Author: almakos

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po bën përpjekje për të krijuar “mburojë ligjore” ndaj vetes përmes një nisme të re ligjore, që PS do ta depozitojë të hënën pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e Belinda Ballukut.  Berisha kundërshtoi argumentin e Ramës për ekzistencën e funksioneve të padelegueshme, duke pretenduar se në praktikë ekzistojnë qindra vendime të Këshillit të Ministrave të firmosura nga zëvendësministra me autorizim të kryeministrit. Sipas tij, legjislacioni në fuqi dhe vetë Kushtetuta parashikojnë mekanizma zëvendësimi dhe delegimi kompetencash, si në rastin e Presidentit të Republikës apo të ministrave,…

Lexo më Shumë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dje nga Konferenca e Sigurisë në Mynih kritikoi zëvendëssekretaren e përgjithshme të NATO-s, Radmilla Shekerinska, duke vlerësuar se një pjesë e deklaratave të saj “nuk kanë shumë kuptim” dhe nuk e pasqyrojnë realitetin. Pas kësaj LSDM-ja opozitare e Maqedonisë, e dënoi qëndrimin e Vuçiqit dhe e akuzoi për qasje shoviniste. Presidenti serb reagoi ndaj deklaratës së Shekerinskës, në të cilën ajo theksoi se Kroacia dhe Shqipëria janë partnerë të sigurt të NATO-s dhe kontribuojnë për paqen dhe stabilitetin në rajon, duke aluduar në bashkëpunimin e dy vendeve anëtare të Aleancës me Kosovën në fushën e…

Lexo më Shumë

Kryetari i Sarajit, Muhamet Elmazi ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të rrëmbyeshme të shiut dhe gjendjes së krijuar në disa vendbanime të komunës, ekipet janë në terren që nga orë te hershme të mëngjesit.“Po punohet intensivisht për menaxhimin e situatës, zhbllokimin e rrugëve, pastrimin e kanaleve dhe ofrimin e ndihmës aty ku është e nevojshme. Jemi në koordinim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet kompetente për të reaguar sa më shpejt dhe me efikasitet.Lusim qytetarët për kujdes të shtuar, të shmangin zonat e rrezikuara dhe për çdo rast emergjent të kontaktojnë shërbimet përkatëse.Do t’ju mbajmë të informuar për…

Lexo më Shumë

Komuna e Strugës po merr masa të intensifikuara për të kapërcyer problemin e ujit të pijshëm të ndotur, njoftoi kryetari i bashkisë Mendi Qyra. Banorët nuk kanë mundur të përdorin ujë nga ujësjellësi i qytetit për një javë. Ujë i turbullt dhe me ngjyrë kafe të errët rrjedh nga rubinetet, prandaj është vendosur ndalimi i pirjes dhe përdorimit të tij. Kryetari i bashkisë Kjura njoftoi se nesër (16 shkurt) një institucion privat ekspert nga Shkupi, i angazhuar me iniciativën e tij, do të kryejë analiza të hollësishme për të përcaktuar shkaqet e ndotjes. Ndërhyrjet në zonën e mbrojtjes së burimit…

Lexo më Shumë

Fshatrat Bukoviç, Arnaqi dhe Semenisht në komunën e Sarajit janë përfshirë nga përmbytje si pasojë e reshjeve intensive të shiut që kanë goditur zonën gjatë orëve të fundit. Sipas pamjeve nga terreni, disa rrugë janë mbuluar nga uji, ndërsa sipërfaqe të tëra fushash janë përmbytur, duke vështirësuar lëvizjen e banorëve dhe qarkullimin në këto vendbanime rurale. Deri në këto momente nuk ka informacione zyrtare nëse ka dëme në amvisëri apo objekte të tjera. Autoritetet kompetente pritet të dalin në terren për të vlerësuar situatën dhe për të përcaktuar shkallën e dëmeve. MARKETING

