Derbi i xhiros së 20-të në Ligën Premier është ai në mes Liverpoolit dhe Arsenalit. Reds janë favorit pasi luajnë në Anfield dhe kështu kanë ndihmën e publikut vendas, por Topçinjtë kanë të gjitha kualitetet për të befasuar me një fitore. Te skuadra e Jurgen Klopp shqiptari Xherdan Shaqiri është luan nga fillimi, ndërsa te Unai Emery nga minuta e parë në mesfushë luan Granit Xhaka. ?? pic.twitter.com/7NQkpEKXrp — Liverpool FC (@LFC) December 29, 2018 Vlen të theksohet se në mbrojtjen e skuadrës mysafire është rikthyer Shkodran Mustafi, shqiptari ishte i lënduar, por ia ka dal të jetë gati për derbi, ndërsa…
Author: almakos
29 Dhjetor 2018 / 16:25 Dhjetëra banorë të Strugës gjatë vitit 2018 kanë kërkuar ndërhyrje mjekësore në spitalin e qytetit si pasojë e kafshimeve nga qentë endacakë. Nga spitali njoftojnë se mosha mesatare e personave të sulmuar nga qentë sillet prej 35 deri në 50 vjet. Kafshimi nga qentë e pa- vaksinuar mund të jetë i rrezikshëm dhe të shkaktojë pasoja të rënda për shëndetin e njerëzve. Përveç mjekëve, angazhim si pasojë e qenve endacakë kishin edhe avokatët. Me ndihmën e tyre, qytetarët e sulmuar kërkonin kompensim nga shteti. [embedded content] Qytetarët shprehen se për çdo ditë janë dëshmitarë të…
29 Dhjetor 2018 / 16:16 Amnistia ka suspenduar rendin dhe sistemin juridik. Ky është qëndrimi i ekspertit të çështjeve juridike, Naser Zyberi sipas të cilit propozuesi i Ligjit të amnistisë aspak nuk ka mbajtur llogari për funksionimin e së drejtës dhe drejtësisë. Zyberi theksoi se gjatë miratimit të ligjit ka dominuar oportuniteti politik, meqë është e qartë se nuk miratohet me qëllim të pajtimit shoqëror por për miratimin e ndryshimeve të Kushtetutës. [embedded content] Ky ligj në vete ngërthen në fakt padrejtësi ajo është selektive sepse si është e mundur që të amnistohen persona me kualifikime të njëjtat veprave penale…
29 Dhjetor 2018 / 16:01 Personat e pastrehë dhe me gjendje të rëndë ekonomike rrallë herë kanë mundësinë për të shtruar një tryezë festash. Shumë prej tyre festat i kalojnë në rrugë ose duke mbledhur mbetjet e ushqimeve të hedhura si tepricë. Për këtë kategori njerëzish viti 2018 ishte vështirë i përballueshëm sa që shumë prej tyre këto ditë të ftoha dimri po i kalojnë në Qendrën për personat e pastrehë në Momin Potok, e cila do të jetë e hapur edhe për natën e ndërrimit të motmoteve. [embedded content] Punkti do të jetë I hapur derisa do të jetë…
29 Dhjetor 2018 / 15:45 VMRO-DPMNE-ja ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski. Kjo parti opozitare e akuzon Spasovskin se e ka shndërruar MPB-në në institucion statistikor ku vetëm se numërohen vrasjet, grabitjet dhe zjarret e dyshimta. VMRO-ja kritikon se shumë vepra të rënda kriminale kanë mbetur pa zgjidhje ndërsa vrasësit janë të lirë dhe nuk kapen. [embedded content] Edhe sa vrasje duhet të ndodhin që Oliver Spasovski të jap dorëheqje. Për sa kohë që ai është në krye të MPB-së kriminelët do të ndihen të inkurajuar dhe të mbrojtur. Fundjavat e përgjakura janë si rezultat…
29 Dhjetor 2018 / 13:59 Në qendër të Prilepit, në lagjen “Trizla”, në orët e mbrëmjes pas një zënke mes një çifti, burri 36-vjeçar ka vrarë bashkëjetuesen e tij 33-vjeçare. Vrasësi është partneri i saj me të cilin kanë bashkëjetuar për shumë vite. I dyshuari i moshës 36-vjeçar e ka goditur viktimën disa herë me thikë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Ngjarja ka ndodhur në prani të fëmijës së dhjetëvjeçar të viktimës. Prokurori publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike në Prilep ka bërë inspektim në vendin e ngjarjes së bashku me një ekip inspektimi nga Ministria e Brendshme. Gjithashtu,…
29 Dhjetor 2018 / 12:50 Marrëveshja e Prespës u arrit edhe me përpjekje, mbështetje dhe pjesëmarrje të fortë të faktorit politik shqiptarë. Kjo është arsyeja pse faktori politik shqiptarë ka demonstruar se është shtetndërtues në kohën e turbulencave në rajon dhe jam i bindur se është pozitivisht e pranuar dhe vlerësuar nga vet Maqedonia, por edhe nga bashkësia ndërkombëtare, ka thënë në intervistën për gazetën “Koha”, ish presidenti kroat Stipe Mesiq.
