22 Janar 2019 / 12:39
Qeveria ka ndërprerë masat dhe rekomandimet kundër ndotjes enorme të ajrit, kjo vjen pasi niveli i grimcave PM10 është normalizuar.
Rekomandimet dhe masat vazhdojnë vetëm në qytetin e Strumicës ku për shkak të nivelit të lartë të grimcave PM10, masat vazhdojnë të jenë në fuqi.
Duke filluar nga 23 Janari, do të përfundojnë masat dhe rekomandimet të cilat përfshijnë lirimi nga puna e grave shtatzëna, të moshuarit mbi moshën 60 vjeçare, si dhe njerëzit me astmë kronike dhe sëmundje tjera respiratore, që kanë pësuar infarkt miokard, sulme në tru dhe sëmundje tjera kardiovaskulare. Gjithashtu hiqet masa e punëtorëve të ndërtimtarisë.
Me vendim të Qeverisë përfundojnë edhe rekomandimet për mos organizim të evenimenteve sportive dhe manifestimeve kulturore nëpër vende të hapura, si dhe sigurimi i vendqëndrimeve të pastrehëve.
Loading…