Author: almakos

Pasi PSP ka kërkuar paraburgim për liderin e VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski në konferencë për shtyp tha se këtë që po e bën PSP është turp dhe një vepër tinëzare duke shtuar se PSP nuk është institucion por zyre politike e LSDM-së.Ai tha se qëllimi i PSP-së është që të eliminohet  VMRO-DPMNE dhe me këtë të dobësohet Maqedonia dhe se qëllimi i LSDM-së është që të shkatërroj një garniturë politike. “Unë i porosisë se nuk mund të na thyejnë, ne mbetemi mburoja e shtetit. Mëkati jonë ishte se 11 vite mbrojtëm interesin e shtetit”, tha Gruevski, raporton SHENJA. Ai tha se…

Lexo më Shumë

Edhe sot po vazhdon regjistrimi i nxënësve të rinj nëpër shkollat publike për vitin shkollor 2017/2018. Krahasuar me ditën e djeshme sot vërehej numër më i vogël i nxënësve që kishin ardhur për të aplikuar në drejtimet që ata i kishin përzgjedhur. Drejtoresha e shkollës së mesme për transport dhe shpedicion Biljana Gligorova, u shpreh se edhe pse këtë vit fluksi i nxënëve ka qenë më i madh nga ai i  vitit të kaluar, numri i nxënësve maqedonas edhe këtë vit kryeson. Këtë e vërteton edhe fakti që kjo shkollë nga 15 paralale  vetëm 4 prej tyre do të ketë…

Lexo më Shumë

Reformat në media, ishin temë diskutimi në takimin e kryeministrit Zoran Zaev, me ish ndërmjetësin evropian në bisedimet për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni, Piter Vanhoutte, si dhe me përfaqësuesit e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë. Në komunikatën e dërguar nga ana e Qeverisë, thuhet se në takim të gjitha palët janë pajtuar se mediat janë ndër themelet më të rëndësishme të një shoqërie demokratike, për të cilën, siç thuhet në komunikatë, Qeveria e Maqedonisë është përcaktuar ta ndërtojë. Kryeministri Zoran Zaev, ka thënë se Qeveria e Maqedonisë, po punon në mënyrë aktive me qëllim që të gjinden zgjidhje…

Lexo më Shumë

Seanca publike e gjykatës supreme në të cilën duhet të shqyrtoheshin ankesat e gjashtë të dënuarve me burg të përjetshëm për rastin “Monstra”, gjegjësisht për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës sërish u anulua, pasi njëri prej avokatëve mbrojtës të të dënuarve ndodhet në udhëtim zyrtar jashtë Maqedonisë. Avokati mbrojtës, Naser Raufi, u shpreh i bindur se prej muajit shtator kur edhe është përcaktuar seanca, Prokuroria Speciale Publike do të del me provat që i posedon për këtë rast. “Arsyet për anulimin e seancës, janë arsye objektivem njëri prej avokatëve është në udhëtim zyrtar dhe seanca e sotme u…

Lexo më Shumë

Shpresat se së shpejti do të ketë një pikë kthimi në rastin “Monstra” ngadalë po pakësohen. Kjo pasi prokurorja speciale Katica Janeva ende lufton për marrjen e lëndës në shqyrtim, e tek më pas do të kuptohet nëse vërtetë Specilja ka kompetenca ta merr përsipër lëndën.  Janeva nuk u përgjigj nëse vlerëson se i ka zhgënjyer qytetarët shqiptar me mungesën e veprimit në lëndë që i tangojnë ata direkt, por tha se ajo është personi që vlerëson se kur duhet nisur priocedurë për ndonjë lëndë, pa bërë të qartë nëse rastin “Monstra” e kanë rezervuar për ndonjë ditë më të…

Lexo më Shumë

Prokuroria Speciale kërkon paraburgim për 18 të akuzuar për vepra të ndryshme penale përshirë Nikolla Gruevskin, Sasho Mijallkovin, Gordana Jankullovskën, Mile Janakievskin, Martin Protugjerin, Goran Grujovskin, Dragan Pavlloviç Llatasin, Ejup Alimin, Ismet Gurrin e të tjerë. Akuza janë ngritur për rastet “Titanik”, “Tortura”, “TNT”, “Thesari”, “Tenderi”, “Toplik”, “Tanku”, “Tarifa”, “Tifani”, “Totali”, “Treqind”, “Traektorja”, “Trust”, “Lëndina”,  dhe Target. Nga gjithësej 20 raste që i ka hapur deri më tani Specialja, vetëm për 18 raste janë ngritur 17 akuza, pasi dy rastet e përgjimit “Target” dhe “Fortesa” janë bashkuar. “Deri më sot, arritëm të ngrejmë gjithë akuzat për të cilat kemi vlerësuar…

