29 Dhjetor 2018 / 0:51 Një nga drejtuesit e lëvizjes “Për Maqedoni të bashkuar”, Bogdan Ilievski-Betmen që gjatë ditës u amnistua për ngjarjet e 27 prillit, ka reaguar në profilit e tij në Facebook. -395 ditë më më pasë… Falë Zotit. Faleminderit për të gjithë ju që ishit me mua dhe me familjen time në këtë periudhë. Askujt kurrë mos ti përsëritet . Vetëm liria është drejtësi. Le të egzistojë për të gjithë të pafajshmit. Mbetëshi shëndosh e mirë. Le të rrojë Republika e Maqedonisë!”- ka shkruar Ilievski.
Author: almakos
28 Dhjetor 2018 / 22:30 Në emisionin 360 gradë në Alsat u diskutua për paradigmat në menaxhimin e të mirave të përbashkëta, gjegjësisht për “fenomenin” Commons, gjegjësisht për shembuj ku resurset e ndryshme, menaxhohen përmes vetë organizimit të qytetarëve e jo nga qeveritë. Iskra Geshovska, kryetare e asociacionit “Kontra Punkt” dhe pjesë e shumë nismave lidhur me kritikat drejt kulturës vlerëson se vendi ka nevojë për besim më të madh në norma dhe kode të komunitetit. Geshovska paralajmëroi aplikimin e kësaj metode të menaxhimit në sferën e kulturës në bashkëpunim me komunën Qendër. [embedded content] Por siç e dimë këto…
28 Dhjetor 2018 / 22:15 Në edicionin e sotëm të emisionit 360 gradë në Alsat u diskutua për paradigmat në menaxhimin e të mirave të përbashkëta, gjegjësisht për “fenomenin” Commons. Ky term për momentin nuk ka përkthim adekuat në maqedonisht dhe shqip. Në esencë bëhet fjalë për shembuj ku resurset e ndryshme, që nga ato natyrore e deri te ato infrastrukturore munden me sukses të menaxhohen përmes vetë organizimit të qytetarëve e jo nga qeveritë dhe tregjet. Kryetarja e “Sheshit Liria” njëkohësisht edhe ko autorja e studimit të kësaj dukurie në vendin tonë, Ivana Drakshiq theksoi se në Maqedoni deri…
28 Dhjetor 2018 / 19:22 Zëvendëskryeministri Koço Angjyshev, Radmilla Shekerinska, Oliver Spasovski Bujar Osmani dhe Hazbi Lika do të kenë rritje të pagave për 8000 denarë. Qeveria ka dërguar propozim deri në Kuvend për rritjen e pagave të zëvendës kryeministrave për rreth 130 euro. Me këto ndryshime në Ligjin për pagat e funksionerëve, koeficienti për përcaktimin e pagave të zëvendëskryeministrave të qeverisë do të llogaritet me koeficient 4.00. ALSAT Loading…
Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka tash e sa kohë që është shumë aktive në rrjetet sociale. Së fundmi, ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi mjaft provokuese, ku shfaqet në bikini. Në një filtër bardh e zi, këngëtarja shqiptare dukej edhe më atraktive, ndërsa shuhet për linjat e saj trupore. “Ku mbete ti”, shkruan ajo në mbishkrimin e fotografisë, vargje të cilat janë pjesë e një prej këngëve të saj. Dafina ka qenë shumë aktive këtë vit me projekte të shumta muzikore, të cilat janë pritur mirë nga publiku. Ajo këtë vit shënoi rikthimin e saj…
Hip hop grupi, Shaolin Gang, kanë vendosur që të mos shkojnë në turne. Grupi kishte pasur shumë kërkesa për performanca. Megjithatë, ata refuzuan klubet e natës dhe madje anuluan dy performanca. Kjo ndodhi për shkak të problemeve shëndetësore, sipas vet një konfirmimi nga artistët e grupit, Blunt dhe Real. Lajmi u bë i ditur nga profili zyrtar dhe pasuan edhe reagimet e adhuruesve të tyre që nuk pritën këto anulime. Blunt dhe Real gjetën veten në ballinat e mediave rozë për shkak të përplasjeve dhe ofendimeve me reperë të tjerë. /Telegrafi/