29 Dhjetor 2018 / 12:45 Personi i cili u gjet i vdekur mbrëmjen e djeshme është D.N (38), bëjnë të ditur nga policia. Sipas informacioneve zyrtare nga MPB, personi i vdekur ka vozitur veturën “Passat” me targa të Shkupit me çka më vonë u konstatua se është pronë e D.N. Policia dhe prokurori publik kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë masat dhe aktivitetet e nevojshme. Vrasja është kryer me armë zjarri. Trupi është dërguar për autopsi.
Faqja zyrtare e UFC-së e ka publikuar një intervistë me titull “Pesë pyetje me Ilir Latifin”, ndërsa në fillim theksohet se 35-vjeçari po ngritet vazhdimisht në këtë garë dhe se nëse gjërat shkojnë mirë në UFC 232, ai mund të jetë rrugës drejt një suksesi të madh. Ylli shqiptar i UFC-së do të përballet me Corey Anderson në kategorinë e lehtë të divizionit të peshave të rënda, në meçin që zhvillohet në ‘The Forum’ në Inglewood të Kalifornisë të shtunën (me kohën tonë të dielën, 30 dhjetor dhe pritet të fillojë rreth orës 04:30). [embedded content] Gjatë intervistës, Iliri ka…
29 Dhjetor 2018 / 10:47 Qeveria e Maqedonisë nëpërmjet një kumtese ka sqaruar se nuk është duke realizuar rritje të pagave të zëvendëskryeministrave, por ato janë duke u ndarë në bazë të koeficientit të mëhershëm. Kjo do të vazhdojë derisa Gjykata Kushtetuese ta shfuqizojë dispozitën ligjore, e cila do të vjen pasi që ligji i pagave të hamornizohet me ligjin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë (RM). “Me ligjin për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë parashihet që kryetari i Qeverisë së RM-së, nga rendi i minstrave të emërojë edhe zëvendësministra të cilët në mungesë do të zëvendësojnë ministrat. Paga e tyre…
29 Dhjetor 2018 / 9:22 Dy raste të reja me fruth janë tashmë laboratorikisht të konfirmuara. Bëhet fjalë për një fëmijë të moshës dy vjeç e gjysmë nga Kumanova dhe një gruaje 32-vjeçare të lagjes Shuto Orizare të Shkupit. Këto dy raste nuk janë ndërlidhur epidemiologjikisht, informoi sot Instituti i Shëndetit Publik në Republikën e Maqedonisë.
29 Dhjetor 2018 / 9:12 Moti në Maqedoni sot do të jetë kryesisht i kthjellët me vranësira të shtuara në orët e pasdites.Gjatë paradites do të ketë mjegull ndërsa gjatë ditës do të fryj erë në drejtimin veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej -5 deri zero gradë ndërsa ajo e ditës prej 4 deri 11 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me temperaturë të mëngjesit -3 gradë ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 7 gradë Celsius.

