Author: almakos

22 Janar 2019 / 12:39 Qeveria ka ndërprerë masat dhe rekomandimet kundër ndotjes enorme të ajrit, kjo vjen pasi niveli i grimcave PM10 është normalizuar. Rekomandimet dhe masat vazhdojnë vetëm në qytetin e Strumicës ku për shkak të nivelit të lartë të grimcave PM10, masat vazhdojnë të jenë në fuqi. Duke filluar nga 23 Janari, do të përfundojnë masat dhe rekomandimet të cilat përfshijnë lirimi nga puna e grave shtatzëna, të moshuarit mbi moshën 60 vjeçare, si dhe njerëzit me astmë kronike dhe sëmundje tjera respiratore, që kanë pësuar infarkt miokard, sulme në tru dhe sëmundje tjera kardiovaskulare. Gjithashtu hiqet…

Lexo më Shumë

Katër persona kanë marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti. Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 09:26 në fshatin Kishnicë, Prishtinë. Siç thuhet në raport, në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Ndërkaq, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. “Fshati Kishnicë, Prishtinë 21.01.2019 – 09:26. Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku, të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar katër persona të gjithë meshkuj K/Shqiptarë. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin e…

Lexo më Shumë

22 Janar 2019 / 12:20 Qeveria ka dërguar në Komisionin e Venecias përmbajtjen e plotë të Ligjit për gjuhët bashkë me tekstin alternativ të nenit 8 dhe tri dispozitat e tij që kanë të bëjnë me shqipen në bankënota, letrat me vlerë dhe uniformat e ushtrisë dhe policisë. Në letër thuhet që Qeveria pret vlerësim për aspektet e pajtimit të ligjit me standardet evropiane dhe principet e sundimit të ligjit. Gjithashtu është theksuar se ligji i gjuhëve rrjedh na Marrëveshja e Ohrit dhe se qëllimi i tij është që të krijos kornizë të harmonizuar juridike në dispozita ligjore dhe që…

Lexo më Shumë

Një person ka marrë lëndime trupore në këmbë pasi aksidentalisht ka shkrepur revolja me të cilën ishte duke manipuluar shoku i tij. Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 15:34 në fshatin Bllatë, Kamenicë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes është konfiskuar një revole, një fishek dhe një gëzhojë. Ndërkaq, viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Fshati Bllatë, Kamenicë 21.01.2019 – 15:34. Viktima mashkull K/Shqiptar ka pësuar lëndime trupore në këmbë, pasi që aksidentalisht ka shkrepur revolja me të cilën ishte duke manipuluar shoku i…

Lexo më Shumë

22 Janar 2019 / 11:52 Me një vonesë prej një ore, filloi gjykimi për rastin Titanik, pasi u vonua ardhja në gjykatë e të akuzuarve të cilët janë në arrest shtëpiak, Mile Janakieski dhe Munir Pepiç. Gjyqtari Osman Shabani theksoi se gjykimi mund të fillojë dhe shtoi se nuk dinte se kush kujt duhet ti kërkon falje, Ministria e Brendshme Gjykatës, apo Gjykata Ministris së Brendshme. Në seancën e sotme për manipulimet zgjedhore në vitin 2011 dhe 2013, ku akuzohen ish-zyrtarë nga VMRO-DPMNE-ja, do të jepen prova materiale. Aktualisht po jepet dëshmia me numër 1.009 kurse në total ka mbi…

Lexo më Shumë

“Smile” është projekti i fundit të këngëtarit të njohur shqiptar, Young Zerka. Ky i fundit tashmë ka paralajmëruar edhe një këngë të re, të cilën do ta sjell shumë shpejt para publikut. Gjatë ditës së djeshme përmes llogarisë personale në Instagram ka dhënë edhe disa detaje rreth videos së re. Gjatë ditës së sotme këngëtari ka publikuar edhe një video në rrjetet sociale të videos së këngës së re. “Nesër” mban emrin kënga që do të publikohet gjatë ditës së sotme. Lexo po ashtu: Theksojmë se tekstin e ka shkruar vetë artisti ndërsa për muzikën është përkujdesur Kico. Ndryshe, kënga…

