri, tha se miratimi i këtij ligji do të shkaktojë komplikime financiare, por edhe nuk do të stimulojë gratë për punës. “Dëmi i parë është që stimulojë joaktivizimin e grave, dënmi i dytë do të ketë implikime negative mbi strukturën e tregut të punës. E treta implikacionet fiskale, dhe çka është më e rëndësishmja, edhe…
Panairi i tetë Ndërkombëtar i armëve dhe pajisjeve ushtarake “Partner 2017”, sot është hapur në Beograd, kurse presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se rritja e numrit të ekspozuesve në panair tregon se sa kjo ngjarje po bëhet prestigjioze, sepse kjo është një vend për mundësitë e prezantimit të industrisë së mbrojtjes së Serbisë, por edhe mundësi për partneritete të reja që kontribuon në rritjen e standardit jetësor të qytetarëve, raporton AA. Vuçiç ka shprehur bindjen se paniairi është një mundësi për zhvillimin e biznesit. Sipas tij, kompanitë e huaja në të ardhmen do të mund të marrin pjesë…
Prokuroria Speciale ka kohë deri të premten për të ngritur akuzë për rastin “Monstra”, pasi i skadon mandati për ngritjen e aktakuzave. Por, rasti “Monstra” pasnesër do të ketë edhe seancë gjyqësore në të cilën nuk pritet të ketë diçka të re sa i përket provave. Asnjë zë nga Prokuroria Speciale për atë se a kanë prova për këtë rast dhe a do t’ia dorëzojnë gjykatës. Megjithë situatën e ndërlikuar juridike, familjarët nuk humbin shpresë. Bedri Ajdari, Safet Aziri dhe Qezmedin Demiri theksojnë pafajësinë e familjarëve të tyre dhe përfshirjen e politikës në inskenimin e rastit. “Nuk kemi qasje në…
Banorëve të lagjes së Vizbegut duket se më në fund do t’u ndërtohet rruga, për të cilën ata kanë ngritur zërin dhe kanë shprehur revoltën e tyre parreshtur. Rruga e cila deri më tani, jo vetëm që nuk ishte e asfaltuar, por kishte edhe gropa dhe e njëjta vështirësonte lëvizjen e këmbësorëve dhe veturave, ishte shndërruar në një ankth për ata. Gjatë periudhës së dimrit rruga ishte e mbuluar nga puset dhe balta që shkaktoheshin nga të reshurat e shiut dhe dëborës, ndërsa gjatë verës ajo mbulohej nga pluhuri. Këto vështirësi i konfirmojnë edhe njëherë banorët, të cilët edhe pse…
Mëngjesi i sotëm gjeti disa burra në varrezat e fshatit Gllumovë. Ata sipas një burimi të Televizionit SHENJA nga ky fshat, pas namazit të sabahut i dorëzuan tokës trupin e pajetë të vrasësit Shaban Sulejmani, për të cilin nuk pati ceremoni fetare varrimi. Sipas të njëjtit burim, vendimi për të mos organizuar ceremoni fetare është marrë nga shumica e banorëve të këtij fshati, dhe për këtë janë pajtuar edhe drejtuesit fetar të rrethinës. Ky vendim ka ardhur pas revoltës së banorëve për ngjarjen tragjike që ndodhi dy ditë më parë, pikërisht në ditën e parë të festës së Fitër Bajramit,…
27 June Banorët e lagjes Butel protestojnë kundër zgjerimit të bulevardit “ Hristijan Todorovski Karposh” pasi ndërtimi i tij uzurpon parkingun privat dhe hapësirën përpara banesave të tyre. Banorët thonë se për ndërtimin e bulevardit nuk janë konsultuar e as njoftuar nga bartësi i projektit, përkatësisht Qyteti i Shkupit. Banorët përmes protestave thanë se do të pengojnë lejojnë realizimin e punimeve. Nuk jemi fare të informuar për ndërtimin e bulevardit, uzurpimi dhe konfiskimi I një pjesë të rrugës dhe parkingut tonë. Vendosja e murit dy metra afër hyrjes tonë e cila është kundër ligjit për vendbanime, dhe mos neglizhenca e…
27 June Disa qindra tërmete për vetëm disa ditë i lëkundën banorët e Ohrit dhe Strugës. Të martën sërish u dridh toka, në orët e hershme të mëngjesit, përkatësisht në orën 01:52 minuta. Disa ishin me intensitet më të dobët , e disa më të fortë. Sizmologët shprehen se numri më i madh i tërmeteve ka qenë i dobët, por kanë qenë me një numër jashtëzakonisht të madh. Kjo është një javë jashtëzakonisht aktive dhe kishte rreth 500 tërmete të cilët kanë të bëjnë me aktivitetin e tri çarjeve nga rajoni epiqendror i Ohrit– Dragana Çernih – Enti sizmologjik. Vargu…
27 June Qeveria teknike e Emil Dimitrievit ka angazhuar lobues dhe konsulentë shtesë krahas kompanive për lobim nga SHBA-ja dhe Evropa, për të cilët opinioni mësoi muajin e kaluar. Në listën për pagesë, nga tetori i vitit të kaluar, ka qenë edhe ish deputeti i britanik nga radhët e konservatorëve dhe anëtar i Kuvendit Parlamentar të Këshillit të Evropës, Robert Valter. Ai në nivel mujor ka marrë 7 mijë euro nga buxheti i Maqedonisë si dhe shpenzime për: Mbështetje e përpjekjeve të Republikës së Maqedonisë në procesin e integrimit euroatlantik, avancimin e raporteve dypalëshe me shtetet perëndimore evropiane dhe promovimin…
Maqedonia ka buxhetin më të ulët në rajon sa i përket ofrimit të ndihmës juridike falas për grupet e margjinalizuara. Kështu tha ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar, gjatë konferencës “Qasje në drejtësi”. Zhbogar theksoi se shumë aplikues për ndihmë juridike nuk e pranojnë ndihmën në momentin që ju nevojitet. Ai tha se nevojiten ndryshime substanciale duke filluar nga ndryshimi i Buxhetit dhe Ligjit për ndihmë juridike. “Nga njëra anë, së pari Ligji për ndihmë juridike falas duhet të ndryshoj në mënyrë që të mundësohet qasje adekuate deri tek shërbimet juridike. Ministria e drejtësisë dhe repartet e saja të…

