Author: almakos

Gjykatëses Monika Bahçovanovska iu dhanë për vlerësim pesë akuza nga Prokuroria Speciale Publike (PSP), megjithatë ajo do t’i vlerësojë vetëm rastet “Lëndina”, “Tifani”, “Titanik” dhe “Tortura”. Bahçovanovska ka kërkuar largimin e saj nga rastet “Total”dhe Trust”, në të cilët si të akuzuar janë Dragan Pavloviq Latas dhe Sead Koçan. Siç mëson Televizioni 24, shkaku që Bahçovanovska është tërhequr është se firma e Latasit “Total” ka pasur marrëveshje për reklamë me Lotarinë e Maqedonisë, ku drejtor i saj është burri i Bahçovanovskës, Vlladimir Bahçovanovski, funksionar i VMRO-DMPNE-së. Nga “Trust” ka kërkuar tërheqje për shkak se ka vendosur për ankesat e gjyqtarëve…

Lexo më Shumë

06 July Digjet përsëri deponia në Strugë. Në vendin e ngjarjes është dërguar një ekip nga Njësitit Territorial kundër Zjarrit nga Struga, ku për momentin po intervenojnë me një automjet për shuarjen e vatrës së zjarrit. Po ashtu është dërguar edhe një ekip nga Ndërmarrja Komunale Publike nga Struga që po ndihmojnë edhe ata për marrjen nën kontroll të zjarrit të ndezur mëngjesin e sotëm. Çështja e deponisë në Strugë vazhdon t’i shqetësojë struganët, pasi për të satën herë i vihet zjarri deponisë nga persona ende të panjohur.

Lexo më Shumë

Një tërmet i ri prej 4.0 shkallë sipas rihterit ka ndodhur rreht orës 11 e 12 minuta në rrethinen e Ohrit. Edhe gjatë natës që e lamë pas ka pasur një varg dridhjesh të vogla në këtë rajon që po përballet vazhdimisht me lëkundje të tokës. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Ajo që shihet në foto duket si treg i pemëve dhe perimeve. Por, jo! Është njëri prej stacionëve të autobusëve në afërsi të Bit Pazarit. Sot në orët e paraditës, shumë prej shitësve e kanë zgjatur tregun nga hyrja e Bit Pazarit dhjetëra metra më poshtë në drejtim të Qendërs Mavrovasja, raporton SHENJA. Qytetarët e kanë pasur të vështirë të hyjnë e të dalin nga autobusët. Janë përballur me shitësit dhe blerësin që kanë zaptuar hapësirën e stacionit. E, më të së shumti janë nervozuar shoferët e autobusve, të cilët e kanë pasur vështirësi të ndalen. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Përsëri digjet deponia në Strugë. Në vendin e ngjarjes është dërguar ekip i Njësitit territorial kundër zjarrit nga Struga, ku ka intervenuar me një automjet. Ekipe të Ndërmarrjes Komunale Publike nga Struga gjithashtu kanë marrë pjesë në shuarjen e zjarrit. Çështja e deponisë në Strugë vazhdon t’i shqetësojë struganët, pasi për të satën herë i vihet zjarri deponisë nga persona ende të panjohur dhe jo të ndërgjegjshëm.

Lexo më Shumë

Sot rreth orës 4 të mëngjesit janë përfshi nga zjarri tre lokale që ndodhen në rrugën “Vëllezërit Gjinoski” në pjesën qendrore të qytetit, raporton Flaka  Zjarri ka përfshi një butik, një shitore për këpucë dhe një librari. Dëme më të mëdha materiale kanë pësuar shitorja e këpucëve “Pro Shot” dhe buktiku “West Man”, ndërsa më pak dëme ka pasur në librarinë “Evropa 2000”. Kulmi i objektit ku ndodhen shitorja e këpucëve “Pro Shot” dhe buktiku “West Man”, është shkrumuar, kurse zjarri ka përfshi mjediset e dyqaneve dhe për pasojë është djegur inventari dhe malli që ndodheshte aty. Dëmi llogaritet i madh, ndërsa…