28 Dhjetor 2018 / 18:32 Pesëmbëdhjetë persona janë amnistuar, ndërsa 14 jo. Ky është epilogu i vendimeve gjyqësore për t’i falur personat e dhunshëm që rrahën, malltretuan dhe donin të vrisnin më 27 prill. Siç pritej, të parët mes të amnistuarve ishin deputetët e përjashtuar nga VMRO-DPMNE të cilët votuan për ndryshimet kushtetuese. Amnistohen edhe Bogdan Ilievski-Betmen, Boris Damovski dhe Vllado Jovanovski. ALSAT Loading…
28 Dhjetor 2018 / 18:24 Propozimi për ndërrimin e paraburgimit të ish shefit të DSK-së Sasho Mijallkov me arrest shtëpiak është i pakompletuar dhe si i tillë është kthyer në rishqyrtim tek Prokurori kompetent. Paraprakisht Prokuroria Speciale sot pasdite dërgoi mendim në Gjykatën Penale, duke kërkuar një masë më të butë, për ish-kreun e Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit, pasi prokurorët e Prokurorisë Speciale u përgjigjën pozitivisht ndaj kërkesës së Mijallkovit. Në propozimin e Speciales theksohet ndalimi i komunikimit me persona dhe përdorimin e mjeteve të komunikimit. Mijallkov është aktualisht i vetmi në rastin “Perandoria” që është në paraburgim. Atij…
28 Dhjetor 2018 / 17:35 Me 63 vota “për”, 1 “abstenim” dhe pa diskutim, deputetët në Kuvend miratuan ndryshimet në Kodin Penal. Në ndryshimet e Kodin Penal nuk u përfshinë neni 353 i cili i referohet keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe të cilin shumica parlamentare deshi që ta votoj mirëpo për shkak të presionit publik u largua. Ky nen do të mundësonte amnistimin e funksionarëve të VMRO-DPMNE-së të akuzuar në lëndët e PSP-së. Mbetet neni 275-v i cili ka të bëj me shpërdorimin e procedurës për shpalljen publike, dhënien e kontratave për furnizim publik ose partneritetin publiko-privat, që lidhet me…
28 Dhjetor 2018 / 16:43 Gazetarët që raportonin rreth hyrjes së dhunshme në Kuvend më 27 prill do ta padisin shtetin pasi nuk i ka mbrojtur të njëjtit. Në këtë nismë deri më tani janë 15 gazetarë, por ajo është e hapur për të gjithë që kanë informuar atë ditë, duke filluar nga kameramanët, fotoreporterët, por edhe punonjësit në institucionin ligjvënës. Në një procedurë qytetare ata do të kërkojnë kompensim të dëmit dhe vërtetim të përgjegjësisë së deputetëve, të cilët me ndërmarrjen apo mos- ndërmarrjen e veprimeve, kanë marrë pjesë në dëmin e bërë. Harxhimet gjyqësore do t’i paguajnë vet…
Ibrahim Tatlises ka kohë që nuk është paraqitur me ndonjë koncert para fansave. Vite më parë këngëtari ishte sulmuar me armë zjarri që i kishte shkaktuar probleme serioze duke i paralizuar edhe një pjesë të trupit. Artisti përmes llogarisë personale në Instagram ka ngritur një shqetësim që kohët e fundit po i ndodh atij. Në fakt, persona të panjohur deri më tani po bën organizime të rrejshme koncertale në emër të 66-vjeçarit. “Shumë shpejt do të jem pranë jush. E di që ju ka marr malli për mua, ashtu sikurse edhe mua për ju. Por ju lutem mos bini në…
28 Dhjetor 2018 / 15:44 Propozim-ligji për Agjencinë për zbulim të brendshëm legalizon përdorimin e të ashtuquajturve “furgonë të verdhë” nga ky institucion i cili do të zëvendësojë DSK-në. Këtë e konfirmoi ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, i cili në një takim joformal me gazetarët, fillimisht me ironi shmangu përgjigjen duke e mohuar të drejtën e Agjencisë së re për përgjim. [embedded content] Spasovski: Agjencia për zbulim të brendshëm nuk do të zëvendësojë DSK-në por do të jetë DSK-ja e transformuar. Ajo ka të drejtë të përgjojë nëpërmjet ATO-së. ATO-ja është përçues i bisedave që do të kërkojë Agjencia për…