Lexo më Shumë

Në gjykatën e Kumanovës është anuluar seanca gjyqësorë për vrasjen e katërvjeçarit Almir Aliu në qershor të vitit të kaluar. Në seancën e sotme pritej të dëshmonte i dyshuari kryesor Boban Iliç. Seanca u anulua për 25 korrik për shkak të mungesës së njërit prej avokatëve. Alsat-M

Lexo më Shumë

29 June Tetova po ngulfatet nga deponia e egër të krijuara në hyrje të qytetit, ndërsa autoritetet promovojnë stacion për ngarkimin dhe shkarkimin e mbeturinave i cili madje do të jetë funksional pas javës së ardhshme. Për mos grumbullimin e mbeturinave, drejtori i NPK. “Tetova” Xhelal Ceka arsyetohet me angazhimin e kësaj ndërmarrje në tejkalimin e problemit që shkaktuan vërshimet një muaj më parë në Poroj. Siç e dini, për shkak të angazhimit të gjitha firmave që bartnin mbeturina në fshatin Puroj ku patëm një rast urgjent për tu zhbllokuar rruga, pra angazhimi i tyre atje na ka bë që…

Lexo më Shumë

Nga Telekomi i Maqedonisë thonë se nuk ka më opstrukcione në bashkëpunimin me Prokurorinë Speciale. Problemet mes Telekomit dhe Speciales filluan vitin e kaluar kur prokuroria e Katica Janevës kërkoi në këtë operatorë të shohin se cilat numra i ka përgjuar DSK-ja në mënyrë joligjore, për çka është hapur rasti “Target”. Të jeni të sigurt se si Dojçe telekom në pronësi të Dojçe Telekom, Maxhar Telekom dhe të shtetit këtu, bëjmë çmos që të bashkëpunojmë me autoritetet kompetente. Personalisht kisha takime të ndara, e hapëm bazën e të dhënave që është këtu. Nuk kishte vërejtje as nga prokurori publik. Bëjmë…

Lexo më Shumë

29 June Prokuroria Speciale ka kërkuar paraburgim edhe për dy zyrtarë të BDI-së, Ejup Halimin, koordinator i grupit parlamentare të BDI-së dhe Ismet Gurin, funksionar i partisë së Ahmetit të cilëët akuzohen për veprën penale parregullsitë zgjedhore, “shkatërrim të materialit zgjedhor” në rastin “Titanik”. Përveç anëtarëve të BDI-së, Specialja kërkon masa të kujdesit në rastin e njëjtë edhe për kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi dhe anëtarin e KSHZ-së nga kjo parti, Bedredin Ibraimi. Janeva paralajmëroi se për rastin “Tabela” për ndërtimin e shkollës fillore në fshatin Zajaz, hetimi do të zgjerohet edhe me funksionarë tjerë. Prokurorja Janeva u përgjigj në…

Lexo më Shumë

29 June Pas mbledhjes e cila zgjati rreth 3 orë Këshilli i Prokurorëve vendosi që për rastin “Sopoti” nëse duhet ose jo t’i kalojë Prokurorisë Speciale të vendosë Prokuroria për Krim të Organizuar. Kryetari I Këshillit të Prokurorëve Petar Anevski, i cili lëndën e ruante për muaj të tërë në sirtar deklaroi se Prokuroria e Përgjithshme për Krim të Organizuar në afat prej 8 ditësh duhet të prononcohet lidhur me këtë vendim. Anëtari I Këshillit të Prokurorëve Mexhit Jusufi, për Alsat deklaroi se në pajtim me ligjin Porkuroria për Krim të Organizuar është e detyruar që lëndën “Sopoti” t’ia dorëzojë…

Lexo më Shumë

29 June Veten e quajti qeveri reformatore, që do të thotë se në agjendën e saj politike dhe institucionale janë parashikuar shumë reforma. Por reformat nuk janë procese që zhvillohen aq shpejtë, pasi kërkojnë kohë, ndërsa popullit nuk i pritet. Sidomos qytetarët presin reforma në drejtësi, në sistemin gjyqësor, që të ketë më shumë të drejta për qytetarin, ndërsa presin edhe shumë reforma tjera në fusha tjera, presin që administrata të mos jetë e korruptuar, të jetë në shërbim të tyre dhe jo në shërbim të politikës.Mbi prioritet e qeverisë në fushën e reformave dhe sa pritet të realizojë premtimet…

Lexo më Shumë