Lexo më Shumë

Takimi i djeshëm i ministrit Ramiz Merko me me z.Ray Power kishte për qëllim ngritjen e biznes klimës në vend. “Sot realizova takim me kryetarin e dhomës së “Grupit të Biznesit Britanik në Maqedoni” z.Ray Power i cili njëkohësisht ështe edhe drejtor gjeneral (CEO) i kompanisë Power Resources Group (PRG) Plc, i shoqëruar nga z.Marin Gavrilovski, anëtar i Komitetit drejtuesi së këtij grupi. Kompania Power Resources Group (PRG) Plc është kompani industriale dhe komerciale, që vepron në fushën gjeologjike, bën analizën e lëndës së parë, përpunimin e metaleve dhe lëgurave të posaçme dhe bën shitjen e këtyre materialeve në industrin e…

Lexo më Shumë

Edhe nata e kaluar ka qenë e trishtueshme për banorët e rajonit të Ohrit. Megjithatë, lëkundjet e tokës kanë qenë më të rralla se netëve të kaluara. Gjatë natës ka pasur tërmete prej 2.9 dhe 3.1 shkallësh, të cilët e kanë pasur epiqendrën 6 kilometra nga qyteti i Ohrit, ndërsa me thellësi prej 10 kilometrave. Deri tash nuk ka pasur ndonjë informacion për të lënduar. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Kuvendi sot në fillim prej ora 12.00 do ta vazhdojë seancën e gjashtë në të cilën debatohet për zgjedhjen e Spase Gligorov për drejtor të Agjencisë së Administratës. Krahas zgjedhjes së Gligorovit, në rend dite të kësaj seance është edhe shkarkimi i prokurorit publik Marko Zvërlevski. Në seancën e djeshme zëvendësministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Alleksandar Bajdevski, u shpreh se Gligorovi i plotëson të gjitha kushtet ligjore dhe konsideron se është i përgjegjshëm dhe se në mënyrë profesionale do ta ushtrojë punën e vet. Opozita, VMRO-DPMNE vlerësoi se zgjedhja e Spase Gligorovit do të jetë e paligjshme dhe se…

Lexo më Shumë

Ndërron jetë edhe një ish ushtar i UÇK-së nga Tetova, me çrast SHVL-UÇK ka ngushëlluar familjarët: E dashura dhe e pikëlluara Familje e ushtarit Daut Jakup Qazimi. Shumë të nderuara Familje të Dëshmorëve dhe të Plagosur të Lirisë. Të nderuar bashkëluftëtarë, shokë dhe miq të pranishëm në këtë ditë përcjellse dhe lamtumire të shokut tonë, i cili në moshë, trimëri dhe kontribut kishte diferencë të duhur kundrejt nesh ! Daut Qazimi u lind në 20 nëntor, 1958 në Përshefc, në një familje bujare dhe me tradita të pakrahasueshme atdhetarie, shkruan Gazeta Lajm. I lindur në muajin e nëntorit 46 vite…

Lexo më Shumë

Debat “Ombudsmani – midis qytetarëve dhe institucioneve” do të mbahet sot në Tetovë në organizim të OJQ Infoqendra dhe Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut të Republikës së Maqedonisë. Në diskutim, siç është paralajmëruar do të marrin pjesë avokati i popullit Ixhet Memeti, gazetarja Gordana Duvnjak dhe drejtoresha ekzekutive e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut Uranija Pirovska. Debati, sipas organizatorëve, do të tentojë të japë përgjigje në pyetjet, siç janë nëse dhe si Ombudsmani  i mbron qytetarët dhe të drejtat e tyre para institucioneve shtetërore, nëse qytetarët e njohin Ombudsmanin si mbrojtës të tyre, nëse institucionet shtetërore…

Lexo më Shumë

Euroambasadori Samuel Zhbogar sot do të shikojë se si implementohen disa projekte të financuara përmes BE-së në fshatrat Zhelinë dhe Bërvenicë në kuadër të fushatës “BE për Ty”. Zhbogar së bashku me kryetarin e komunës së Zhelinës Fatmir Izairi do ta vizitojë stacionin e pompës në Zhelinë me të cilën duhet të zgjidhet problemi me furnizimin me ujë në komunë e cila është bashkëfinancuar nga BE-ja, ndërsa së bashku me kryetarin e komunës së Bërvenicës Enver Pajaziti, do të bëjë kontroll në rrugën lokale Miletino-Çellopek, e cila po rikonstruohet me grant nga BE-ja dhe në ndërtimin e shkollës së re…

Lexo më Shumë