Author: almakos

Akomodimi falas për familjarët e të lënduarve dhe të vdekurve në zjarrin në diskotekën Pulse në Koçan, ka ofruar nga Shoqata e Hotelierëve të Shkupit. 155 persona po trajtohen në klinikat në të gjithë vendin, ndërsa familjarët e të plagosurve janë para spitaleve në pritje të informacioneve të reja për të dashurit e tyre. Familjet e të lënduarve dhe viktimave mund të qëndrojnë dhe pushojnë pa pagesë në hotelet në territorin e qytetit të Shkupit.“Nëse kanë nevojë për më shumë informata, mund të telefonojnë në numrin e telefonit 073 821 120”, njoftojnë nga Shoqata e Hotelierëve Shkup. Përkrahje për familjarët…

Lexo më Shumë

Një parking në një pallat të Tiranës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga flakët e zjarrit. Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se zjarri ka rënë rreth orës 18:02 në rrugën “Gjik Kuqali” ka rënë zjarr në parkingun e një pallati. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për evakuimin e banorëve. Ndërkohë shërbimet e zjarrfikëses po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. Njoftimi i policisë Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 18:20, në rrugën “Gjik Kuqali” ka rënë zjarr në parkingun e një pallati. Shërbimet e…

Lexo më Shumë

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, doli sot në një konferencë të jashtëzakonshme, nga ku foli për tragjedinë e Kocanit, ku si pasojë e një zjarri në një lokal nate humbën jetën 59 të rinj, ndërkohë që rreth 150 janë lënduar. Gjatë fjalës së saj, presidentja tha se duhet të ketë përgjegjësi për këtë tragjedi, teksa theksoi se “asgjë nuk është më e rëndësishme se jeta e një të riu”. Gordana Siljanovska Davkova bëri me dije se disa nga të lënduarit janë transportuar në spitalet e vendeve fqinje në Bullgari, Greqi, Turqi dhe Serbi. “E di dhe ndjej…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Pançe Toshkovski, tha sot në një deklaratë për mediat se në mesin e 59 viktimave nga tragjedia e zjarrit në një lokal nate të Koçanit janë edhe tre fëmijë të mitur. Ndërkohë që në mesin e të lënduarve janë mbi 20 të mitur. Të paktën 59 persona humbën jetën sot në orët e para të mëngjesit në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit gjatë një koncerti me mbi 1.500 pjesëmarrës në një lokale nate. Deri më tani janë identifikuar 35 viktima – prej tyre…

Lexo më Shumë

Kryetari i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), Serkan Kayalar, ka reaguar pas tragjedisë së ndodhur në qytetin e Koçanit në Maqedoninë e Veriut, ku në këtë tragjedi kanë humbur jetën mbi 50 persona dhe mbi 150 mbetën të lënduar. “Nga thellësia e zemrës shprehim dhimbjen tonë për fatkeqësinë që ka ndodhur në qytetin e Koçanit. I lutemi Zotit për mëshirën e viktimave dhe u shprehim ngushëllime familjeve të tyre dhe popullit mik të Maqedonisë së Veriut. Urojmë shërim të shpejtë për të lënduarit”, thuhet në deklaratën e Kayalar. Ndërkaq, edhe nënkryetari i TİKA-s, Dr. Mahmut Çevik, ka shprehur…

Lexo më Shumë

Mediat fqinje të Maqedonisë së Veriut kanë publikuar video nga momentet pak para tragjedisë së Koçanit, ku një zjarr vdekjeprurës që shpërtheu në një lokal nate në orët e para të mëngjesit i mori jetën 59 të rinjve ndërkohë që rreth 150 rezultojnë të lënduar. Në mesin e viktimave janë edhe anëtarët e grupit muzikor DNK. Filip Stefanovski, Gjorgi Gjorgiev, Sara Projkovska dhe Andrej Gjorgievski 4 anëtarët e grupit muzikor DNK si dhe fotografi i grupit Aleksandar Efremov janë në mesin e personave që vdiqën bë tragjedinë e mbrëmshme në diskotekën PULS në Koçan. Kjo është video e tyre e…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski në konferencë për media tha se kompania që ka menaxhuar diskotekën “Puls” në Koçan nuk ka licencë legale për punë, gjegjësisht i ka shfrytëzuar dy licenca jolegale dhe të falsifikuar.Ai tha se çështja e licencës është e lidhur me mito dhe korrupsion.“Licencë legale për punë kjo kompani nuk ka! Por dua një ta them, kjo është që edhe kjo licencë, si shumë punë të tjera në të kaluarën në Maqedoni, është e lidhur me mito dhe korrupsion. Dhe dua t’i theksoj opinionit të Maqedonisë se për dallim nga e kaluara, në këtë rast…

