Author: almakos

Rregjistri i nxënësve në shkollat e mesme, për afatin e parë të vitit 2017/2018, nuk ka mbushur numrin e paraparë të drejtorëve të shkollave në Strugë dhe Dibër, ndërsa ndryshe thonë nga Shkollat e mesme në Shkup e Tetovë, ku numri i nxënësve, ka qenë i lartë, në regjistrimin e afatit të parë. Fakti se kriteri i kuotave të pikëve, për pranim ka kushtëzuar shumë nxënës, drejtorët e këtyre shkollave bëjnë përpjekje që për përmushjen e paraleleve të parapara, të bëjnë negociata, për pranimin e nxënësve më sukses jo të lartë në mësime. Por, kjo do të shihet në afatet…

Lexo më Shumë

Sot, në ambientin e Universitetit Amerikan Kolegj u bë promovimi i Programit Biznes Administratë dhe Ekonomi, program për diplomë të dyfishtë në Universitet Top Vergeta në Romë dhe Universitetin Amerikan Kolegj, në Shkup. “ Universiteti Top Vergeta rënditet në një nga Universitet më të mira, ku studentët të cilët do të vazhdojnë studimet në Romë ose studentët Italian në Shkup do të konsiderohen ambasadorë të kulturës së shtëpisë së tyre”, tha rektori Marjan Bojaxhiev, njohton Almakos. Ndërsa nga Ministria e arsimit, Deskovska tha se ministria, por edhe ajo personalisht dëshiron për një sistem arsimor më të avancuar dhe me përmasa…

Lexo më Shumë

Vendi këto ditë është kapluar nga temperaturat e larta, madje nga faza e verdhë tashmë ka kaluar në fazën portokalli, ndërsa temperaturat ditore arrijnë mbi 40 gradë. Sipas paralajmërimit të sinoptikanëve temperatura sot ka arritur deri në 42 gradë, andaj Ministria e Shëndetësisë ka bërë disa rekomandime, të cilat edhe janë miratuar nga qeveria në seancën e mbrëmshme. Disa nga rekomandimet e kësaj ministrie janë: më së paku nga ora 11 deri në orën 17 qytetarët të mos ekspozohen në diell, sidomos gratë shtatzëna dhe të sëmurët kronik dhe të njëjtit të lirohen nga puna. Poashtu punonjësit ndërtimorë të mos…

Lexo më Shumë

Vazhdon përdorimi jo i drejtë i gjuhës shqipe në vend. Gabimet drejtshkrimore gjatë përdorimit të gjuhës shqipe i hasim gjithandej nëpër institucionet e vendit. Në këtë mënyrë, shumica e institucioneve nuk respektojnë as rregullat themelore të standardit gjuhësor të shqipes. Gjuha shqipe trajtohet ngjashëm edhe nga disa prej përfaqësive diplomatike. Verzioni në gjuhën shqipe i ueb faqes së Ambasadës së Austrisë në Shkup është vetëm njëri ndër to. Sapo të hapësh këtë ueb faqe mund të vëresh dhjetëra fjalë të cilat janë shkruar në formë të gabuar dhe nuk janë në përputhje me standardet e gjuhës shqipe. Si më të…

Lexo më Shumë

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, në konsultime edhe me këshillin e etikës, në kuadër të reformave në media do të përgatisin një rregullore për mediat online. Kryetari i SHGM-së, Naser Selmani, tha se me këtë rregullore, do tu kërkohet ueb faqeve që të publikojnë impreusm, që të dihet saktë se kush është pronari, kush është redaktori dhe kush janë gazetarët që shkruajnë për atë portal. Gjithashtu, siç shtoi ai, mediat online do të duhet të respektojnë të drejtën e përgjigjes dhe demantit. Ai tha se në këtë moment nuk duhet të kërkohet ndonjë ligj më restriktiv, dhe se kjo është…

Lexo më Shumë

30 June Ish ndërmjetësi belg në kohën e negociatave për Marrëveshjen e Përzhinës Piter Vanhojte njoftoi që propozimet për reformat në media janë dorëzuar në Qeveri. Vanhojte mes tjerash përësëriti se është koha e fundit të veprohet dhe të ecet përpara me reformat në media. Përveç reformave në media, Vanhojte përmendi edhe shumë prioritete tjera të rëndësishme si zbardhja e rasteve të shumta të sulmeve ndaj gazetarëve. [embedded content]

