Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, gjatë raportimit në komisionet parlamentare, ka ngritur shqetësimin për ndikimin që kanë deklaratat politike ndaj sigurisë së prokurorëve të posaçëm. Sipas tij, edhe pse SPAK mban qëndrim të distancuar nga debati politik, sulmet që vijnë nga aktorë politikë krijojnë shqetësime serioze, pasi frymëzojnë edhe elementë të krimit të organizuar. “Janë shqetësim, sidomos kur gjuha e përdorur tejkalon cakun dhe këto deklarata politike frymëzojnë dhe elementë të krimit të organizuar dhe bëjnë edhe më vurnerabël prokurorët e posaçëm dhe familjarët e tyre”, theksoi ai. Dumani: Sa i takon deklaratave politike, siç edhe be keni vënë re, SPAK…
Author: almakos
Zgjedhjet lokale që do të mbahen të dielën më 19 tetor do t’i ndjekin 1.341 vëzhgues, prej të cilëve 700 vendorë dhe 639 ndërkombëtarë, si dhe dy gazetarë të huaj. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) po kryen dorëzimin e materialit zgjedhor jo të besueshëm në të gjitha komisionet komunale, ndërsa të enjten dhe të premten do të shpërndahet edhe materiali zgjedhor i besueshëm. Kjo u bë e ditur në seancën e sotme të 144-të të KSHZ-së. MARKETING
Kreu i SPAK u pyet te Komisioni i Ligjeve nga deputeti i PD-së, Klevis balliu për disa nga çështjet politike dhe të sigurisë gjatë këtij viti. Ligjvënësi kërkoi të dinte përse Prokuroria e Posaçme nuk kishte hetuar bandën që kërcënoi gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit në Vorë deputeten Albana Vokshi, se do i merrnin peng të bijën. Ai gjithashtu shtroi pyetjet për hetimin e dy denoncimeve të zyrave elektorale të PS-së në Tiranë po ditën e zgjedhjeve. Në fillim prokurori Adnan Xholi dhe më pas vetë kreu i institucionit, Altin Dumani, shpjeguan se kallëzimi ishte regjistruar menjëherë pas…
Me propozim të Ministrisë së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Qeveria në seancën e saj të fundit ndërpreu në mënyrë të njëanshme koncesionin për vendin e nxjerrjes së qymyrit “Piskupshtina” në Strugë. Në të njëjtën kohë, u ndërpre vlefshmëria e katër koncesioneve të tjera që kishin skaduar. “Qeveria dhe Ministria nuk do të tolerojnë përdorim të papërshtatshëm të burimeve natyrore, ndërsa shëndeti dhe siguria e qytetarëve mbeten në vend të parë”, theksoi ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska. Vendimet, siç u tha nga Ministria e Energjetikës, vijnë pas dështimeve serioze nga koncesionarët në përmbushjen e detyrimeve të…
Një veturë ka përfunduar në liqenin e Ujmanit, pasi që e njëjta ka rrëshqitur. Kjo është konfirmuar nga ana e Policisë së Kosovës, të cilët kanë thënë se vetura ka rënë në liqen, derisa dy persona, kanë qenë duke bërë fotografi aty afër. Siç njoftohet nga policia, personat kishin harruar të tërhiqnin frenin e dorës. Përveç dëmeve materiale në makinë, të lënduar nuk ka. Aktualisht është duke u punuar për tërheqjen e automjetit në rrugë.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar se deri në orën 16:00 të së martës, numërimi ka përfunduar në tri komuna – Junik, Mamushë dhe Zveçan, ndërsa në Hanin e Elezit procesi është mbyllur mbrëmjen e së hënës. Në të njëjtën kohë, KQZ ka njoftuar se kanë nisur punën edhe tri Qendra të reja të Numërimit: në Prishtinë, Podujevë dhe Kllokot. Elezi ka sqaruar se në Qendrat Komunale të Numërimit zhvillohen tre procese paralele, që përfshijnë: verifikimin e rezultateve nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave, verifikimin e rezultateve të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale,…