Lexo më Shumë

Cristiano Ronaldo është shpallur fajtorë nga Gjykata Provinciale të Madridit për evazion fiskal. Portugezi i ka iku taksave nga viti 2011 deri 2014 dhe këtë e ka pranuar edhe vetë ai. Kështu gjykata i ka shqiptuar atij dëbim me 23 muaj në burg, por pasi natyra e CR7 është jo e dhunshme dhe ai pranoi ofertën e prokurorëve të pagojë 18.8 milionë eurosh, ai nuk do të qëndrojë prapa grilave. Cristiano Ronaldo cuts a deal with Madrid court over tax evasion charges; accepts €18.8m fine and will likely avoid jail time. https://t.co/t3Ddkq0OTQ pic.twitter.com/gXY9OrdOqG — Jim Roberts (@nycjim) January 22, 2019…

Lexo më Shumë

22 Janar 2019 / 11:45 “Gjatë ditës së sotme do të ketë njoftim sa u përket masave kundër ndotjes së ajrit, besoj kah ora 18:00 do të bëhet publike ndërprerja e masave, përfshi edhe transportin falas. Sepse kemi persona që kanë shkuar në punë me transport publik, do të presim që ata të kthehen nga puna dhe më pas ndoshta do të tërheqim masën për transport falas”, deklaroi Petre Shilegov, kryetar i qytetit të Shkupit. Ndërkohë që ndotja e ajrit vazhdon të jetë akoma e lartë. Sipas matjeve të fundit, që janë bërë mbrëmë në orën 21:00, Strumica ka rezultuar…

Lexo më Shumë

22 Janar 2019 / 10:59 Grupi Parlamentar i VMRO-DPMNE-së është i pakënaqur me punën e ministrit të Jashtëm Nikolla Dimitrov. Ata veçanërisht theksuan deklaratën e tij në Komisionit për Çështje Kushtetuese ku tha se jemi “komb me komplekse”. Interpelanca së pari është nënshkruar nga deputeti Antonio Milloshoski , e ndjekur nga koordinatori Nikolla Micevski, ish-kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski dhe nga ish-kolegu i Dimitrovit, Nikolla Popovski. Lista e nënshkrimeve në mbështetje të interpelancës nuk është nënshkruar nga Ilija Dimovski, ish-koordinatori Dragan Danev, deputetja Daniella Rangellova dhe deputeti Vllatko Gjorçev. Më 28 janar, e hënë, ligjvënësit do të diskutojnë dhe votojnë…

Lexo më Shumë

22 Janar 2019 / 10:47 Qeveria e Maqedonisë sot do të mbajë seancën e 116-të, e cila do të hapet me prezantimin e prioriteteve të Rumanisë gjatë kryesimit me Këshillin Evropian, të cilin do ta mbajë ambasadori i këtij vendi në Shkup, Stefan Gorda. Më pas seanca do të vazhdojë me disa pika që janë në interes të qytetarëve. “Në seancën e sotme do të merret vendim në lidhje me nevojën e mjeteve financiare për realizimin e projektit të hekurudhës nga Kriva Pallanka deri në kufi me Bullgarinë”, njoftojnë nga Qeveria. Në seancën e sotme gjithashtu është paraparë që të…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë pranë Gjykatës Themelore të Pejës, për caktimin e masës se paraburgimit kundër të pandehurve, R.K. dhe E.K., ndërsa ndaj dy të pandehurve E.G. dhe M.V. kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për shkak se secili veç e veç kishin për të kryer vepër penal “Falsifikimi i parasë”, nga neni 302, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas një njoftimi, Prokuroria Themelore e Pejës, ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve në drejtim të kësaj vepre penale, ndaj katër të pandehurve të lartcekur, për shkak se…

Lexo më Shumë

22 Janar 2019 / 10:13 Nëntë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në katër prej gjithsej 13 aksidenteve që kanë ndodhur në 24 orëshin e fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në nëntë aksidente është shkaktuar dëm material. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, policia e komunikacionit ka përjashtuar 68 shoferë të cilët kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, një shofer i cili ka drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, nëntë shoferë para se ta fitojnë të drejtën e drejtimit të automjetit dhe dy shoferë fillestarë. Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe…

Lexo më Shumë