Driloni dhe Sara po qëndrojnë gjatë tërë kohës së bashku. Ata po lenë hapësirë për dyshime se mes tyre është krijuar diçka më shumë se shoqëri. E “vulën” ia dhanë në postimin e fundit në Instastory. Driloni ndau pak nga udhëtimi i radhës ku shihet se personi që po e shoqëron është Sara.
Author: almakos
Komuna e Gostivarit ka filluar me realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore të cilat i fitoi nga thirrja e parë qeveritare. Nga trembëdhjetë, në tre projekte tashmë punimet kanë filluar në terren. Një ndër ato është Rruga “13” përballë shkollës së muzikës dhe e cila lidhet me rrugën e Dibrës. Siç bëhet e ditur në kumtesën e Komunës së Gostivarit, Limani sot ishte në Rrugën “13” për të ndjekur nga afër zhvillimin e punimeve dhe sqaroi se në këtë rrugë zgjerohen punimet nga projekti fillestar, pasi do të ndërrohet edhe gypi i ujësjellësit në gjatësinë e gjithë rrugës. “Sot kemi dalur…
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Gerta dhe Valbona nuk kanë arritur ta zgjidhin konfliktin mes tyre, por përkundrazi, situata ka shpërthyer në tensione edhe më të mëdha. Pasi Gerta u caktua si liderja e kësaj jave dhe nisi të ndante detyrat e shtëpisë, disa banorë kanë kundërshtuar shpërndarjen e tyre. Por, papritmas, Valbona iu afrua Gertës dhe e përqafoi, ndërsa Gerta e kapërci për flokë. Situata ka eskaluar kur ato kanë filluar ta prekun njëra-tjetrën me duar.
Vrasësi i Vanja Gjorçevskas dhe Pançe Zhezhoskit, është Lupço Palevski Palço. Këtë e tha sot në dëshminë e tij, njëri prej të akuzuarëve Velibor Manev. Ai në detaje tregoi se si e kanë planifikuar, si e kanë bërë grabitjen, si është bërë vrasja dhe groposja e tyre, ndërsa shtoi se Pallço u ka thënë se shpërblimi për bashkëpunëtorët e tij do të ishte nga 150 000 euro. Sipas Manev, Vanja është kidnapuar gabimisht. Qëllimi i grabitjes siç tha, ka qenë një grua rreth të 40-tave, vajza e pronarit të ndonjë kompanie farmaceutike. Kështu ai shpjegoi se si e kanë bërë…
Këshilli i Ministrave, përgjatë mbledhjes së sotme, ka marrë vendimin për të emëruar kompozitorin Aulon Naçin, si drejtor të Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Emërimi i tij vjen disa muaj pas lirimit nga detyra të Abigela Voshtinas, e cila e mbajti postin për më shumë se dy vite. Vendimi: V E N D I M PËR EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË TEATRIT KOMBËTAR TË OPERËS, BALETIT DHE ANSAMBLIT POPULLOR Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”,…
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot ishte pjesë e Forumit Mjedisor Austriako-Maqedonas që u zhvillua në Tetovë. Në forum, ku morën pjesë edhe ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi, kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, ambasadorët austriak dhe slloven Martin Pamer dhe Gregor Presker, Mexhiti tha se ky forum është një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer përvoja, ide dhe strategji që mund të udhëheqin veprimet tona të përbashkëta për mbrojtjen e natyrës dhe mjedisit jetësor. “Austria ka një histori të gjatë të mbrojtjes së natyrës dhe ka arritur rezultate…
Një situatë tjetër e ndodhur ka marrë vëmendje të madhe në Big Brother VIP Albania 4. Bëhet fjalë për një debat të ashpër mes Gerta Gixharit dhe Valbona Mhillit, ku edhe gati kaloi në përplasje fizike. Derisa Valbona iu afrua konkurrentes tjetër, kjo e fundit në një moment e kapu për flokë. Kjo konsiderohet si akt dhune dhe pritet të shihet nëse do të merret ndonjë vendim nga Vëllai i Madh. Në Big Brother duket se është tejkaluar çdo limit dhe ka një ngarkesë të madhe nga banorët. Kanë kaluar tashmë mbi 80 ditë izolim dhe siç shihet çdo situatë…
