Author: almakos

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të rihapë çështjen ndaj Arben Frrokut, të dënuar me burg përjetë për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj në vitin 2013. Vendimi është marrë më datë 17 shkurt dhe urdhëron rihapjen e çështjes në GJK, duke shfuqizuar vendimin e mëparshëm të vitit 2018 të së njëjtës gjykatë. Ky zhvillim vjen pas vendimit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e cila vendosi që të rihapet dosja e Frrokut. Arben Frroku u dënua përjetë nga Apeli i Krimeve të Rënda për vrasjen e komisarit Lamaj, por ai ndodhet në burg në Holandë, shtet i cili ka…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka çuar për gjykim shtetasit Gazmend Peposhi dhe Kalosh Peposhi, të akuzuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim. Për Kalosh Peposhin, gjykata vendosi dënimin me 1 vit, 7 muaj e 15 ditë burgim, i cili pas uljes me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar, u reduktua në 1 vit e 1 muaj burgim. Duke qenë se koha e qëndrimit në paraburgim rezultoi më e gjatë se masa e dënimit, gjykata urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tij, nëse nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër. Po ashtu, ndaj tij…

Lexo më Shumë

Procesi gjyqësor ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka arritur në një pikë të rëndësishme, ku sot pritet të dëgjohen fjalët përfundimtare që do të përcaktojnë fatin e tyre. Kjo seancë në Dhomat e Specializuara në Hagë është një moment kritik, jo vetëm për të akuzuarit, por edhe për të gjithë ata që kanë jetuar në Kosovë gjatë periudhës së luftës. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi përballen me akuza të rënda për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Prokuroria e Specializuar pretendon se ata kanë qenë pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale” gjatë…

Lexo më Shumë

Debat publik për propozimin për Ligj të ri për arsimin e lartë do të mbahet sot pasdite në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, në prani të ministres së Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska. Ky është një nga seria e debateve të cilëtm sipas paralajmërimit të ministres, do të zhvillohen në universitetet e vendit për të dëgjuar mendimet e profesorëve për ligjin e propozuar. Ai ëshë vendosur edhe në Regjistrin kombëtar të regulloreve (ENER) për propozime dhe sugjerime, ndërsa MASH hapi edhe email-adresa të posaçme në të cilat palët e interesuara mund të dërgojnë komente në lidhje me këtë ligj dhe…

Lexo më Shumë

Një tjetër person është nën hetim për vrasjen me armë zjarri të 25-vjeçarit shqiptar Kevin Muharremi pak ditë më parë në Montecalvoli të Italisë. Ndërsa vrasësi i dyshuar, 20-vjeçari shqiptar Renato Xyke, mbetet në burg, një mik që ishte në makinë me të në kohën e të shtënave ka dëshmuar në polici. Dëshmia I riu ka pranuar se e kishte parë vrasjen nga sedilja e pasagjerit të Range Rover Evoque të drejtuar nga Xyke, por deklaroi se nuk ishte aspak i vetëdijshëm se shoku i tij kishte një armë, një Beretta gjysmë-automatike të kalibrit 7.65, e mbajtur në mënyrë të…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me 82 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.1 lekë dhe do shitet me 96.7 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.9 lekë dhe do shitet me 106 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 109.7 lekë dhe do shitet me 110.7 lekë.

Lexo më Shumë

Sot në Maqedoninë e Veriut moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Në disa zona priten kthjellime të përkohshme, ndërsa gjatë ditës do të fryjë erë e fortë nga drejtimi verior, me shpejtësi që mund të arrijë deri në 60 kilometra në orë. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 3 deri në 11 gradë Celsius. Në ditët në vijim moti do të mbetet i paqëndrueshëm, me vranësira të herëpashershme dhe reshje lokale shiu në disa pjesë të vendit. MARKETING

