Author: almakos

Në kuadër të mbledhjes së 50-të Këshilltarët komunal të Tetovës, para vetes kishin një sërë materialesh të fushave të ndryshme që kanë të bëjnë me fushëveprimin e këtij institucioni komunal. Këshilli komunal solli vendim për mbështetje finansiare për NPK “Tetova” për përbylljen e projektit të ndërtimit të stacionit të ngarkim shkarkimit për mbeturinat komunale, ndryshim plotsimin e programës për tokën ndërtimore, ndryshim plotësimin e programës për miratimin e iniciativave të përpunimit të planeve detale urbanistike si një sërë vendimesh tjera, ka deklaruar Hysen Xhemaili, nga Këshilli komunal të Tetovës, njohton Almakos

Lexo më Shumë

Për shkak të obligimeve të punës të njërit prej avokatëve, sot në Gjykatën Themelore të Kumanovës u anulua seanca kundër 31 vjeçarit Boban Iliq, të cilin Prokuroria e ngarkon se më 25 qershor të vitit të kaluar e ka mbytur, Almir Aliun katërvjeçar, pas një zënke verbale me babain e djalit në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë. Në seancën e sotme me kërkesë të avokatit të Iliqit, duhej të merret në pyetje Boban Iliq, por për shkak të obligimeve të punës së avokatit të të akuzuarit të dytë, të tretë dhe të katërt, seanca është anuluar për më datën 25…

Lexo më Shumë

Maqedonia për të dytin vit e merr vlerësim më të ulët në raportin për tregti me njerëz nga Departamenti amerikan i shtetit. Pas krizës emigruese aktual është kontrabandimi. Është theksuar edhe problemi me fëmijët romë të detyruar për të kërkuar lëmoshë, transmeton korrespondenti i RTVM-së nga Uashingtoni. Maqedonia është vend, burim, transit dhe destinacion për tregtinë e burrave, grave dhe fëmijëve për eksploatim seksual dhe punë të detyrueshme, thuhet në raportin më të ri të Departamentit shtetëror për tregti me njerëz. Për të dytin vit me radhë Maqedonia mori vlerësim më të vogël TIER2, për dallim prej vitit 2011 deri…

Lexo më Shumë

Sipas ranglistës vjetore të Passport Index, me pasaportën e Maqedonisë pa viza mund të udhëtohet në 108 vende, që e rangon vendin në pozitën e 40-të në botë, transmeton Anadolu Agency (AA). Sipas kësaj liste, pasaporta më e vlerësuar është e Gjermanisë dhe Singaporit dhe me to mund të udhëtohet pa viza në 159 vende. Pas tyre vijojnë Suedia dhe Koreja e Jugut (158 vende). Në pozitën e tretë janë Danimarka, Finlanda, Italia, Franca, Spanja, Norvegjia, Britania e Madhe, Japonia, dhe SHBA-të (157), në pozitën e katërt janë Luksemburgu, Zvicra, Holanda, Belgjika, Austria dhe Portugalia (156). Në vendin e pestë…

Lexo më Shumë

Prokuroria Speciale ka ngritur padi kundër 94 personave për 17 lëndë.  Gjatë këtyre dy ditëve paditë do të dërgohen nga Prokuroria Speciale Publike deri tek Gjykata Penale, bëri të ditur prokurorja special Katica Janeva. Gjatë konferencës për shtyp Janeva u pyet nëse ka ngritur ndonjë padi kundër ndonjë funksionari të BDI-së, ndërsa ajo u përgjigj se deri tani nuk ka nisur ndonjë hetim për funksionarët e BDI-së. Për 18 persona është kërkuar paraburgim, ndërsa në mesin e tyre është kërkesa për paraburgim edhe për një lider të një partie politike.

Lexo më Shumë

Prokuroja Speciale Katica Janeva e pyetur nëse ka ngritur ndonjë aktakuzë kundër ndonjë funksionari të BDI-së, tha se deri tani nuk ka nisur ndonjë hetim duke përgënjeshtruar disa dokumente që po qarkullojnë në opinion, raporton  SHENJA. PSP poashtu tha se nuk ka ngritur aktakuzë për rastin “Talir” ku funksionar të VMRO-DPMNE-së dyshohen për financim të paligjshëm të partisë.

