28 Dhjetor 2018 / 22:30
Në emisionin 360 gradë në Alsat u diskutua për paradigmat në menaxhimin e të mirave të përbashkëta, gjegjësisht për “fenomenin” Commons, gjegjësisht për shembuj ku resurset e ndryshme, menaxhohen përmes vetë organizimit të qytetarëve e jo nga qeveritë. Iskra Geshovska, kryetare e asociacionit “Kontra Punkt” dhe pjesë e shumë nismave lidhur me kritikat drejt kulturës vlerëson se vendi ka nevojë për besim më të madh në norma dhe kode të komunitetit. Geshovska paralajmëroi aplikimin e kësaj metode të menaxhimit në sferën e kulturës në bashkëpunim me komunën Qendër.
Por siç e dimë këto kode dhe norme në ligj, dhe siç jetojmë në fakt, nuk kanë kurrfarë vlere. Ivana këtë më mirë e din sepse punon drejtpërdrejtë dhe më thellë, nuk kanë kurrfarë vlere dhe për këtë konsideroj se është shumë e rëndësishme të fillojmë të besojmë në norma dhe kode të komunitetit, që nuk do t’i ndjekin ligjet që çdoherë krijohen sipas nevojave të elitave politike dhe politikbërjet floskul, por do t’i ndjekim ato norma dhe kode që do t’i përmbushin nevojat e komunitetit. Pikërisht në këtë kontekst filluam me “Jadro”, Asociacioni i sektorit të pavarur kulturor që të përfaqësohemi për shfrytëzim më të drejtë dhe më miqësorë të resurseve të paktë, në këtë rast bëhet fjalë për model të ri të institucioni në sferën e kulturës. Bëhet fjalë për konceptin e partneritetit publik civil si model menaxhimi mes sektorit civil, më shumë organizata nga sfera e sektorit civil dhe në rastin konkret bëhet fjalë për komunën Qendër. Sepse në vitin 2013 gjetëm derën e hapur”- tha Iskra Geshovska.
Loading…