Lexo më Shumë

Ministri për Punë Sociale, Demografi dhe Rini, Fatmir Limani, ka reaguar publikisht ndaj deklaratave për vendosjen e një “moratoriumi” mbi aktivitetet politike, pas vendimit për shkrirjen e Lëvizjes Besa në kuadër të koalicionit VLEN. Në reagimin e tij të plotë, Limani thekson se moratoriumi nënkupton pezullim të një aktiviteti apo procesi të caktuar, por nënvizon se në praktikën politike dhe organizative, një masë e tillë duhet të jetë e arsyetuar, e konsultuar me strukturat dhe në funksion të stabilitetit, e jo në dëm të funksionimit demokratik. Sipas tij, strukturat politike nuk mund të paralizohen përmes vendimeve të njëanshme, pasi ato…

Lexo më Shumë

Kuvendi Qendror i Lëvizja Besa ka vendosur shkarkimin në tërësi të kryesisë së partisë, si hap formal në kuadër të procesit për bashkimin e koalicionit VLEN në një subjekt të vetëm politik. Sipas vlerësimeve politike, ky hap mund të lidhet edhe me zhvillimet e brendshme në parti, përfshirë raportet me nënkryetarin Fatmir Limani, pas kritikave të mëhershme të Kasamit ndaj performancës së ministrave në Qeveri. Ndërkohë, situata është tensionuar në degën e Kërçovës. Një grup zyrtarësh lokalë ka publikuar një kumtesë ku njoftohen shkarkime brenda strukturës së degës, me arsyetimin e mosrespektimit të statutit dhe mungesës së aktivitetit politik. Sipas…

Lexo më Shumë

Marrëdhëniet ndërkombëtare, situata në NATO, BE dhe rajon, si dhe proceset reformuese në vendin tonë ishin temat e diskutuara në takimin e sotëm midis presidentes së vendit, Gordana Siljanovska-Davkova, dhe Nicole Varnes, ushtruese e detyrës së shefes së misionit në Ambasadën e SHBA-së. “Bashkëbiseduesit u përqendruan në çështjet maqedonase: proceset reformuese në gjyqësor, dixhitalizimin, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe zbatimin e projekteve infrastrukturore. Për ta, modeli gjithëpërfshirës i vendimmarrjes dhe meritokracia në të gjitha sferat e jetës shoqërore, dhe veçanërisht në sistemin arsimor dhe në rekrutimin e administratës shtetërore dhe publike në nivelin më të lartë…

Lexo më Shumë

Në dhjetor 2024, pesë muaj pas emërimit për herë të parë në detyrë, ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilloi një tender me vlerë kontrate 460 milionë lekë për auditimin e fondeve bujqësore “IPARD II” që BE dërgoi në Shqipëri gjatë viteve 2017–2021. Ky auditim, që zhvillohej paralelisht me hetimin nga SPAK, u paraqit si proces verifikimi financiar për fondet e BE. Sipas pretendimeve, ai synonte të provonte se qeveria dhe ish-drejtoresha Frida Krifca nuk kishin abuzuar me fondet IPARD II. Sipas të dhënave të publikuara, auditimi kishte afat 165 ditë dhe u përfundua e u dorëzua si raport në shtator…

Lexo më Shumë

Historia e Jani Aliaj e lidhur me krimin dhe burgjet është e lidhur pashmangshmërisht me njëra-tjetrën, pasi e mbylli jetën e tij pikërisht aty ku nisi edhe përplasjet e para të mëdha në botën e krimit. Ashtu siç ishte edhe përplasja që kishte krijuar fillimisht në një burg në Athinë me Elton Çiçon të cilin vite më pas do ta qëllonte për vdekje në një lokal në zonën e ish-bllokut në Tiranë. Konflikt midis të dyve që kishte nisur gjatë kohës që ata po vuanin dënimin në të njëjtin burg në Athinë. Emisioni “Në Shënjestër” në Neës24, me autore Klodiana…

Lexo më Shumë