Author: almakos

Partitë politike duhet të harrojnë konfliktet në mes veti dhe të përkushtohen në rrugën euroatlantike të vendit. Kështu deklaroi para deputetëve ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar. Ai tha se zgjedhjet e 11 dhjetorit ishin hapi i parë pozitiv drejt rrugës eurointegruese. “Ju ftoj që t’i harroni të gjitha konfliktet dhe ndarjet dhe të fokusohemi në tanishmen dhe në të atrdhmen. Së bashku jemi më të fortë dhe nëse jemi më të fortë do të kemi mundësi më të mëdha për sukses. BE dhe anëtarët e saj do të ngelin partner tuaj të fuqishëm në rrugën tuaj para”, tha…

Lexo më Shumë

Vizitat e fundit të përfaqësuesve evropianë nënkuptojnë proces të plotë të angazhimit të Bashkimit Evropian për ta ndihmuar vendin që të adresojë reformat urgjente prioritare. Kështu deklaroi zv/ kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, duke i cilësuar këto vizita si një proces komplementar. Osmani, duke folur mbi planin aksionar që i është prezantuar komisarit Han, tha se në të përfshihen çështjet të cilat mund të realizohen në këtë periudhë. “Kemi një planveprim konkret i cili është inkluziv, përfshin pikëpamjet e gjithë të interesuarve në këtë drejtim, kemi qenë ambicioz, por ajo që është më me rëndësi kemi qenë realistik ose jemi…

Lexo më Shumë

28 June Bujqit  e Grushincës në Komunën e Haraçinës po përballen me probleme gjatë paraqitjes së dëmeve  bujqësore që u shkaktoi breshri i 14 qershorit. At thonë se de ri më tani në fshat nuk ka qenë asnjë komision nga ana e ministrisë së bujqësisë edhe pse vetë ministri u premtoi një gjë të tillë gjatë vizitës që bëri me 15 qershor me këta banorë. Në Grushinë edhe pas ndy javësh pas breshrit nuk ka asgjë konkrete  nga organet kompetente. N ga komisionet që duhet të dilte në terren dhe të bëjnë vlershmin e dëmeve, asgjë konkrete nuk ka. Shumë…

Lexo më Shumë

28 June Qeveria e kaluar ka bërë dëme të mëdha në sferën kulturore. Kështu deklaroi ministri i Kulturës Robert Alagjozovski duke iu referuar gjendjes së galerisë së ikonave në Muzeun e Maqedonisë, tavani i së cilit tash një kohë të gjatë qëndron i dëmtuar nga reshjet e shiut. Alagjozovski tha se Qeveria e VMRO-së e ka trajtuar këtë galeri si të ishte një depo. Për këto vlera të trashëgimisë sonë Kulturore, Qeveria e kaluar nuk e ka parë të nevojshme të investojë dhe të sigurojë kushte për prezantimin e tyre para opinionit botëror. Këtë qasje, do ta ndërrojmë menjëherë. Ministria…

Lexo më Shumë

28 June Gjimnazet, edhe këtë vit prijnë sa i përket interesimit të semi-maturantëve për regjistrim në Shkollat e mesme. Risi për këtë vit shkollor është edhe e drejta e nxë nëse për të zgjedhur drejtimet në bazë të sistemit të Kembrixhit, që nga ky shtator për herë të parë pritet të zbatohet edhe në shkollat e mesme. Këtë vit është risi në drejtimet e gjimnazit për shkak se nxënësit kanë të drejtë të zgjedhin 6 drejtime, atë matematiko natyror kombinimi A dhe B, humanitaro-shoqëror kombinimi A dhe B dhe gjuhësoro-artistik kombinimi A dhe B..Ne jemi duke vijuar sipas konkursit të…

