Kërkesa për arrest shtëpiak për Mijallkovin kthehet në rishqyrtim

Propozimi për ndërrimin e paraburgimit të ish shefit të DSK-së Sasho Mijallkov me arrest shtëpiak është i pakompletuar dhe si i tillë është kthyer në rishqyrtim tek Prokurori kompetent. Paraprakisht Prokuroria Speciale sot pasdite dërgoi mendim në Gjykatën Penale, duke kërkuar një masë më të butë, për ish-kreun e Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit, pasi prokurorët e Prokurorisë Speciale u përgjigjën pozitivisht ndaj kërkesës së Mijallkovit. Në propozimin e Speciales theksohet ndalimi i komunikimit me persona dhe përdorimin e mjeteve të komunikimit. Mijallkov është aktualisht i vetmi në rastin “Perandoria” që është në paraburgim. Atij iu shqiptua kjo masë më 2 dhjetor, pasi e njëjta iu shfuqizua më parë për rastin Fortesa-Target. Ndërkohë sot Gjykata e Apelit në orët e mëngjesit në një seancë të mbyllur shfuqizoi paraburgimin për Mile Janakievskin dhe Kirill Bozhinovski – të dy të pandehur në rastin Titanik 1. Zorica Arsovska dhe Nenad Josifoviq, po ashtu shkojnë në arrest shtëpiak, të cilët u arrestuan për hetimin “Perandoria”. Ata iu bashkangjitën Orce Kamçevit dhe Cvetan Pandelevskit, të cilët prej dje e braktisën Shutkën. Ndaj të pandehurve është shqiptuar masë e kujdesit- sekuestrim i përkohshëm i dokumentit të udhëtimit ose ndonjë dokumenti tjetër për kalimin e kufirit shtetëror.

ALSAT

Loading…

TAGS