Rob Ingelsen, përfaqësuesi i London School of Economics (LSE), është shprehur se bashkëpunimi me Universitetin Luarasi është fantastik, ndërsa shtoi se programet e shkollës së tyre në nivel ndërkombëtar, janë “një nga instrumentet më të fuqishme me qëllim përhapjen e vizionit dhe kurrikulalve tona.” Ingelsen u shpreh gjithashtu se LSE i dizajnon dhe planifikon programet, për të ofruar të gjithë mundësitë që programet të shtrihen në nivel global. “Përsa i përket shanseve për punësim, kemi një kërkesë të madhe sipas realitetin dhe kontekstit të sotëm, për shkencën e të dhënave, inteligjencën artificiale. Kemi mundësi të mira për tua ofruar studentëve…
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali ishte pjesë e ceremonisë së bashkëpunimit mes Universitetit “Luarasi” në Tiranë dhe ‘London School of Economics’ në Britaninë e Madhe. Në fjalën e saj, kryeparlamentarja vlerësoi këtë bashkëpunim tepër të rëndësishëm. Spiropali u shpreh se marrëveshja për fillimin e këtyre programeve është një hap i rëndësishëm dhe premtues i Universitetit “Luarasi”, drejt asaj që siç u shpreh ajo “ne e kemi shpallur si prioritet në arsimin e lartë. Ndërkombëtarizimin e universiteteve shqiptare”. Elisa Spiropali u shpreh bashkëpunimi me Universitetin e Londrës dhe Shkollën Ekonomike të Londrës është një sukses tepër i madh. “Marrëveshja…
NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime” – Shkup informoi se aksioni për pagesën e borxheve pa llogaritjen e interesit për pagesë të vonuar është duke vazhduar dhe do të përfundojë deri më 2 prill të këtij viti. “U bëjmë thirrje të gjithë konsumatorëve, të cilët kanë borxh të papaguar për ujin e konsumuar, ta shfrytëzojnë mundësinë për të paguar me këste pa interes të llogaritur. Vendimi për zbatimin e veprimit për pagesën e borxheve të pashlyera pa llogaritur interes nuk vlen për organet shtetërore dhe lokale të pushtetit lokal dhe organet e tjera shtetërore të themeluara në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin…
Ka nisur sfida e mos reagimeve në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP. Fituesja e Big Brother VIP Albania 3, Egla Ceno, është futur në shtëpi, derisa banorët nuk kanë të drejtë të bëjnë asnjë reagim. Aktorja u fut në dhomën e gjumit, derisa ishte një pjesë e tyre duke qëndruar aty. E njëjta shkoi direkt te Laert Vasili, teksa të njëjtit i dha një puthje në buzë. Kjo mbase marrë parasysh veprimet e fundit, ku aktori kishte puthur Gjestin dhe Aldon. Egla më pas shkoi direkt në vaskë, në vendin e saj të preferuar, sa ishte…
NATO ka riafirmuar angazhimin e saj për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm Mark Rutte ka përfunduar vizitat në Sarajevë dhe Prishtinë. Kjo vizitë ka theksuar rëndësinë e Bashkëpunimit Ndërkombëtar në rajon, duke evidentuar angazhimin e NATO-s për stabilitet dhe siguri. Në një njoftim për media nga zyra e KFOR-it, u njoftua se më 10 dhe 11 mars 2025, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, vizitoi Sarajevën dhe Prishtinën, ku zhvilloi bisedime me zyrtarë të lartë dhe organizata të ndryshme. Gjatë qëndrimit të tij në Sarajevë, Rutte u takua me udhëheqës të nivelit të lartë nga Bosnja…