Author: almakos

Një person është lënduar rëndë, ndërsa 14 janë lënduar më lehtë në gjithsej 14 aksidente trafiku që kanë ndodhur të martën në territorin e Shkupit. Në pesë është shkaktuar dëm material. Në njërin nga aksidentet e trafikut lëndime të rënda trupore ka marrë një këmbësor. Gjatë ditës së martë nga ana e policisë së trafikut janë zbuluar një numër më i madh i kundërvajtjeve. Janë sanksionuar tetë shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe se sa e lejuara, tre shoferë të cilët nuk i kanë respektuar rregullat për tejkalim dhe dhjetë shoferë të cilët nuk ka përdorur rrip sigurimi ose e kanë përdorur telefonin celular. Gjithsej 17 shoferë i kanë drejtuar automjetet e tyre pa patentë shoferi gjegjësisht të paregjistruara. Tre shoferë fillestarë kanë bërë…

Lexo më Shumë

29 June Gjykata Supreme për sot ka caktuar seancën të hapur ku duhet të rishikohen ankesat e gjashtë të burgosurve për rastin ”Monstra” të cilët janë të dënuar me burg të përjetshëm. Gjykata në seancën e kaluar kërkoi fakte dhe argumente nga Prokuroria Speciale Publike të cilët thanë se kanë fakte dhe argumente për këtë rast. Kjo seancë vjen pasi mbrojtja ka dorëzuar ankesat me dyshime se drejtësia nuk ka shkuar në vend për gjashtë të dënuarit me burg të përjetshëm dhe besojnë se fajtorët nuk janë këto gjashtë personat dhe se mbahen në burg pa faj. Për masakrën tek…

Lexo më Shumë

Prej orës 12 deri në orën 16, drejtuesit e automjeteve, çiklistët dhe këmbësorët t’i shmangen udhëtimit në periudhë  të konsumojnë më shumë lëngje dhe të bëjnë pushime më të gjata, rekomandon Këshilli Republikan për Siguri të Komunikacionit në Rrugë, për shkak të valës së nxehtë e cila e kaploi Republikën e Maqedonisë. KRSKRR rekomandon që në mënyrë të obligueshme gjatë hyrjes ose daljes nga automjeti të bëhet aklimatizim gradual i përshtatjes së temperaturave dhe adaptim më gradual, pasi që ndryshimet e menjëhershme të temperaturave mund të shkaktojnë probleme shëndetësore tek drejtuesit e automjeteve të cilët në mënyrë serioze mund ta rrezikojnë sigurinë e komunikacionit. “Temperaturat e larta shkaktojnë ulje të koncentrimit dhe defokusim, ndjenjën e panikut, pasigurisë dhe nervozizmit tek drejtuesit e automjeteve dhe…

Lexo më Shumë

Delegacioni qeveritar i kryesuar nga zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje evropiane, Bujar Osmani sot do të qëndrojë për vizitë njëditëshe në Bruksel. Në përbërje të delegacionit qeveritar janë edhe ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji dhe ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Maçevski. Në kuadër të vizitës, zëvendëskryeministri Osmani së bashku me drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë për fqinjësi dhe negociata për zgjerim të Ko0misionit evropian, Gjenovevba Ruiz Kalavera do të bashkëkryesojnë me takimin e 14-të të Komitetit për stabilizim dhe asociim. “Takimi paraqet komponentë të rëndësishme të procesit eurointegrues të RFepublikës së Maqedonisë, ku do të diskutohet për…

Lexo më Shumë

Prokuroria publike për ndjekje të veprave penale lidhur dhe të cilat dalin nga përmbajtja e ndjekjes së komunikimeve (PSP) sot në mesditë do të mbajë konferencë për shtyp në të cilën pritet të kumtojë për cilat lëndë do të parashtrojë aktakuza. Afati për parashtrim të aktakuzave nga ana e PSP-së skadon nesër. Prokurorja speciale publike Katica Janeva kohë më parë deklaroi se pret që shumica e hetimeve që tashmë janë zbatuar nga PSP të përfundojnë me aktakuza. “Shumica e hetimeve që tashmë janë zbatuar nga PSP pres të përfundojnë me aktakuza, për cilët persona, kjo është çështje shumë e rëndësishme.…

Lexo më Shumë

Gjykata Supreme për sot ka caktuar seancën e hapur ku duhet të rishikohen ankesat e gjashtë të burgosurve për rastin ”Monstra” të cilët janë të dënuar me burg të përjetshëm. Gjykata në seancën e kaluar kërkoi fakte dhe argumente nga Prokuroria Speciale Publike të cilët thanë se kanë fakte dhe argumente për këtë rast. Kjo seancë vjen pasi mbrojtja ka dorëzuar ankesat me dyshime se drejtësia nuk ka shkuar në vend për gjashtë të dënuarit me burg të përjetshëm dhe besojnë se fajtorët nuk janë këto gjashtë personat dhe se mbahen në burg pa faj.

