Author: almakos

Kandidati për kryeporkuror, Vlladimir Pançevski, i cili të martën nuk mori mendim pozitiv nga Këshilli i Prokurorëve Publikë, ka paraqitur kallëzim penal kundër kryetarit, zëvendëskryetarit dhe anëtarëve të Këshillit, duke pretenduar se ata kanë keqpërdorur pozitën zyrtare gjatë shqyrtimit të kandidaturës së tij. Sipas arsyetimit të Këshillit, Pançevski nuk i plotëson kushtet për të paktën 10 vjet përvojë pune si prokuror publik ose gjykatës në fushën e së drejtës penale. Megjithatë, Pançevski pretendon se anëtarët e Këshillit e kanë shfrytëzuar pozitën zyrtare dhe i kanë tejkaluar kompetencat ligjore në kundërshtim me nenin 62 paragrafi 1 alineja 1 të Ligjit për…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi, sot mbajti fjalim në konferencën “Formalizimi i ekonomisë informale: Përmes bashkëpunimit drejt suksesit”, kushtuar masave sistemore dhe politikave të përbashkëta për reduktimin e ekonomisë informale dhe forcimin e sektorit formal. Ministri Durmishi theksoi se ekonomia informale është sfidë komplekse dhe afatgjatë që shtrembëron konkurrencën, dëmton punëtorët dhe zvogëlon kapacitetin fiskal të shtetit. Ai theksoi se për disa qytetarë puna e paralajmëruar nuk është zgjedhje, por domosdoshmëri, e cila kërkon përgjigje përmes krijimit të vendeve dinjitoze dhe të qëndrueshme të punës. “Çdo kompromis me ekonominë gri do të thotë rritje më e ulët ekonomike,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetai të gjithë besimtyarëve mysliman në vend dhe në mërgim I uron një Ramazan të begatë, agjërim të lehtë dhe të pranuar. Ai tha se Ramazani nuk është periudhë e zakonshme kohore, ai  vjen si thirrje për qetësi të brendshme dhe për riorganizim të jetës rreth asaj që është thelbësore.  Fetai tha se agjërimi synon transformimin e karakterit. SHAQIR FETAI, KRYETAR I BFI-SË “Agjërimi synon transformimin e karakterit. Nuk mjafton të heshtë stomaku; duhet të heshtë edhe e keqja në ne. Nuk mjafton të largohemi nga ushqimi; duhet të largohemi nga përçarja, shpifja dhe…

Lexo më Shumë

Politika jonë është e qartë –  financa publike të qëndrueshme dhe standard jetese i mbrojtur. Do të vazhdojmë me disiplinë në të ardhurat, me përgjegjësi në shpenzime dhe me ndjeshmëri ndaj nevojave reale të qytetarëve, porositi sot kryeministri Hristian Mickoski në fjalimin e tij në konferencën vjetore “Formalizimi i ekonomisë joformale: Përmes bashkëpunimit drejt suksesit”. Lufta kundër ekonomisë gri, theksoi kryeministri, nuk është fushatë, por proces, kontrolli i çmimeve nuk është populizëm, por mbrojtje e qytetarëve. Do të jemi të fortë dhe të drejtë. Si ndaj atyre që shmangin detyrimet, ashtu edhe ndaj atyre që përpiqen të përfitojnë nga krizat,…

Lexo më Shumë

Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Luka Misetic, ka ngritur akuza të rënda ndaj Prokurorisë Speciale të Hagës, duke e quajtur atë përgjegjëse për një mëkat të pafalshëm në procesin gjyqësor. Ai theksoi se ky mëkat lidhet me premtimet e pabazuara që janë bërë, të cilat kanë krijuar pritshmëri të mëdha, por që nuk janë realizuar. Misetic, gjatë fjalës së tij, e përshkroi situatën si një dështim të plotë të Prokurorisë, e cila kishte premtuar një spektakël të jashtëzakonshëm, por që në fakt nuk ka paraqitur asnjë provë të qëndrueshme. Kjo situatë ka ngritur shqetësime të mëdha për integritetin e procesit…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski informoi se pas motit të keq, ekipet janë dërguar në terren, po reagohet në kohë dhe në mënyrë të koordinuar. Njëkohësisht, kryetari apelon për kujdes. “Ekipet janë në terren, po reagojmë me kohë dhe në mënyrë të koordinuar. Për shkak të erës së fortë dhe motit të keq, në shumë lokacione në qytet janë regjistruar drunjë të rrëzuar. Shërbimet tona menjëherë kanë dolën në terren dhe po veprojnë me mobilizim të plotë, me qëllim largimin e rreziqeve dhe sigurimin e lëvizjes së sigurt për qytetarët”, theksoi kryetari i qytetit në faqen e tij…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Tiranës ka thirrur për të marrë në pyetje drejtuesen e Korporatës së Investimeve, Elira Kokona. Mësohet se thirrja e Kokonës është firmosur nga prokurori Dritan Nushi. Burime bëjnë me dije se Kokona do të pyetet për një kallëzim ndaj saj, në cilësinë e personit në dijeni. Kujtojmë se kreu i PD-së, Sali Berisha ka e denoncuar disa herë publikisht Kokën, për parkun teknologjik “Durana” në Xhafzotaj. DENONCIMET E BERISHËS Në konferencat me gazetarët, Berisha ka denoncuar abuzimet për parkun  teknologjik “Durana”, duke thënë se janë vjedhur qindra e miliona euro, ndërsa vendi ku ishte parashikuar prej vitesh është vetëm një…

