28 Dhjetor 2018 / 22:15
Në edicionin e sotëm të emisionit 360 gradë në Alsat u diskutua për paradigmat në menaxhimin e të mirave të përbashkëta, gjegjësisht për “fenomenin” Commons. Ky term për momentin nuk ka përkthim adekuat në maqedonisht dhe shqip. Në esencë bëhet fjalë për shembuj ku resurset e ndryshme, që nga ato natyrore e deri te ato infrastrukturore munden me sukses të menaxhohen përmes vetë organizimit të qytetarëve e jo nga qeveritë dhe tregjet.
Kryetarja e “Sheshit Liria” njëkohësisht edhe ko autorja e studimit të kësaj dukurie në vendin tonë, Ivana Drakshiq theksoi se në Maqedoni deri më tani ka pasur raste të menaxhimit Commons.
Ashtu siç janë të ndarë Commons në libër dhe ajo është në luftëra dhe bazuar në udhëheqje, përfundimisht në Maqedoni ka pasur dhe ende ka shembuj të tillë, ka nga të dy llojet dhe ajo është e rëndësishme, të cilët ne me kolegët e mi bashkautorë i kemi ndarë këtu dhe atë në 10-12 vitet e fundit kemi qenë të vetëdijshëm për shumë luftëra të tilla që nuk ishin vetëm mbledhje të një turme njerëzish dhe protesta për një problem të caktuar, por një sjellje e caktuar e cila asaj proteste i jem rëndësi më të madhe, rikujtohuni në okupimin e studentëve në universitet kur ajo nuk është vetëm okupim i hapësirës fizike dhe ndërprerje e proceseve, por se atje filluan të mbajnë edhe ligjërata alternative me përmbajte kulturore, mirëmbajtjen e fakultetit dhe kështu me radhë. Ndërsa në disa rajone rurale në Maqedoni ekzistojnë më shumë bashkësi të harruara nga pushteti lokal dhe qendror duhet të kujdesen dhe t’i zgjidhin problemet e përditshme ndër të cilat furnizimi me ujë të pijshëm si në Maqedoni ashtu edhe në vendet e rajonit ekzistojnë mjaft bashkësi rurale që e kanë ndërtuar vetë, e mirëmbajnë, e shfrytëzojnë ujin, e dërgojnë në testim. Të fundit që e di ishte Bogovinja në vitin 2016 ku banorët e këtij fshati reaguan sepse komuna ka nisur për ta lidhur ujësjellësin që vetë e kanë ndërtuar dhe e mirëmbajnë me ujësjellësin publik, më vonë nuk e di se çfarë ka ndodhur, edhe në të kaluarën kemi pasur raste të tilla”- tha Ivana Drakshiq.
Loading…