Lexo më Shumë

Dy tërmete mbrëmë sërish e goditën rajonin e Ohrit. Tërmeti i parë, sipas informatave të Qendrës evropiane mesdhetare sizmologjike, është regjistruar në orën 02:37 me manjitudë prej 3 ballë sipas Shkallës së Rihterit. Epiqendra ishte 8 kilometra në lindje të Ohrit në thellësi prej 5 kilometrave. Goditja e dytë ndodhi në orën 4:41. Ishte ma manjitudë prej 3,1 ballë sipas Shkallës së Rihterit, me epiqendër 13 kilometra në verilindje të Ohrit në thellësi prej një kilometri. Tërmetet nuk shkaktuan kurfarë dëme materiale, por dukshëm i shqetësuan banorët e Ohrit dhe vendbanimet përreth, të cilat tashmë disa ditë janë dëshmitarë të…

Lexo më Shumë

Maqedonia prej sot deri të shtunën do të kaplohet prej temperaturave të larta të fazës së portokalltë. Temperatura në disa vende të caktuara pritet të tejkalojë 40 gradë Celsius. Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, sot do të jetë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Në pjesët lindore do të ketë vranësira të vogla deri në mesatare dhe kushte për shi afatshkurtër. Do të fryjë erë mesatare jugperëndimore, e cila përkohësisht do të përforcohet, veçanërisht në perëndim. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 14 deri në 21 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 33 deri në 40 gradë Celsius.…

Lexo më Shumë

Shkupi është simboli i multirkulturalizmit në Maqedoni, dhe keqkuptimet ndërfetare që kanë ekzistuar në të kaluarën kanë filluar të zbehen. Kështu kanë vlerësuar panelistët në prezantimin e hulumtimit mbi tolerancën fetare dhe ndëretnike në Saraj, Gjorçe Petrov, Çair dhe Butel të realizuar nga ZIP Institute. Profesori universitar, Ali Pajaziti, deklaroi se në periudhën e kaluar nëpërmjet disa projekteve ka pasur tentim për të dëmtuar bashkëjetesën, por kohëve të fundit idetë e tilla kanë dështuar. “Për fat të keq disa projekte artificiale që janë bërë si “Shkupi 2014” kanë qenë një atentat ndaj bashkëjetesës dhe koekzistencës. Në vend që të ndërtoheshin…

Lexo më Shumë

Po vazhdon protesta e banorëve të Butelit kundër vendimit të sjellë nga ana e autoriteteve për zgjerimin e bulevardit “Kristinan Todorovski Karposh”, njofton SHENJA. Revoltën e tyre banorët e kanë shprehur edhe ndaj qytetit të Shkupit dhe komunës së Karposhit, por pëgjigjen e vetme që e kanë marrë deri më tani është ajo nga komuna e Butelit, të cilët thonë se ky është projekt realizohet nga qyteti i Shkupit dhe se ata nuk kanë kompetenca për ndonjë ndërhyrje në këtë projekt. Megjithatë banorët shprehen se protesta do të vazhdojë çdo ditë dhe se në asnjë mënyrë nuk do të lejojnë…

Lexo më Shumë

Lëvizja BESA i ka bërë thirrje publike Prokurorisë Speciale që deri të premten t’i procedojë rastet “Sopoti” dhe “Monstra”. Blerim Sejdiu nga sektori juridik i Lëvizjes, tha se pavarësisht vendimit të Këshillit të Prokurorëve për rastin “Sopoti”, gjykojnë se PSP-ja ka materiale të mjaftueshme që ta iniciojë vetë atë lëndë. Nga BESA kërkojnë që PSP të mos lejojë që drejtësia e politizuar e dyshes VMRO-BDI të tallet ende me jetën e të përvuajturve të Sopotit dhe të Monstrës. “E nëse kjo nuk bëhet deri të premten dhe pastaj nuk bëhet asnjëherë me arsyetimin e skadimit të afatit, do të konsiderohet…

Lexo më Shumë