Kreu i SPAK, Altin Dumani ishte sot në Komisionin e Ligjeve për të kryer raportin vjetor të vitit 2024 për institucionin që drejton. Sakaq, ai iu përgjigj edhe pyetjeve të deputetëve të Komisionit. Lidhur me shqetësimet ngritura nga demokratja Elda Hoti, për fondet e OLAF dhe dosjen Aruba, Dumani u shpreh se për këtë të fundit nuk njeh ndonjë çështje “Aruba”, kurse hetimet për shpërdorimin e fondeve të OLAF po vijon dhe nuk mund të japë informacione të mëtejshme. Elda Hoti: Aruba është e lidhur me pastrimin e parave, a mund të informojë SPAK publikun nëse është ngritur një grup ndër…
Kreu i SPAK, Altin Dumani, iu përgjigj pas raportimit dhe mbajtjes së fjalës në Komisionin e Ligjeve, edhe pyetjeve të deputetëve të pranishëm. Ai u pyet për çështje të ndryshme dhe një prej tyre ishin kërcënimet apo presionet nga politika dhe emrat konkret të tyre. Dumani u shpreh se SPAK ka dhënë shenja se nuk i interesojnë emrat apo profili politik i personave, duke kryer hetime i pandikuar. “Këto vite kemi dhënë shenja që nuk na interesojnë emrat. Për prokurorët e SPAK e rëndësishme është prova dhe ligjshmëria e veprimeve që ne kryejmë. Sa për emrat këto i thashë se…
Zgjedhjet për kryetar të Komunës së Junikut do të vendosen në balotazh ndërmjet dy kandidatëve kryesorë: Ruzhdi Shehu nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Agron Kuçi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Shehu ka marrë 47.91% të votave (1,193 vota), ndërsa Kuçi 40.68% (1,013 vota). Ajo çfarë është interesante është rezultati zgjedhor i kandidatit të PDK’së në këtë komunë, Fatos Shala, i cili ka marrë vetëm tri vota. Por dy ditë para zgjedhjeve Ruzhdi Shehu nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka bërë të ditur se Fatos Shala…
Kreu i Prokurorisë së Posaçme tha gjatë raportimit të tij te Komisioni i Ligjeve se një problematikë e dukshme mbetet hetimi dhe gjurmimi i kriptovalutave, si në aktivitetin kriminale të operimit ë tyre, por edhe të veprimtarisë së organizatave që kryejnë pastrimin e parave duke i konvertuar kryesisht në kripto fitimet e tyre. Altin Dumani shpjegoi me një rast konkret se si u penguan gjatë një hetimi dhe iu desh ndihma e partnerëve ndërkombëtarë me teknologji të sofistikuar. Ndaj ai kërkoi nga Komisioni ndryshimin e ligjeve ose hartimin e disa të rejave që të ndihmojnë SPAK-u në hetimin dhe gjurmimin…
Sot është shënuar viktima e 63-të nga tragjedia e zjarrit në diskotekën “Puls” në Koçan. Si pasojë e problemeve me organet e frymëmarjes, të dëmtuara nga zjarri, ka ndëruar jetë këngëtari Vlladimir Bllazhev- Panço, anëtari I grupit muzikor “DNK”, I cili ishte lënduar rëndë në natën e 16 marsit. Panço nga grupi “DNK” është kuruar me muaj, pas tragjedisë, por ka patur lëndime serioze në organet e frymëmarrjes dhe djegie të shumta në trup. Ai ishte i vetmi anëtarë i grupit të famshëm i cili i mbijetojë në atë moment tragjedisë. Nga prokuroria themelore publike kanë njoftuar se trupi i…
Krimi i organizuar shqipfolës mbetet një ndër më aktivët jo vetëm në vend, por deri në Amerikën Latine dhe rrezikshmëria e tij ka ardhur në rritje, për shkak të aktivitetit të narkotrafikut kryesisht dhe fitimeve të mëdha që ai sjell. Për vitin 2024, forca e këtyre grupeve ka rënë lehtësisht për shkak të goditjeve nga SPAK, por mbeten aktive si në trafik droge, por edhe në krimin kibernetik dhe qeniet njerëzore. Kështu u shpreh ndër të tjera sot në Komisionin e Ligjeve kreu i SPAK, Altin Dumani, në raportin e mbajtur para deputetëve të pranishëm. Ai foli dhe për tipologjinë…

