Rreth tetë hektarë pyje prej lisi dhe dy hektarë pisha u dogjën dje nga një zjarr mbi fshatin Kolibar të Kërçovës. Sipas MPB, zjarri ka shpërthyer në orën 14:10, ndërsa është shuar në orën 18 prej ekipeve të QMK – Kërçovë, NJKZ – Kërçovë, Ekonomisë së pyjeve “Lopushnik” dhe banorëve të fshatit. Ekspertizë është bërë prej orës 19 deri në orën 20.
Author: almakos
Çdo vit, gjatë sezonit turistik, në Shqipëri rritet ndjeshëm numri i aksidenteve rrugore. Në këto kushte policia apelon qytetarët për më shumë kujdes. “Sezoni turistik është i mbingarkuar, vijnë mjete nga Polonia, vendet baltike madje edhe nga Azia ndaj policia rrugore apelon qytetarët që përsos mungesës së sinjalistikës, të respektojnë rregullat për të shmangur aksidentet”, shprehet Mitat Tola, drejtor i policisë rrugore. Drejtori i policisë rrugore, Mitat Tola thotë për Top Channel se përveç policive kosovar, në rrugët e vendit këtë vit do të ketë prani edhe të efektivëve nga Maqedonia. “Në kuadër të bashkëpunimit midis Shqipërisë, por edhe Maqedonisë…
Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov sot do të ketë fjalim para anëtarëve të Komisionit kuvendor për politikë të jashtme. Dimitrov, siç është paralajmëruar nga Kuvendi, do të dorëzojë Raport për realizimin e politikës së jashtme dhe pozitën ndërkombëtare të Republikës së Maqedonisë.
Sot është planifikuar të mbahet seanca në Gjykatën Themelore Shkupi 2, ku shqyrtohet padia e për shpifje dhe ofendim e bërë nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, kundër ish-agjentit Sllobodan Bogoevski. Në seancën e sotme duhet të dëgjohet noteri Sasho Klisarovski, para të cilit Bogoevski ka dhënë deklaratë. Në seancën e kaluar, gjykatësi Nuhi Rustemi e ka dëgjuara avokaten Biljana Panovam si asisten i Komisionit amerikan për letra me vlerë, para së cilës ka dëshmuar Bogoevski. Kjo padi është ngritur pas padisë fillesatare në Gjykatën në New York, ku Bogoevski pretendon se Ahmeti dhe Xhaferi kanë marrë…
04 July Dhjetëra tërmete prej të cilëve më i fuqishme me intensitet prej 3,4 ballësh sipas shkallës së Rihterit janë regjistruar në rajonin e epiqendrës së Ohrit natën e kaluar. Nga data 18 të e muajit të kaluar e deri më sot në rajonin e Ohrit janë regjistruar mbi 1.000 tërmete. Më i fuqishme ishte dje në orën 13:18 me intensitet prej 5 ballësh sipas shkallës së Rihterit, shkaktoi shqetësim tek banorët dhe turistët, ndërsa janë paraqitur dëme më të vogla materiale.
Dhjetëra tërmete të intensitetit më të ulët kanë trazuar banorët e rrethinës së Ohrit. Janë regjistruar së paku 10 dridhje, më e madhja e të cilave ka qenë 4.1 shkallë Rihtër. Banorët kanë përjetuar ankthin e pritjes së dridhjeve, ndërkohë që ky rajon në javët e fundit ka përjetuar afër 1 mijë lëkundje të tokës. Megjithatë, deri tash nuk ka pasur ndonjë të lënduar, përveç disa dëmeve materiale. /SHENJA/
04 July Çdo vit, gjatë sezonit turistik, në Shqipëri rritet ndjeshëm numri i aksidenteve rrugore. Në këto kushte policia apelon qytetarët për më shumë kujdes. “Sezoni turistik është i mbingarkuar, vijnë mjete nga Polonia, vendet baltike madje edhe nga Azia ndaj policia rrugore apelon qytetarët që përsos mungesës së sinjalistikës, të respektojnë rregullat për të shmangur aksidentet”, shprehet Mitat Tola, drejtor i policisë rrugore. Drejtori i policisë rrugore, Mitat Tola thotë për Top Channel se përveç policive kosovar, në rrugët e vendit këtë vit do të ketë prani edhe të efektivëve nga Maqedonia. “Në kuadër të bashkëpunimit midis Shqipërisë, por…
Moti në Maqedoni sot do të jetë kryesisht me diell me rritje të temperaturës së ditës. Do të fryjë erë e forcuar veriore veçanërisht përgjatë Luginës së Vardarit dhe në Pellagoni. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 10 deri në 19 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 23 deri në 31 gradë Celsius. UV indeksi do të arrijë 9. Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me diell me erë mesatare deri në të përforcuar veriore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 15 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 29 gradë Celsius. Vijon…
Një incident me armë ka ndodhur pak para mesnate në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Burime policore theksuan për INA se incidenti ka ndodhur në afërsi të xhamisë së kësaj lagjeje. Por nuk janë dhënë detaje se çfarë ka ndodhur dhe kush ka shtënë me armë, apo a ka edhe të plagosur apo dëmtuar. Për shkak të këtij incidenti është bllokuar përkohësisht rruga kryesore në këtë lagje, derisa policia të kryejë ekspertizën. Në vendin e ngjarjes ka pasur edhe banorë, të cilët kanë ndjekur se çfarë po ndodhë. Ata kanë theksuar se këto raste shtojnë pasigurinë në këtë lagje, ndërsa…
Gjykata penale nuk e pranoi kërkesën e PSP-së dhe nuk ka paraburgim për ish kryeministrin Nikolla Gruevski dhe këshilltarin e tij, Martin Protugjer, ish ministrat Gordana Jankullovska dhe Mile Janakieski si dhe ish sekretarin e partisë, Kirill Bozhinovski. Gjykata penale i ka refuzuar të gjitha kërkesat për paraburgim, ndërkaq të akuzuarve u ka përcaktuar vetëm masën e përkujdesit, marrje të pasaportave dhe detyrim që të paraqiten në gjyq një herë në javë. “Propozimi për përcaktimin e masave paraprake kundër K.M, L.R, R.D, XH.A, M.H, D.D, E.T, M.P, K.T,K.V, S.K, D.A, L.R, G.J, B.B dhe I.D, janë pranuar dhe u janë…
Një tërmet tjetër me fuqi prej 3.9 ballë sipas Rihterit regjistrohet në Maqedoni. Epiqendra e tërmetit edhe kësaj here është në rajonin e Ohrit, 7 kilometra nga Resnja dhe në thellësi prej 2 kilometrave. /SHENJA/
Në ceremoninë përkujtimore në Varrezën Potoçari më 11 korrik të këtij viti do të bëhet varrimi i 70 viktimave të gjenocidit të Srebrenicës, që cilësohet si tragjedia e dytë më e madhe njerëzore në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, raporton AA. Sipas deklaratës së Institutit të Personave të Humbur të Bosnjë e Hercegovinës (BeH), eshtrat e 70 viktimave do të varrosen pasi janë identifikuar nga Instituti Mjekoligjor i Tuzllës. Shtatë nga viktimat që do të varrosen këtë vit kanë qenë të moshës 18 vjeçare kur janë vrarë. Siç thuhet, më i riu nga viktimat e identifikuar ka qenë 15…

