Ashtu siç edhe u paralajmëruar, prej nesër fillojnë të zbatohen çmimet e reja të cilat duhet të kushtojnë 4 denarë më shumë se sa çmimet aktuale. Strategjia është përpiluar vite më parë, kurse duke filluar nga 1 korriku i këtij vitit(sot) e deri më 1 korrik të vitit 2023, akciza do të rritet për 0.20 denarë për çdo vit. Me këtë, çmimet e cigareve brenda kësaj periudhe disavjeçare do të arrijnë çmimet e atyre evropiane. Qëllimi i shtrenjtimeve, siç u tha në arsyetimin gjatë miratimit të strategjisë, është që të ndikohet në reduktimin e pirjes së duhanit, masa këto që janë implementuar pothuajse në të gjitha vendet perëndimore. Aktualisht në vendet evropiane një pako cigare Marlboro blihet mesatarisht për 5 euro, kurse në vendet e rajonit të cilat synojnë të jenë pjesë e BE-së, çmimi Marlboros së bardhë është 2.5 euro. Përveç shtrenjtimit të cigareve, pritet të shtrenjtohet edhe akciza e alkooleve dhe derivateve. Masë kjo, që nga Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni, mendohet se do të ndihmojë në sigurimin e fuqisë blerëse për barnat për sëmundjet e rralla.
Data 23.06.2026
Aktuale
- Ermal Hasimja: Dy mënyra sesi protesta realizon qëllimin e saj për dorëheqjen e Ramës! Çdo ditë që zgjat revolta, Rilindja humb mijëra vota
- Rebalanci i Buxhetit në seancën e Qeverisë: Fokusi te investimet kapitale dhe infrastruktura
- Njihuni me parashikimin e motit për sot, ja sa do të jenë temperaturat
- Një rrogë nuk mjafton për të mbyllur muajin, shpenzimet e një individi në Tiranë sa 112% e pagës, e dyta më e lartë në Europë!
- Vonesat në reforma rrezikojnë 60 milionë euro për Kosovën
- ASH për korridorin 8: Arsyetimi me UNESCO-n nuk mund të përdoret në mënyrë selektive
- Nesër do të ketë ndërprerje të përkohshme të sistemit “TVSH-ja Ime”
- Edi Rama sulmon protestuesit, nxjerr video kundër Dritan Goxhajt: PS dhe qeverisja e jonë do bëhen më të fortë kur t’i bien puplat fallco flamingove