Lexo më Shumë

28 June Kjo është pamja e deponisë në hyrje të Tetovës, vetëm dy ditë pas festës së Fitër Bajramit. Mbeturinat vazhdojnë që të dalin edhe në rrugë, ndërkohë që nuk barten nga Ndërmarrja publike komunale Tetova. Për dallim nga herrat tjera, kësaj radhe, deponia e egër në hyrje të qytetit ka filluar që të del edhe deri në rrugën e asfaltuar. Përndryshe, tani në këtë deponi mund të hasim edhe koka kafshësh lëkura dhe eshtra të ndryshme të cilat në temperaturë mbi 35 gradë Celsius bëjnë që të kundërmojë erë e padurueshme. Situatë e njëjtë paraqitet edhe tek ura në…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev është takuar sot me ambasadorin grek në Shkup, Dimitris Janakakis. Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Qeverisë ka njoftuar se gjatë takimit është diskutuar për miqësitë dhe bashkëpunimin në frymën e respektit të ndërsjelltë, të cilat po i tregojnë tashmë qeveritë e dy vendeve. Është konstatuar se është krijuar atmosferë pozitive në ndërtimin e besimit dhe thellimin e bashkëpunimit midis Maqedonisë dhe Greqisë, për të cilat ka vullnet të shprehur nga të dy palët. “Dërguam sinjale pozitive për bashkëpunim të mirë ndërfqinjësor, sepse qeveria e re është e angazhuar për implementimin e vlerave evropiane dhe politikës së…

Lexo më Shumë

28 June Organizatat joqeveritare kërkojnë që Kuvendi të jetë më i hapur për qytetarët, debat më kualitativ si dhe përforcim të rolit të saj në mbikëqyrjen e punës së ekzekutivit. Kryetari i Institutit për demokraci “Societas Civilis” Marko Troshanovski kërkon mbikëqyrje për punën e deputetëve dhe sanksione për mungesa. Për këtë janë të nevojshme ndryshime në Rregulloren dhe në ligjet, por para së gjithash duhet që trupat rregullator të punojnë me përgjegjësi dhe efikasitet dhe të kërkohet përgjegjësi për të gjithë ata që pas disa ftesave nuk paraqiten në punë- deklaroi Marko Troshanovski, Instituti për demokraci “Societas Civilis”. Kryetari i Kuvendit Talat…

Lexo më Shumë

28 June Maqedonia nuk është shtet i kapur, po ka perspektivë të robëruar evropiane nga ana e Greqisë lidhur me emrin. Ky ishte arsyetimi i deputetit të VMRO DPMNE-së Antonio Milloshovski për zvarritjen e procesit integrues të vendit në strukturat euroatlantike. Arsyetimin se Maqedonia është shtet i kapur, zëvendësoni me definicionin e qartë perspektivë e kapur evropiane për shkak të bllokimit të një shteti anëtare e BE-së – tha Antonio Milloshoski, VMRO DPMNE. Ambasadori i BE-së Zhbogar kundërshtoi Milloshovskin duke thënë se përderisa vendi përshkruhet si shtet i kapur, nuk mund të shpresoj se do të kyçet në BE. Dua…

Lexo më Shumë

Në takimin e thirrur në Aleksandër Palace nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, po merr pjesë edhe përfaqësues i PDSH-së. Partinë e Thaçit po e përfaqëson  zëdhënësi i kësaj partie Luan Tresi. Takimi nuk ka filluar ende, ndërsa të gjithë po e presin liderin e LR PDSH-së, Ziadin Sela, raporton SHENJA.

Lexo më Shumë

Ali Ahmeti dhe Gëzim Ostreni po pinë kafe në hollin e Hotelit “Aleksandër Pallas” në Shkup. Po bisedojnë si dy miq të vjetër teksa po presin liderët e tjerë të partive për të marrë pjesë në takimin e thirrur nga lideri i BDI-së, raporton SHENJA. Duke shikuar fotografinë, duket se dy liderët i kanë përmirësuar raportet, pas ndarjes nga BDI-ja të fraksionit të udhëhqur nga Ostreni, i cili më pas shndërrua në Partinë Uniteti. Kjo parti në zgjedhjet e fundit garoi në kuadër të Alencës për Shqiptarët, e cila është bashkë me BDI-në në Qeverinë e kryesuar nga Zaev. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Tre ditët e ardhshme pritet të jenë shumë të nxehta. Maqedonia pritet të hyjë në të ashtuquajturën fazë e portokalltë, e cila manifesothet me masa e ajrit të nxehtë. Ministria e Shëndetësisë rekomandon që të  enjten, të premten e të shtunën të lirohen nga angazhimet e punës gratë shtatzëna dhe pacientët me sëmundje kronike që janë mbi moshën 60 vjeçare. “Punëdhënësve ju këshillohet që te riorganizojnë orarin e punës në mënyrë që të shmangin aktivitetet në ambiente të hapura në periudhën kohore prej orës 11 deri 17. Ministria e Shëndetësisës rekomandon që të shmangen aktivitetet sportive në ambiente të hapura…

Lexo më Shumë