Lexo më Shumë

Ministria e Transportit filloi procedurë për lidhjen e marrëveshjes për komunikacion ajror me Mbretërinë e Arabisë Saudite, me të cilën, siç kumtoi sot, do të vendoset kornizë juridike që do të mundësojë hapjen e aviolinjave të rregullta me këtë shtet. Mes dy shteteve deri tani nuk ka pasur trafik ajror dhe pritet që vendosja e aviolinjave të rregullta të kontribuojë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik, turizmit, këmbimit tregtar dhe marrëdhënieve të përgjithshme bilaterale. “Me marrëveshjen krijohen kushte liberale dhe korrekte për punë të transportuesve ajrorë, përmes nxitjes së konkurrencës, çmimeve më të ulëta për udhëtarët, si dhe mundësi për vendosjen…

Lexo më Shumë

Policia e Shkodrës ka shoqëruar 6 banorë të Baks-Rrjollit mëngjesin e kësaj të mërkure, mes tyre edhe një grua, të cilët i kanë zënë rrugën punonjësve të firmës që po ndërton resortin në pronat e tyre. Me shoqërimin e banorëve në komisariat, efektivët e policisë kanë shpërndarë protestuesit e tjerë, duke lejuar kështu punonjësit e kompanisë së ndërtimit të vijojnë punën. Ndonëse më 19 shkurt banorët presin një vendim nga Gjykata e Apelit Administrativ, ndërtuesi vijon punën në shkelje të plotë të ligjit. Kjo është dita e 16-të që banorët e Baks-Rrjollit në Velipojë protestojnë kundër zaptimit të pronave të…

Lexo më Shumë

Niveli i lumit Vardar në rajonin e Tetovës ka rënë në krahasim me tre ditët e kaluara dhe për momentin nuk ka rrezik për derdhje, ndërsa rruga nga fshati Tumçevishtë deri në fshatin Çegran është ende e mbyllur për trafik për shkaqe sigurie, njofton Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). “Gjatë natës, në fshatrat Nerashtë dhe Gllogjë (Komuna e Tearcës) kanë rënë dy shtylla të Telekomit. Në f. Nerashtë shtylla ka rënë pranë rrugës dhe nuk e bllokon qarkullimin. Në f. Gllogjë shtylla ka rënë në rrugë. Telekomi është njoftuar dhe problemi pritet të zgjidhet gjatë ditës”, thonë në QMK.…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka theksuar rëndësinë e datës 17 Shkurt, duke e cilësuar si një moment që nderon dhe forcon identitetin e Kosovës. Gjatë një fjalimi të mbajtur në teatrin nacional në Hagë, ai shprehu mbështetje për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me një proces gjyqësor që ai e quajti të padrejtë. Konjufca u bëri thirrje të pranishmëve, duke përshëndetur familjarët e drejtuesve të UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë, duke theksuar se ata meritojnë mbështetje dhe solidaritet nga të gjithë qytetarët e Kosovës.…

Lexo më Shumë

Një atmosferë tensioni dhe pritshmërie mbizotëron sot në Gjykatën e Hagës, ku do të dëgjohen deklaratat përmbyllëse të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli. Kjo seancë është një moment kyç në historinë e drejtësisë ndërkombëtare për Kosovën. Seanca është njoftuar të fillojë në orën 9, dhe familjarët e të akuzuarve kanë filluar të mblidhen në galerinë e gjykatës. Ky moment është i rëndësishëm jo vetëm për të akuzuarit, por edhe për të gjithë ata që kanë ndjekur me vëmendje këtë proces gjyqësor. Në ambientet e Speciales, atmosfera është e ngarkuar me emocione, ndërsa familjarët…

Lexo më Shumë