Author: almakos

Është zhvilluar sot në Gjykatën e Posaçme seanca e gjyqësore për operacionin e njohur si “Plumbi i Artë”, ku po shqyrtohen provat shkresore kundër të pandehurve të përfshirë në vrasje, tentativa vrasjesh dhe shkatërrim prone me eksploziv, të ardhura nga autoritetet franceze. Prokurorja Doloreza Musabelliu lexoi provat shkresore të dosjes, duke përfshirë identifikimin e llogarive të Sky të përdorura nga Nuredin Dumani, si dhe të të pandehurve të tjerë, mes të cilëve Henrik Hoxhaj, Aldo Baho, Erjon Alibej, Armand Tragaj, Arjan Saliu (i vrarë), Festim Qoli. “Nga këto porosi kemi identifikuar kodet e Sky që disponoheshin nga Nuredin Dumani”, u shpreh prokurorja në…

Lexo më Shumë

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) u bënë thirrje pronarëve të kafshëve shtëpiake (qenve), që të përmbushin detyrimin ligjor për identifikimin e kafshëve të tyre me mikroçip dhe regjistrimin e tyre në modulin për kafshët shtëpiake në Sistemin Informativ të Agjencisë. Pas regjistrimit kryhet edhe lëshimi i pasaportës për kafshën shtëpiake. AUV sqaron se aplikimi i mikroçipit është procedurë që bëhet një herë, dhe kafsha e mban çipin deri në fund të jetës. “Mikroçipimi është baza për përcaktimin e pronësisë së kafshës shtëpiake, për sigurimin e kujdesit të shëndetit të kafshëve në kohë dhe me cilësi, si dhe për një…

Lexo më Shumë

Qytetarët e Lezhës, pas datës 20 të çdo muaji detyrohen t’i drejtohen laboratorëve privatë për kryerjen e analizave mjekësore. Mësohet se pas kësaj date Spitali Rajonal i Lezhës nuk e ofron më këtë shërbim, për të cilin kërkesa është shumë e madhe, për shkak të mungesës së fondit të mjaftueshëm për shërbimin i cili është dhënë me koncesion. Burime bëjnë me dije se në këto kushte, qytetarët duhet të presin 2 deri në 3 muaj për të kryer analizat mjekësore ose t’u drejtohen laboratorëve privatë. Ata e konsiderojnë të papranueshme këtë situatë, e cila është kthyer në shqetësim për ta,…

Lexo më Shumë

Një konflikt mes dy personash është shënuar mbrëmjen e së mërkurës mes dy personave në Vlorë. Në pranga u vu njëri prej tyre, 39-vjeç, pasi ishte i armatosur. Sipas policisë, ngjarja është shënuar në ambientet e një lokali në lagjen “Uji i Ftohtë”. Pas ndërhyrjes së policisë, 39-vjeçari Andi Shquti ka tentuar që ta fshehë armën e zjarrit në një lulishte. “Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi A. Sh., 39 vjeç, banues në Vlorë, u arrestua në flagrancë, ndërsa pistoleta me municiom u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.”, thotë policia. Njoftimi i plotë: Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandaloi…

Lexo më Shumë

Një sasi e konsiderueshme veshjesh të dyshuara si të falsifikuara është bllokuar nga autoritetet doganore në Durrës. Drejtoria e Antikontrabandës, në bashkëpunim me degën doganore Durrës, ka goditur një rast të cenimit të pronësisë intelektuale, duke konstatuar mbi 103 mijë palë veshje të markave të njohura ndërkombëtare si Adidas, Nike, Gucci, Dior, Hugo Boss dhe Calvin Klein. Mes mallrave të sekuestruara përfshiheshin gjithashtu bluza sportive të ekipeve të njohura europiane. Sipas autoriteteve, malli është bllokuar dhe kanë nisur procedurat përkatëse administrative dhe ligjore ndaj subjektit përgjegjës. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave deklaroi se do të vijojë të zbatojë politikën e…

Lexo më Shumë

Besimtarët myslimanë nisin nga sot muajin e shenjtë të Ramazanit. Muaji i nëntë i kalendarit islamik hënor shënon kohën e agjërimit, reflektimit shpirtëror dhe përkushtimit ndaj besimit. Agjërimi përfaqëson një nga pesë shtyllat e islamit dhe sipas fesë, konsiderohet obligim për të gjithë të rriturit që nuk kanë probleme shëndetësore. Nga agimi deri në perëndim nuk konsumohet asnjë ushqim dhe shmangen marrëdhëniet intime. Ramazani është gjithashtu një kohë bashkimi familjar, ku iftari, vakti i mbrëmjes që prish agjërimin, mbledh familjet rreth tryezës. Muaji i shenjtë do të përmbyllet me festën e Fitër Bajrami, që shënon fundin e agjërimit. Kalendari i…

