Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sot realizoi takim pune me një delegacion të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore të kryesuar nga Nebi Hoxha me ç’ rast u njoftua me aktivitetet e kësaj Ode, e cila vepron që 11 vjet dhe me projektet e sfidat e afaristëve anëtarë të Odës. Ministri Bekteshi, siç citohet në njoftimin zyrtar, theksoi masat dhe projektet që ndërmerr Ministria e Ekonomisë dhe Qeveria në drejtim të përmirësimit të klimës së biznesit në vend, me çrast përsëriti qëndrimin se bizneset vendore do të kenë mbështetjen e qeverisë. Në takim u bisedua për masa konkrete që do të ndërmerren për një bashkëpunim edhe më të fuqishëm mes Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore dhe Ministrisë së Ekonomisë si dhe gjetjen e modaliteteve për një klimë më të mirë biznesi për kompanitë vendore. Gjatë bisedës u theksua nevoja për gjetjen e mënyrave për qasje më të lehtë të kompanive deri tek fondet shtetërore si një formë stimulimi për investime edhe më të mëdha. Ministri Bekteshi shprehu gatishmëri të plotë dhe angazhim në përkrahjen e bizneseve shqiptare duke premtuar dhe mbështetje institucionale në iniciativat e tyre për një zhvillim më të mire dhe më të shëndoshë ekonomik.
Data 23.06.2026
Aktuale
- Ermal Hasimja: Dy mënyra sesi protesta realizon qëllimin e saj për dorëheqjen e Ramës! Çdo ditë që zgjat revolta, Rilindja humb mijëra vota
- Rebalanci i Buxhetit në seancën e Qeverisë: Fokusi te investimet kapitale dhe infrastruktura
- Njihuni me parashikimin e motit për sot, ja sa do të jenë temperaturat
- Një rrogë nuk mjafton për të mbyllur muajin, shpenzimet e një individi në Tiranë sa 112% e pagës, e dyta më e lartë në Europë!
- Vonesat në reforma rrezikojnë 60 milionë euro për Kosovën
- ASH për korridorin 8: Arsyetimi me UNESCO-n nuk mund të përdoret në mënyrë selektive
- Nesër do të ketë ndërprerje të përkohshme të sistemit “TVSH-ja Ime”
- Edi Rama sulmon protestuesit, nxjerr video kundër Dritan Goxhajt: PS dhe qeverisja e jonë do bëhen më të fortë kur t’i bien puplat fallco flamingove