Lexo më Shumë

Mediat e Maqedonisë së Veriut raportojnë se në mesin e 59 viktimave në tragjedinë e Koçanit janë edhe 5 anëtarë e grupit muzikor DNK. Bëhet fjalë për Filip Stefanovski, Gjorgi Gjorgiev, Sara Projkovska dhe Andrej Gjorgievski, 4 anëtarët e grupit muzikor DNK si dhe fotografi i grupit Aleksandar Efremov humbën jetën në tragjedinë e mbrëmshme në diskotekën PULS në Koçan. Lajmin e bënë të ditur anëtarë të grupit DNK të cilët, publikuan fotografitë e artistëve. Dy prej anëtarëve iu nënshtruan plagëve në orët e pasdites. Anëtarë të grupit si dhe shokët e të ndjerëve, përmes postimeve të tyre në rrjetet…

Lexo më Shumë

Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë njoftuar se në mbledhjen e mbajtur sot kanë marrë tre vendime në lidhje me tragjedinë në Koçan.“ Shpallëm 7 ditë zie shtetërore në nderim të viktimave.– Ngarkuam Inspektoratin Shtetëror të Tregut që, brenda tre ditëve të ardhshme, të kryejë mbikëqyrje të jashtëzakonshme në kabaretë, klubet e natës dhe diskotekat në gjithë vendin, duke raportuar menjëherë tek Qeveria mbi gjetjet.– Aktivizuam mekanizmin e asistencës ndërkombëtare për mbështetje në këtë situatë të rëndë për vendin.Jemi të përkushtuar për të siguruar drejtësi dhe mbështetje për të prekurit nga kjo tragjedi”, qëndron në njoftimin e Qeverisë. MARKETING

Lexo më Shumë

Katër urdhër-arreste janë lëshuar sot nga autoritetet në Maqedoninë e Veriut, lidhur me zjarrin vdekjeprurës që shpërtheu mbrëmë në një lokal nate në Shkup, ku humbën jetën 59 të rinj, ndërkohë që rreth 155 kanë mbetur të lënduar me plagë të rënda. Zjarri shpërtheu në Pulse në qytetin lindor të Koçanit rreth orës 02:35 të mëngjesit të së dielës. Zjarri shpërtheu, teksa grupi muzikor DNK po performonte. Tridhjetë e nëntë nga viktimat janë identifikuar deri më tani, tha ministri i brendshëm Pançe Toshkovski në një deklaratë për mediat sot. Sipas raportimeve lokale, dyshohet se zjarri shpërtheu si pasojë e fishekzjarrëve…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka publikuar në rrjetin e saj social Facebook një mesazh urimi për Hirësinë e Tij, Joan Pelushi, me rastin e zgjedhjes si Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë. “Sinodi i Shenjtë zgjodhi sot Hirësinë e Tij, Joan Pelushi, Kryepeshkop të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë. Urime Hirësisë së Tij, Kryepeshkopit Joan, në udhëheqjen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Pastë ndriçimin e Perëndisë, kthjelltësinë hyjnore, bekimin dhe urtësinë si bariu i mirë i besimtarëve ortodoksë”, shkruan Spiropali në Facebook.[embedded content] Hirësi Joan Pelushi u zgjodh sot Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale të…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë informon se aktualisht po organizohet transport ajror për të lënduarit më të rëndë nga zjarri në diskotekën e Koçanit.Pesë pacientë do të dërgohen për trajtim në Bullgari, dy prej të cilëve janë nga Klinika e Kirurgjisë “Shën Naumi i Ohrit” dhe tre nga TOARILUC.Në Turqi do të dërgohen për trajtim tre pacientë nga TOARILUC dhe gjashtë nga Spitali i Përgjithshëm “8 Shtatori”. Po ashtu, për në Greqi, me mjete të IMT-së, janë transportuar tre pacientë nga TOARILUC.Me mjete të IMT-së do të transportohen gjithashtu pesë pacientë për në Bullgari dhe pesë për në Serbi. MARKETING

Lexo më Shumë