Lexo më Shumë

Prokurorja Speciale Katica Janeva e pyetur nga gazetarja e TV SHENJA në lidhje me rastin “Monstra” tha se ata nuk kanë marrë përgjigje ende nga Këshilli i Prokurorëve nëse janë kompetente për këtë lëndë apo jo. “Për shkak të mos bashkëpunimit ne nuk kemi mundur të vazhdojnë me disa veprime. Ka shumë lëndë që janë dashur të hapen por që nuk janë hapur. Si të ju them, si do të rrjedh ritmi i kësaj Prokurorie unë vendos. Unë nuk vendosa ta hap lëndën Shkupi 2014. Aty janë kërcënuar të drejtat e gjithi qytetarëve. Ka shumë vepra. Puna jonë do të…

Lexo më Shumë

PSP nga fillimi deri tani ka respektuar detyrimin për të informuar opinionin, për të parë se çfarë ka punuar kjo Prokurori, deklaroi sot prokurorja speciale Katica Janeva. “Kjo prokurori punon vetëm 10 muaj. Aktpaditë janë vetë rezultat ipunës së ekipit për të krijuar kushtet për sundim të drejtësisë dhe sigurimit të barazisë së qytetarëve të Maqedonisë para ligjit dhe Kushtetutës. Dita e sotme e as 1 korriku nuk ndryshon asgjë që ky institucion të vazhdojë punën e saj. Ky institucion do të vazhdoj të zbardh drejtësinë”, tha Katica Janeva, raporton SHENJA. PSP ka ngritur 17 akt-akuza  për 18 raste, ndërsa…

Lexo më Shumë

29 June Mbi 800 tërmete ka regjistruar rrjeti telemteriko-sizmologjik në Maqedoni në periudhë prej 18 qershorit deri më sot në rajonin epiqendror të Ohrit. “Tërmetet janë kryesisht të dobëta me magnitudë midis 1 dhe 2 ballë. Me magnitudën 2 dhe 3 sipas Rihterit janë regjistruar 31 tërmete, ndërsa me magnitudë më të madhe se 3 janë regjistruar 4 tërmete. Më i fuqishmi ndodhi më 20 qershor në orën 15 e 10 minuta. Ai ishte me magnitudë të Rihterit prej 3,6 ballësh dhe është ndjerë në rajonin epiqendror me intensitet prej 5 ballëve sipas Shkallës makrosizmike evropiane”, kumtoi Observatori sizmologjik në…

Lexo më Shumë

Seanca publike e gjykatës supreme në të cilën duhet të shqyrtoheshin ankesat e gjashtë të dënuarve me burg të përjetshëm për rastin “Monstra”, gjegjësisht për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës sërish u anulua, pasi njëri prej avokatëve mbrojtës të të dënuarve ndodhet në udhëtim zyrtar jashtë Maqedonisë, raporton Shenja. Gjykata në seancën e kaluar  kërkoi që t’i marrë parasysh dëshmitë e prokurorëve të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), të cilët në konferencë për shtyp treguan se po kryejnë procedurë parahetimore për rastin “Monstra”. Për masakrën tek Liqeni i Smillkovës para pesë viteve, me burg të përjetshëm janë dënuar gjashtë…

Lexo më Shumë

Për dhjetë ditë, nga 18 deri më 29 qershor, në rajonin e Ohrit janë regjistruar mbi 800 tërmete, të cilat kryesisht janë me fuqi të dobët, mes 1 dhe 2 shkallë sipas Rihterit, kanë bërë të ditur nga Observatoriumi sizmologjik pranë fakultetit matematiko-natyror në Shkup. Me intensitet prej 2 dhe 3 shkallë janë regjistruar 31 tërmete ndërsa me magnitudë mbi 3 për qind janë regjistruar 4 tërmete. Më I fuqishmi është regjistruar më 20 qershor në orën 15:10 minuta. Ai ka qenë me magnitudë prej 3.6 shkallë. Nga mëngjesi deri tani janë regjistruar 10 dridhje.

Lexo më Shumë

Çfarë çmimi të energjisë elektrike do të paguajmë nga 1 korriku do ta dimë që nesër. Komisioni Rregullator për Energjetik ka afat deri në fund të këtij muaji ta bëj të ditur çmimin e ri i cili do të vlej nga 1 korriku deri 1 korrik 2018. Nga Komisioni Rregullator për Energjetik zyrtarisht nuk zbulojnë se sa do të kushtoj një kilovat energji elektrike për amvisëritë. Jozyrtarisht flitet se do të ulet për 0.25 për qind. Vitin e kaluar energjia elektrike u lirua për 0.25 për qind, ndërsa më parë për 0.33 për qind.

Lexo më Shumë