Lexo më Shumë

Në vendet e rajonit, besimtarët myslimanë u mblodhën në xhami për të falur namazin e parë të teravisë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, raporton Anadolu. Në shumë qytete u regjistrua pjesëmarrje e madhe e besimtarëve, të cilët mbushën xhamitë, ndërsa në disa vende u fal edhe në oborre e hapësira përreth, pavarësisht motit të ftohtë. Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, besimtarë të shumtë u dyndën për të falur namazin e teravisë në Xhaminë e Shkupit, e ndërtuar nga Fondacioni i Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV). Xhamia, e cila hapi dyert për teravinë e…

Lexo më Shumë

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Fatmir Limani, ka vazhduar me diskutimin Brenda Lëvizjes BESA, pas vendimit që kryesia e partisë e mori për shkarkimin e kryesisë qendrore. Ai thotë se është kyqyr në Lëvizjen BESA në momentin kur kjo parti, sipas tij, identifikohej me LSDM-në, ndërsa tani, ka një pozicionim më të qartë politik dhe në funksion të përfaqësimit të shqiptarëve. Limani thotë se, shprehja e pakënaqësive nuk është gjithmonë vetëpërjashtim, por shpesh është edhe alarm politik. Ja dhe postimi i tij i plotë: Kundërpërgjigjet ndaj çdo zhvillimi politik duhet të nisin nga e vërteta dhe kontributi real në…

Lexo më Shumë

Ish-gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, ka ndarë mendimet e tij në lidhje me procesin e gjykimit në Hagë, duke theksuar se vendimi final i Gjykatës Speciale do të ketë pasoja të mëdha për të gjithë ata që janë të përfshirë. Shala shpreh shqetësim për cilësinë e gjyqtarëve të Dhomave të Specializuara, duke i konsideruar ata si të dobët dhe të lehtë për t’u manipuluar. Ai thekson se kjo situatë mund të ndikojë në drejtësinë e procesit gjyqësor. “Këta gjyqtarë, të cilët e kanë rastin, janë të njohur nga Kosova, por puna e tyre këtu dhe atje është e…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka zhvilluar një takim me Michael Dozler, Shef i Njësisë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Zyrën për Lirinë Ndërkombëtare Fetare, si dhe me përfaqësues të tjerë pranë Departamentit Amerikan të Shtetit, ku në fokus ishte forcimi i bashkëpunimit dhe promovimi i harmonisë fetare. Gashi bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë e integrimit të harmonisë fetare në marrëdhëniet shoqërore dhe ndikimin e saj në stabilitetin demokratik. “Pata kënaqësinë të zhvilloj një takim me z. Michael Dozler, Shef i Njësisë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Zyrën për Lirinë Ndërkombëtare Fetare si…

Lexo më Shumë

Me 63 vota “pro”, shtatë “kundër” dhe asnjë “i përmbajtur”, deputetët në seancën e sotme e zgjodhën Goce Naumovskin për gjyqtar të ri kushtetues. Pas votimit, Naumovski dha deklaratë solemne në Kuvend, me të cilën u zotua se funksionin do ta ushtrojë me ndërgjegje dhe përgjegjësi, duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet. Zgjedhja e Naumovskit vjen pasi profesoresha Jadranka Daboviq-Anastasovska në dhjetor të vitit të kaluar dha dorëheqje nga funksioni i gjyqtares kushtetuese për arsye shëndetësore dhe personale.

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski njofton se tërhiqen nga ideja e blerjes së një aeroplani qeveritar. Ai u shpreh se do të tërhiqen, por njëkohësisht do të luten të mbeten gjallë. Mickoski tha se gjatë këtyre viteve në pushtet, e ka përdorur aeroplanin katër herë, në përputhje me dispozitat ligjore. Hristijan Mickoski, kryeministër “Nëse rrëzohemi diku dhe nëse vdesim, atëherë mendoj se do t’u bëhet e qartë të gjithëve se ky debat për një qeveri të ardhshme dhe disa kryeministra të ardhshëm është i tepërt dhe i pakuptimtë”. Sipas nënkryetares së LSDM-së Jovana Trençevska, pasi kryeministri Mickoski siç tha, hoqi dorë publikisht…

Lexo më Shumë