Lexo më Shumë

Përfaqësuesit e Eko Guerilës janë takuar sot me kryeministrin Zoran Zaev dhe me ministrin e ekologjisë Sadulla Duraku. Pas takimit kryetari i Eko Guerilës Arianit Xhaferri, deklaroi se kryeministri  Zaev ka premtuar që nuk do të bëjë marrëveshje me gojë për rifillimin e punës së Jugohromit. Në takim po ashtu është biseduar edhe për punën e deponive të egra në vend dhe me theks të veçantë për deponinë e Tetovës. Siç potencoi Xhaferri, kryeministri Zoran Zaev ka thënë se punojnë ngushtë me Komunën e Tetovës për të dislokuar deponinë nga qyteti. Nga Eko Guerila kanë shprehur gatishmëri për të punuar…

Lexo më Shumë

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski dhe ambasadorja e Bosnjë e Hercegovinës në Maqedoni, Lepa Babiq në takimin e sotëm të punës kanë biseduar për gjendjet aktuale midis dy vendeve. Siç kumtoi Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, në takim theks është vendosur në rritjen e bashkëpunimit ekonomik midis Republikës së Maqedonisë dhe Bosnjë e Hercegovinës. Ministri Sugareski e ka njoftuar ambasadoren Babiq me projektet infrastrukturore që realizohen në vend, si dhe me reformat që do të realizohen në periudhën e ardhshme ndërsa të cilët janë në drejtim të përmirësimit të gjendjes së përgjithshme në shtet. “Në takim biseduam për…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, së bashku me deputeten, Teuta Bilalli dhe shefin e kabinetit të kryetarit, Faton Fazliu, sot ka realizuar takim me zëvendësambasadorin e Britanisë së Madhe në Shkup, z. Paul Edëards dhe këshilltarin politik pranë kësaj ambasade, z. Ian Cramman. Në këtë takim kryesisht është biseduar për funksionimin e Paralementit si dhe reformat e nevojshme e të domosdoshme, për të shkuar Maqedonia drejt progresit,  me këtë rast përfaqësuesit e BESËS kanë thënë se janë të gatshëm që të japin kontributin e tyre në realizimin e reformave të nevojshme. Të dyja palët janë dakordësuar që takime të…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sot realizoi takim pune me një delegacion të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore të kryesuar nga Nebi Hoxha me ç’ rast u njoftua me aktivitetet e kësaj Ode, e cila vepron që 11 vjet dhe me projektet e sfidat e afaristëve anëtarë të Odës. Ministri Bekteshi, siç citohet në njoftimin zyrtar, theksoi masat dhe projektet që ndërmerr Ministria e Ekonomisë dhe Qeveria në drejtim të përmirësimit të klimës së biznesit në vend, me çrast përsëriti qëndrimin se bizneset vendore do të kenë mbështetjen e qeverisë. Në takim u bisedua për masa konkrete që do të…

Lexo më Shumë

Ashtu siç edhe u paralajmëruar, prej nesër fillojnë të zbatohen çmimet e reja të cilat duhet të kushtojnë 4 denarë më shumë se sa çmimet aktuale. Strategjia është përpiluar vite më parë, kurse duke filluar nga 1 korriku i këtij vitit(sot) e deri më 1 korrik të vitit 2023, akciza do të rritet për 0.20 denarë për çdo vit. Me këtë, çmimet e cigareve brenda kësaj periudhe disavjeçare do të arrijnë çmimet e atyre evropiane. Qëllimi i shtrenjtimeve, siç u tha në arsyetimin gjatë miratimit të strategjisë, është që të ndikohet në reduktimin e pirjes së duhanit,  masa këto që…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot ka realizuar takime të ndara me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës  Ramon Abaroa Karanza, dhe ambasadorin e Republikës së Polonisë,  Jacek Stefan Multanovski, në Republikën e Maqedonisë, kumtoi Sekretariati për Çështje Evropiane. Në takim me ambasadorin spanjoll, Osmani ka shprehur falënderim për mbështetjen e Mbretërisë së Spanjës lidhur me procesin euro- integrues të Maqedonisë e cila paraqet nxitje shtesë në zbatimin e reformave të duhura dhe angazhimet e marra. Në takim me ambasadorin Karanza, Osmani ka theksuar marrëdhëniet e mira mes Maqedonisë dhe Mbretërisë së Spanjës…

Lexo më Shumë