Lexo më Shumë

Gjykata ka lënë në masën e sigurisë arrest me burg, sipëmarrësin e ndërtimit Bardhyl Fushën, autorin e grabitjes së fililalit Fibank në Tiranë, ngjarje e ndodhur tre ditë më parë (12 shkurt). Avokati mbrojtës, ka kërkuar caktimin e një mase sigurimi më të butë se “arrest në burg”, duke qenë se, sipas tij nuk ekziston rrezik arratisjeje apo përsëritjeje, por kjo kërkesë nuk u mor parasysh. Po ashtu, avokati ka kërkuar Kryerjen e një ekspertimi psikologjik/psikiatrik për të vlerësuar gjendjen mendore të tij në momentin e ngjarjes. Fjala e mbrojtësit ligjor, avokatit Mirash Ndoci: Në cilësinë e mbrojtësit ligjor të…

Lexo më Shumë

Për shkak të reshjeve të borës prej orës 07:45 në drejtimin rrugor Tetovë – Kodër e Diellit është vendosur ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda ngarkuese dhe autobusëve, kumtoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.Paraprakisht LAMM informoi se në orën 05:45 në mëngjes është vendosur ndalesë për kamionë dhe autobusë në rrugën f. Lisec – Kodër e Diellit. Pas ndërprerjes së plotë në rrugën Kërçovë – Gostivar të shkaktuar nga shembja në orën 05:40 të mëngjesit, ekipi nga ndërmarrja “Rrugët e Maqedonisë” e pastroi njërën korsi dhe qarkullimi prej orës 06:50 po zhvillohet në mënyrë alternative. MARKETING

Lexo më Shumë

Policia e Kurbinit ka shpallur në kërkim një 40 vjeçar, banues në Fier, pas një kallëzimi të depozituar nga një 31-vjeçar me inicialet K. P. Sipas denoncimit, 40-vjeçari  me i niciale H. K., dyshohet se e ka përndjekur me automjet, duke përdorur fenelina të ngjashme me ato të Policisë dhe duke u prezantuar si punonjës policie. Nga verifikimi i pamjeve të kamerave të sigurisë ka rezultuar se automjeti i përdorur në këtë rast është në pronësi të shtetasit H. K. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin H. K., 40 vjeç, banues…

Lexo më Shumë

Policia e Tiranës ka finalizuar fazën e shtatë të operacionit të koduar “Relay”, duke vënë në pranga një 35-vjeçare të dyshuar për trafikim të emigrantëve drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Në pranga u vu shtetasja Elsona Çoba, 35 vjeçe, banuese në Rrogozhinë. Ajo u kap në flagrancë në afërsi të Lezhës, teksa transportonte me automjetin e saj tip “BMW” pesë emigrantë, të cilët dyshohet se i kishte marrë në Vorë. Sipas hetimeve paraprake, 35-vjeçarja u kishte marrë secilit prej emigrantëve nga 2 500 euro, me premtimin se do t’i transportonte në mënyrë të paligjshme drejt Italisë. Automjeti i përdorur për…

Lexo më Shumë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga Erisjaldo Gjuta 22 vjeç, i dashuri i 18-vjeçares, e cila një ditë më parë u vetëplagos me armë zjarri, në hotelin “Gjuta” në zonën e Saukut. Erisjaldo Gjuta dyshohet se ka pasur edhe armën me të cilën e 18-vjeçarja qëlloi veten. Sipas bluve të kryeqytetit, i riu akuzohet për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”. “Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, kapën dhe ndaluan shtetasin…

Lexo më Shumë

Pak orë para derbit kryeqytetas, Policia e Tiranës ka marrë masat për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve “Partizani” dhe “KF Tirana”, e cila do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 16:30, në stadiumin “Arena Kombëtare”. Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 14:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë: Sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Lekë Dukagjini”, rruga “Dervish Hima”, si dhe zonat përreth stadiumit “Air Albania”. Rrugëkalimet e tifozëve do të jenë si më poshtë: – Lëvizja e tifozëve të “Partizanit” do të bëhet si vijon:…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Muçunski, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, ka zhvilluar takim me Gunther Krichbaum, ministër shteti për Evropën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, transmeton Anadolu. Sipas një njoftimi të ministrisë së jashmte, në fokus të bisedimeve ishin çështjet aktuale që lidhen me integrimin evropian dhe përparimin e vendit në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Muçunski ka riafirmuar përcaktimin strategjik për anëtarësim në BE, duke theksuar përkushtimin ndaj zbatimit të reformave, avancimit të bashkëpunimit rajonal, marrëdhënieve të mira fqinjësore, si dhe…

Lexo më Shumë